Rama: Lutem për ata që ishin te mitingu i Bashës! Shpresoj të mos përfundojnë ta bëjnë mitingun e mbylljes te ‘Shefqet Ndroqi’

28 Mars 2021, 14:25Politika TEMA

Në fund të fjalës së tij para nënshkrimit të kontratave për 10 familjet e Kombinatit që do të futen në banesë të re, kryeministri Edi Rama thumboi partinë Demokratike në lidhje me grumbullimin e qytetarëve në hapje të fushatës.

Ai u shpreh se shpreson që mitingun mbyllës, PD të mos përfundojnë duke e bërë te “Shefqet Ndroqi”.

“Lutem për ata që ishin te mitingu i Bashës. Shpresoj që të mos përfundojnë të bëjnë mitingun e mbylljes te Shefqet Ndroqi.

Fëmijët nuk votojnë, prandaj të rriturit kanë detyrimin e dyfishtë të votojnë për veten dhe fëmijët që u duhen shkolla si ato që po ndërtojmë ne.

Nuk u duhen shkolla që lëvizin sa fryn era dhe iu futet uji brenda, Nuk kanë derë dhe nuk kanë xhama.

U zgjata pak jashtë planit por jam i frymëzuar sot pasi sot është një ditë shumë e bukur për mua.

Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të mendosh se ke pasur një kontribut në lehtësimin  për shumë gjyshër dhe gjyshe”, tha Rama.

2 komente në “Rama: Lutem për ata që ishin te mitingu i Bashës! Shpresoj të mos përfundojnë ta bëjnë mitingun e mbylljes te ‘Shefqet Ndroqi’”

  1. ervin qerimi says:

    Shko shiko pak te lokalet e bllokut , prane stadiumit dhe te rruga elbasanit . Pas deshtimit tani ka mbetur vetem ( gjoja ) kujdesi . Dhe ky nuk eshte kujdes atnor sepse ka motive mallkimi .

  2. Tironci says:

    O sa kom qesh ? Ed Rama me kto batuta esht i pa pam , ishalla se bojn mitingun e mylljes tek shefqet ndroqi , i modh Rrespekte EdRama .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje