Nga Matt Rivers, CNN
U deshën vetëm 10 ditë që 28-vjeçarja Graciane da Silva të sëmurej dhe më pas të vdiste nga Covid-19.
Ajo ishte vetëm kur ndërroi jetë në një Spital në Rio de Janeiro – kjo është një nga gjërat që nëna e saj, Maria da Penha da Silva Siqueira e mendon edhe e vuan shpesh.
“Se kishim menduar kurrë se ajo do të vdiste “, tha da Silva Siqueira. ‘Ky virus nuk na lejon të themi as lamtumirë njerëzve tanë të dashur.”
Da Silva, i cili la pas një djalë 4-vjeçar, vdiq nga Covid-19 në qershor të vitit të kaluar. Në atë kohë, vdekja e saj ishte pak më e pazakontë. Në momentin që shpërtheu pandemia, ishin të moshuarit ata që përbënin shumicën e atyre që po sëmureshin dhe vdisnin nga Covid-19.
Por që nga viti i ri, Brazili ka shënuar ditët e tij më të këqija të kësaj pandemie deri më tani. Numri i viktimave në 24 orë dhe i rasteve kanë shënuar shifra alarmante. Dhe mes kësaj rritje, është shfaqur një variant i ri i Covid që po shqetëson shumë vendin, pasi po vdesin shumë të rinj.
Lind pyetja: A është ky variant i ri që po infekton më shumë të rinj dhe i bën ata më të sëmurë?
A ndodh kjo për faktin që shumë të rinj nuk janë të kujdesshëm duke i rrezikuar më tepër?
Apo mund të jetë ndonjë kombinim i të dyjave?
Mjekët e ICU: Pacientët janë kryesisht mosha të reja
Në të gjithë vendin, mjekët e kujdesit intensiv vazhdojnë të thonë të njëjtën gjë: Në këtë valë të fundit, shumica e pacientëve janë të rinj.
“Ne kemi të shtruar pacientë të shëndetshëm që janë midis moshës 30 dhe 50-vjeç,” tha Dr. Pedro Archer, një mjek 33 vjeç i kujdesit intensiv në një spital publik në Rio de Janeiro .
CNN ka folur me gati një duzinë mjekësh dhe infermierësh të ICU që nga mesi i janarit, nëpër spitale të shumta në disa shtete braziliane. Secili tha që shtretërit e ICU janë të mbushur me më shumë të rinj se kurrë.
“Numri i rasteve serioze është shumë më i lartë se në valën e parë,” tha Dr. Luan Matos de Menezes në janar, duke folur për CNN pranë një spitali publik në qytetin Amazonian të Manaus.
Ministria e Shëndetësisë e Brazilit publikon vazhdimisht statistikat kombëtare për moshat e viktimave Covid-19. Një analizë e AFP e të dhënave zbuloi se numri i njerëzve të moshës 30-59 vjeç përfaqësonte rreth 27% të viktimave nga Covid-19 gjatë tre muajve të fundit ose më shumë – një rritje prej 7% nga numrat para dhjetorit.
AFP gjithashtu zbuloi se numri i viktimave të moshës 60 vjeç e lart ra me 7% në të njëjtën periudhë kohore.
Zyrtarët thanë se 60% e pacientëve më të rinj me Covid-19 kishin nevojë për kujdes intensiv.
“Vdekja e një personi në të 30-at e tyre është shumë, shumë e dhimbshme”, tha Dr. Maria Dolores da Silva, një mjeke 42-vjeçare e kujdesit intensiv në Sao Paulo.
I kujt është faji?
Përhapja e virusit dhe rreziku nga vdekja tek të rinjtë ka përkuar me përhapjen variantit brazilian të Covid.
I ashtuquajturi variant P.1, për të cilin shkencëtarët thonë se e ka origjinën nga Brazili, transmetohet më lehtë, deri në 2.2 herë sipas një studimi të fundit, raporton abcnews.al
Sipas një studimi të datës 4 mars të tetë shteteve braziliane nga instituti kombëtar i kërkimit shëndetësor Fiocruz, mbi gjysma e të gjitha rasteve Covid-19 në gjashtë shtete ishin “nga variantet shqetësuese” përfshirë P.1, si dhe variante të identifikuara për herë të parë në Britani dhe Afrikën e Jugut.
Pse nuk funksionoi fushata e vaksinimit në Brazil?
Shumë mjekë spekuluan se varianti P1 ka të bëjë me ndryshimin e demografisë mes të sëmurëve. Por çfarë roli luan saktësisht kjo variant.
“Ekziston mundësia që këto variante të reja janë më vdekjeprurëse, por ne nuk kemi të dhëna shkencore për ta konfirmuar atë,” tha Jesem Orellana, një epidemiolog brazilian. “Por ajo që ne dimë është se varianti P.1 është më i transmetueshëm dhe që luan një rol të madh në këtë valë të dytë.”
Ekspertët gjithashtu tregojnë për një rritje të rasteve gjatë vitit të ri dhe festave të Karnavaleve. Videot e mbledhjeve të paligjshme janë shumë të lehta për t’u zbuluar në internet dhe autoritetet në qytete anembanë vendit kanë vendosur gjoba të shumta.
Dhe megjithëse programi i shpërndarjes së vaksinave në Brazil ka qenë i prekur nga vonesat. Sa më shumë njerëz të moshuar të vaksinohen, thonë ekspertët, aq më e paqartë mund të jetë numri i rasteve dhe vdekjeve ndaj të rinjve. Përktheu Sonila Backa-abc
bravo perkthyesja. Merr 500 lek per artikull te perkthyer por nuk e kupton pse e perkthen. Jepini me terrorin psikollogjik.
Idiote