PD, politikë me vdekjen! Tenton të trembë pensionistët me vaksinën kineze. Shehu: Në lojë siguria e shqiptarëve

28 Mars 2021, 14:11Politika TEMA

Qeveria i ka hapur dritën jeshile vaksinave ruse dhe kineze për të realizuar atë cilësohet si vaksinimi masiv i popullsisë.

Në vendin tonë kanë mbërritur 192 mijë vaksina kineze Sinovac dhe 10 mijë të tjera Sputnik.

Madje Rama ka paralajmeruar se do te sjelle dhe fabriken e prodhimit te vaksines ne Shqiperi, per ta pasur jeten e popullates tere kohen nen kontroll dhe te mbrojtur nga Covid.

Ndersa sot ka filluar vaksinimi masiv per moshat mbi 70 vjeç.

Në kushtet kur sigurimi i vaksinave ka hasur pengesa të mëdha, ku edhe vetë BE u fut në krizë për mos sigurimin në kohë të injeksionit, Tirana zyrtare gjeti një rrugë më të shpejtë pavarësisht hezitimeve.

Por sigurimi i vaksinave ruse apo kineze po has në kontestimet e eksponentëve të ndryshëm si të PD-së, ashtu edhe të LSI-së.

Reagimi më i fundit erdhi sot nga ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i cili në qëndrimin e tij, e akuzonte qeverinë se po luante me jetën e të moshuarve.

“Në këto kushte kur vihet në lojë siguria e shqiptarëve, shëndeti masiv i popullsisë, jeta e tyre dhe kur heshtja qeveritare është e plotë, institucionet përgjegjëse duhet të reagojnë”, reagoi Shehu.

Në përpjekjet për të sulmuar dhe anatemuar çdo gjë dhe bërë politikë në kohë fushate, Partia Demokratike dhe opozita me këto qëndrime po synon që të të trembë dhe te krijojë panik te pensionistët.

Vaksinën kineze Sinovac po e marrin 22 shtete dhe se  Shqipëria nuk është i vetmi vend në botë, shtete të tilla si Brazili, Kili, Singapori Turqia po përdorin prej kohësh.

Opozita duhet ta kuptoje se pushteti nuk merret duke krijuar panik dhe pasiguri! Nuk bëhet politikë dhe as nuk vihet në pushtet duke luajtur me jetët e njerëzve!

7 komente në “PD, politikë me vdekjen! Tenton të trembë pensionistët me vaksinën kineze. Shehu: Në lojë siguria e shqiptarëve”

  1. Salbeu says:

    Për mua vaksina Kineze është më e sigurt nga të gjitha vaksinat e tjera . Sepse ata shpërndan virusin në botë kështu që kishin gati dhe vaksinën. Thjesht e mbajtë e vonuan 1 vit.

    1. Sekretari I Rinise says:

      Vemendje :
      Po na flet zagari I ……..,, nje llapaqen I peshtirshem qe shperndan vetem helm. I paturp deri ne ekstrem .Nje pseudodoktor hajdut vazhdon te llomotise e te ndjelle panik pa pushim. I turpshem , qe te ngjalle vetem neveri.

  2. Rosa canina says:

    Vaksine kineze e perdorur.ne 22 shtete
    dhe ka dhen…rezultat
    Europ.kot..po e vonon.. certifikim

  3. fatal division says:

    Sa me diktature te jete nje shtet aq me të sigurta jane vaksinat.
    Doktoret naziste kane eksperimentuar pa teklif në kampet e vdekjes. Nga keto eksperimente perfitoj mjeksia e pas 1945.
    Na pelqen apo jo , kjo eshte fakt.
    Nje Zot e disa miliona kineze kane eksperimentuar me vaksinen deri sa u arrit në kete pike.
    Te semure e jo Te semure kineze
    Gra shtazane apo vajza
    Pleq e Te rinj
    Kina donte vaksine me standarte e nuk e ka arritur duke zbatuar ose rruar per te “drejtat e njeriut “
    Me thoni cili shtet I BE-se apo USA do shfrytezonte njerez si kina. Rusia apo doktoret Naziste e hitlerit dje?!
    Pra mos keni frike vaksinat nga vende diktatoriale

  4. Kent says:

    Ky Shehu,qe deri dje bertiste “qeveria pse nuk merr vaksinën ruse e kineze”, ndersa sot thotë”pse i mori’??.
    Hajde pyk e byk!
    Une mendoj se Shehu &co te vaksinohen e vaksinën Sputnik V, se ajo i ben derman,me keto mend qe kane.

  5. Kol says:

    Vaksina e peshit ashte e sigurt 100%

  6. Bashkatdhetari says:

    O Tritan,te moshuarit le te marrin vaksinen,se ju shpeton jeten,ndersa ty te befte mire preshi qe hengre ne Lushnje se sa te keshe jeten do te te ndjeki si makth se ne Lushnje te futen preshin,hajte te befte mire……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje