Bjellorusia skualifikohet nga “Eurovisioni”, shkak bëhet... teksti i këngës

28 Mars 2021, 17:22Bota TEMA

Kënga e Bjellorusisë në Eurovision ka shkaktuar reagime të ashpëra nga opozita vendase, gjë e cila bëri që kënga të mos transmetohet.

Sipas mediave, transmetimi i këngës “Unë do të të mësoj” mund të legjitimonte shtypjen e dhunshme të Alexandër Lukashenko, ndaj protestuesve vitin e kaluar, pasi ai pretendoi fitoren në zgjedhjet e diskutueshme presidenciale.

Në një deklaratë, Bashkimi Evropian i Transmetimeve tha se kishte kontrolluar me kujdes hyrjen e re për të vlerësuar të drejtën e bandës muzikore për të konkurruar. Por pas vlerësimeve një zëdhënës tha se kishin arritur  në vendimin se kënga ishte në shkelje të rregullave të konkursit.

“Për fat të keq, Bjellorusia nuk do të marrë pjesë në konkursin e 65-të të këngës Eurovision në maj,” tha ai në deklaratë.

Vendimi ka shkaktuar edhe reagimin e Presidentit Lukashenko, i cili në një deklaratë për mediat tha se Perëndimi tashmë po i lufton në të gjitha frontet.

“Ne do të bëjmë një këngë tjetër. E shihni që e gjitha është e politizuar”, u shpreh ai.

2 komente në “Bjellorusia skualifikohet nga “Eurovisioni”, shkak bëhet… teksti i këngës”

  1. Europa po vepron si nji Diktature .
    Nji vendim i tille eshte Represion i hapur qe i behet nji Shteti per ta degraduar ne cdo rast.
    Per mua ktu s’kemi te bejme aspak me Demokrati por nji Diktature qe akuzon bjellorusine per Diktature !
    Diktatura nuk luftohet me Diktature kjo eshte gabim .

    1. Ana says:

      Komisioni i pranimit ose jo te kengeve ne festivalin e kenges Eurovision nuk eshte BE, por nje grup njerzish te emeruar aty nga vendet pjesemarese. Festivali ka regullat etija dhe nese ato cenohen merren masa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje