Shqipëria nis sot rrugëtimin për në Botërorin e Katar 2022, teksa përballet në transfertë me Andorrën, ndërsa më pas e presin ndeshjet me Anglinë dhe San Marinon.
Ndërkohë, në një analizë rreth kuqezinjve, ish-futbollisti i kombëtares, Rudi Vata, i ftuar në emisionin Skaner thekson se për të, trajneri Edi Reja nuk ka adrenalinën dhe agresivitetin e duhur.
Ndër të tjera, Vata kërkoj që tekniku italian ta vendosë skuadrën në shërbim të Armando Brojës, njëjtë siç vepron Polonia me Levandovskin.
“Shqipëria nuk ka bërë performancë të mirë në Ligën e Kombeve. Dolëm të parët, por nuk bindëm me mënyrën e lojës dhe nuk kishim qendrueshmëri. Jam skeptik pak, por duhet parë gjendja e lojtarëve tanë. Anglia vjen në Shqipëri dhe e mendon ndeshjen e fituar. Por unë shtroj pyetjen tjetër, kur ka fituar trofeun e fundit Anglia? E ka fituar në 1966. Pra ka shumë kohë pa fituar. Si është e motivuar Shqipëria? Kjo duhet parë.
Ne duhet ta provojmë se në futbollin e sotëm mund të ndodhë gjithçka. Si na mori pikët Andorra ne, ashtu mund të ndodhi edhe me Anglinë. Të vogëlat motivohen shumë dhe në një ditë jo për të mëdhatë, atëherë gjithçka ndodh. Trajneri Reja? Nuk më bind, nuk ka adrenalinën dhe agresivitetin e duhur. Ne kemi një lojtar si Broja që ka cilësi të jashtëzakonshme. Ai ri në hije te skema e Kombëtares sonë, ndërkohë që shkëlqen në Holandë. Ashtu siç bën Polonia me Levandovskin që e bazon lojën vetëm tek ai, kështu duhet ta bëj edhe Reja”, u shpreh Vata.
gjithmone kam pasur pershtypjenqe ky eshte kokrra e idiotit delirant, medioker si futbollist, tani ben dhe si specialist…
HARROJENI PLAKUSHIN ITALIAN, NUK KANE SHPIRTIN LUFTARAK, SI PER VENDIN E TYRE. KA ARDHUR TE MBUSHI XHEPIN ME PARA. I KA RENE BINGO. SHUME ME MIRE DO TE ISHTE TRANIERI AFRIKAN I TIRANES, SE SA KY LOQJA.
Ik o vata o pallosh,ti e provove veten si tranjer dhe ishe nje medioker si specialist,ti nuk ke mend per vete e mundohesh t’ju japesh te tjereve
Si ka mundesi qe Rudi Vata ka kritikuar cdo trajner qe ka patur Shqiperia edhe para Edi Rejes?
Ky o loqe komplet! S’e di fare se c’do te thote te ndertosh nje ekip. Krahason Polonine e Lewandovskit me Shqiperine e Rejas. Agresivitet nga Shqiperia !? Hajde pallë hajde.
Reja po nderton ekuilibra shume te mire ne ekip dhe besoj se do te marre frytet.