Nga Frrok Çupi
Këta u zgjuan papritur dhe zbritën me tërsëllima; u zgjuan dhe kërkojnë atë që kishin lënë. Nuk kanë faj pse po e bëjnë këtë: Kërkojnë atë që bënë. Si këta, ashtu edhe Shqipëria ka qenë dikur ashtu, që nga viti ‘92 i shekullit të kaluar. Edhe këta njerëz- diku kanë qenë; thjesht u shfaqen dhe kërkojnë Shqipërinë e tyre; ja kjo është tërësëllima…
… Nga shtatë a tetë vetë kanë hipur në një makinë…, njëri prej tyre mban flamurin blu e bardhë, tjetri del nga dritarja e hapur e krahut të djathtë dhe vë ndenjëset në vendin e xhamit, ai pas tij bën të njëjtën gjë dhe të gjithë thërrasin “E duam Shqipërinë… si gjithë Europa…, e duam, e duam…”.
Por shumë- shumë makina si kjo. Edhe një pjesë e aktivistëve- me flokët ‘bisht- pllum’. Si atëherë që rrallëkush e mban mend. Vijnë nga periferitë, por edhe nga brenda qytetit.
As ata nuk e duan Shqipërinë që është sot, por as shqiptarët normalë nuk do ta duan kurrë atë flluskë të pistë. Kjo është puna.
Ka një kronikë dhe një realitet:
1.Kronikë, tetor 1995: ’22 marsi nuk përsëritet, vetëm kopjohet, kur PD fitoi mbi 70 për qind…Këtij ekipi i ka mbetur sahati në 22 mars 1992.. Nuk ka më ide, nuk ka më alternativë, nuk ka më mjete. Gogoli komunist që përdorën këta, nuk ekziston më.
Tani rrezikon kaosi, autokratizmi, anarkia, krimi… Gazeta londineze ‘The Guardian’, sapo botoi një intervistë të presidentit Berisha. Ai tha: ‘Nuk kam arsye të kërkoj ndjesë për asgjë!’.
Realiteti: Vetëm ai realitet që u tha në kronikë.
2. Kronika, tetor 1996: ‘Është zgjuar shteti fisnor në Shqipëri. Partitë janë entuziaste me zgjidhjen e gjetur që në këto zgjedhje komisionerë të jenë vetëm anëtarët e fisit; partitë po i përzgjedhin. Ligji është gati për në parlament. Kështu do të mbrohet vota ‘me çdo kusht’, thonë partitë.
Realiteti: Të njëjtat parti deklaruan edhe sot se ‘fisi’ do të nxjerrë djemtë e fortë për votat, por këtë zë e mori era; tani pas dy shekuj që nga viti 1996- kemi një Shqipëri tjetër.
3.Kronikë, vjeshtë 1996: ‘Shteti nuk pyet më për njeri. Të gjithë e dinë se kryeministri nuk është kryeministër; edhe kryeministër është presidenti. Edhe kryetar i shërbimit sekret… Edhe gjykatat i drejton ai…Shteti ka mbetur me një kolonë të vetme”
Realiteti: Nuk ka më ekzemplar.
4. Kronika, janar 1997: “Shteti po rrëshqet në terrorizëm. Një përfaqësi nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, para dy ditësh (shiko median e shkruar) shkruan se ‘shteti ka rrëshqitur nga rruga e demokracisë’. Ku po shkon?
Realiteti: Fjalori është kthyer nga erdhi, në vendet me terroristë.
5. Kronika, korrik 1996: “Berisha i mbyll derën senatorit Engel… BBC njoftoi se senatori amerikan Eliot Engel ndodhet për vizitë në vendet e Ballkanit. Takoi presidentin Milloshevic të Serbisë ku bisedoi për Kosovën. Takoi edhe presidentin maqedonas Gligorov.
Por presidenti shqiptar Berisha “refuzoi kongresmenin Engel duke thënë se është i zënë”, transmeton BBC. Ky është i dyti nga personalitetet e SHBA që refuzohet në Tiranë; i pari ishte sekretari Timothy Wirth- shkruan BBC”.
Realiteti: Ka përpëlitje të të njëjtit grup për të dalë nga aleanca amerikane. Presidenti Meta i ka kërcënuar zyrtarët amerikan se ‘do t’i marrë për veshësh”.
6. Kronikë, 16 janar 1994: ‘Pse e vranë Gjovalin Çekinin? Çekinin e vranë në derën e Teatrit ku mbahej mbledhja e Partisë Aleanca Demokratike, ku ishin mbledhur themeluesit e PD. Vetë Gjovalini ishte një nga themeluesit. “Po afrohej ora gjashtë e pasdites- shkruhet në kronikën e kohës.
Oborrit të Teatrit Migjeni i afroheshin shumë njerëz dhe kërkonin ftesa për të hyrë…”. U vra Gjovalini dhe kronika nuk mund të vazhdonte siç u nis. ‘Vallë po kthehemi te 2 prilli 1991?’, pyet kronikani.
Realiteti: Në 2 prill u vranë 4 dëshmorë, themelues të PD, dhe tani rri varur hija se janë vrarë po nga PD. Pastaj u vranë shumë të tjerë: Hajdari, Olldashi, Uka, Remzi Hoxha, Krasniqi, e shumë. Ky është realitet i murosur.
7. Kronika, shtator 1995: “Gjykata e Kasacionit në rrethim ushtarak”. Selia e Gjykatës është rrethuar nga dhjetëra policë; kërkohet koka e kryetarit të Gjykatës.
Për drejtësinë ka mbetur shprehja pesimiste “vetëm gjallë”. Amerika bën të pamundurën dhe tërheq kryetarin e Gjykatës që i shpëton jetën.
Realiteti: Kjo vepër po tentohet të përsëritet nga të njëjtët autorë me luftën kundër Drejtësisë së Re.
8. Kronika, mars 1997: “Shteti ka rënë. 6000 trupa paqeruajtës vijnë nga bota për të ruajtur paqen mes shqiptarëve. Ka shumë të vrarë, tre a katër mijë. Shtetrrethim. Thesari i shtetit ka vetëm 17 milionë lekë të vjetër…”
Realiteti?
Këta që kërkojnë Shqipërinë e tyre nuk shikojnë realitet tjetër. Shqipëria tani është bërë Evropë, por ata duan edhe “europën” si të tyren. Ata ndodhen diku, përderisa na vijnë në mes të qytetit dhe kërkojnë Shqipërinë e tyre; por ajo nuk ekziston më.
Sidoqoftë, ata marrin frymë me perëndinë e tyre, edhe pse perëndi të vdekura.
Te mbeti ora ne 90-ten kur Rama shiste ikona te vjedhura ne Paris e sot eshte miljarder.
Mire ky taulanti nuk lexon e kupton shqip dhe nuk mbush.
Por te gjitha keto realitete dhe te tjera qe ka bere ky vampir komunist,duhet te perkthehen anglisht dhe ti lexoj ambadadorja amerikane,megjithese ajo e ka dosjen e ketij krimineli,por me sa duket amerikanet kane bere shume pazare me kete kriminel komunist,sa e quanin edhe burre shteti
Hahahaha…. Rama me ikonat…?! Cudi si nuk ka shkruar diçka te tille vete Meta ne bllokun e tij.
O shpellare qe jetoni duke shpifur dhe ju ka ngelur ora te komunizmi… tamam sic thote Preça. Juve jeni kundra komunizmit por jeni dakord me vjedhjet, korrupsionin, vrasjet me pagese e pa pagese per sa kohe te jeni ne pushtet. Shqiperia nuk eshte e babit tend mor Taulant Shpella. Eshte e ketij populli qe nuk do komunizëm por nje shtet ligjor qe u tregon vendin atyre qe shkelin ligjet.
Duhet te vije perseri koha e dali brekskisha qe u ka bere miliardere deri brezin e shtate te mbushur me funderrina ne te gjitha drejtimet.????
Frrok Çupi je i magjishem ne menyren e te shkruarit , jeni atdhetr dhe shqiptar i vertet , shqiperin e bejn atdhetaret , nje artikull i mrekullushem nje brravo e madhe Frrok Çupi ne kemi nevoj per njerzit e ditur dhe shqiptaret e vertet me shum se kurr sot , nje brravo e madhe Rrespekte te uroj lumturi ne jeten tende .
Zoti Cupi, ata qe me me zell kerkojne Europen e tyre nuk jane me djemte me floke alla bishtpllum por analistet me mjeker alla taliban. Shikoni shkarjen e babaramos, alibelekajt, shkullakut, mandat fevziun,kapo bushtatit, can curr asfalise,tritan korruspsionit dhe perfaqesuesve apatridhe te republikes se mirdites mark gjekmarkajt. Ata duan ‘Shijak -Peqinin” e tyre dhe nuk duan nje Shqiperi europiane ku ata te fitojne ne baze te punes dhe jo te helmit. Ne cilin vend europian shkullaku dhe kapo junior nuk do te thiren nga doktori i famlijes dhe nuk do te rekomandohen per tu vizituar tek neuorologu pasi kane leshuar diarren e tyre te pernatshme ne fytyrat e miliona shqiptarve. Ata nuk ben armik personal vetem kryeministrin e shqiperise , qe eshte gjithsesi i perkohshem, ata ben armik nje popull te tere. Nje popull me mendesi europiane voton edhe per te mbyllur gojet e psita te analisteve.
Faleminderit Frrok Cupi
O Dani sal shkerdhata me shoke ska beth ma me ba lufte civile se si pjerdhe ma kush se e provune nja 6 a 7 here me bomba e gjithçka e provune me 30 qeshor duke djege shkolla po çfare bene kurgje shqiprija eshte shtet tash ka polici moderne ka ushtri qe drejtohet prej njerezve e jo prej kafsheve te saliut keshtu qe tash hajne mut kot
Frrok Cupi! Je I madh dhe ke pene te arte! I ke vene piken ketyre vagabondeve! Je vertet I pa a rritur nga shume gazetare per kthjellesine e ngjarjeve dhe gjuhen e bukur qe perdor!
Si dikush me lart te uroj vetem te Mira!
BRAVO FROK
BEN MIRE QE SJELL KETO FAKTE KOKEFORTA QE NJERZIT PA BAZAMENT MOS LEKUNDEN
TI TAULANT NUK PRESIM QE KETO TE TE PELQEJNE PO AMA I LEXOVE TI JE PAKICA COPE MUTI
LEXO TEMEN TE TE HAPEN SYTE
Qe ne start 1992 Shqiperia u gjend nen thundren e nje manjaku per pushtet si Sali Berisha,ky njeri i ka bere njemij te zeza vendit, edhe sot e kesaj dite kjo monster qe drejton opoziten shqiptare eshte rrezik.Shqiptaret duke votuar Edi Ramen ne 25 Prill do clirohen perfundimisht nga krimineli Sali Berisha dhe tranzicioni i tejzgjatur.
Por, nga ana tjeter, rreziku i perseritjes se Vitit 1997 eshte ne rebdin e dites nga Berisha dhe Meta! Kete nguliteni mire ne mendje! Ata do te sajojne “vjedhjen e votave”, me njerezit e tyre, dhe pastaj, si zakonisht, do te akuzojne maxhorancen! Kaq duhet per te filluar luften civile dhe nuk ja Zot qe t’i mbaje! Kane kohe qe po pergatiten per kete Dite te Madhe, vetem, vetem nese forca te medha (USA), mund te permbaje urrejtjen dhe kaosin e tyre qe kane planifikuar!
Diktatori Sali Berisha ne demokratur ka bere qe diktori Enver Hoxha nga shume shqiptar te duket demokrat.
Berishistet kane treguar se sa here vijne ne pushtet bejne deme si karkalecat ne bujqesi.
Je nje gazetar fantastik shkruan bukur je njesh.
Nderime Frok ky eshte realiteti ,faleminderit per shkrimin ,kurajon dhe guximin per te verteten,sa me shume njerez ti kuptojne keto qe thua aq me e mire do jete e ardhmia e shqiperise ,eshte katastrofike ne vitin 2021 te kete akoma njerez te votojne per tarafin e kancerit (s b )
Frok, mos ndron drejtim era, pastaj cdo behesh? Apo mesuar je ti e kthen gunen.
Ate zanat e ke mesuar mire, ke pervoje.
TI ,KOMENTUESI “MENDER QYTETARI NEUTRAL” , JO QE NUK JE NEUTRAL POR JE PA TRU NE KOKE JE DEMOKRAT TE TIPIT SALI BERISHA.
EDI RAMA KUPTOHET E DO TE VOTOHET MASIVISHT SEPSE PO NDRYSHON SHQIPERINE., POR JUVE QE QUANI VETEM DEMOKRAT JU VRET SYT E MIRA, E BUKURA.
SHENDET E JETE EDI RAMES
Gjynah Berisha u torturua , gjynah ! Po si mund te jetohet pa pushtet mor aman. AH…te shkretit i mbahet fryma… . Po nuk fitoje kete rradhe do ti bjere infrakt . Po dhe ky Edi sa i keq ii. …. Njeriu per rrespekt moshe ngrihet dhe i leshon vendin p.sh. ne autobuz nje me te moshuari . Po ku di njerzillek ky Rama . Ky eshte edhe kokforte. Pa pa pa….. . Ç’njeri.! Lerja mor njeri , po lerja karrigen njeçike se e lodhe . Ai eshte pleqeri sa ka rrojtur, per te rrojur s’ka . Pastaj karrigia e jotja eshte ti di ta marresh. Eheeee…s’ka me rrespekt per te moshuarit . Hahaha….