Gjendet trupi i pajetë i 32-vjeçarit që shpëtoi punonjësit nga zjarri në magazinë

27 Mars 2021, 08:35Kronika TEMA

Është gjetur mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili shpëtoi kolegët nga zjarri në një magazinë në periferi të kryeqytetit. Kërkimet për 32-vjeçarin vijonin që prej pasdites së 24 marsit.

Arjan Sala ishte shefi i rojeve të sigurisë, i cili bëri të mundur nxjerrjen e 25 punonjësve që punonin për sigurinë e godinës. Në momentet e fundit, ai është bllokuar në katin -1, pasi flakët shpërthyen.

Njoftimi i Policisë

Tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandërprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrfikësit bënë të mundur gjetjen e  trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

2 komente në “Gjendet trupi i pajetë i 32-vjeçarit që shpëtoi punonjësit nga zjarri në magazinë”

  1. Kozmo says:

    NJE DJALE HERO I RRALLE, QOFT I XHENETIT.

  2. Nejse ... says:

    U prehesh ne paqe, atje ku i takon te jete shpirti yt dhe njerezve si ty!
    Ngushellime per ju familjare qe keni rritur dhe edukuar nje njeri te tille!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje