ANALIZA: Kush u prek më shumë gratë apo burrat? Covid-19, pandemi patriarkale

29 Mars 2021, 14:31Bota TEMA

Nga Belen Fernandez, Al Jazeera

Menjëherë pas përhapjes së pandemisë në Meksikë vitin e kaluar, vrasja e grave dhe dhuna në familje u rritën në shifra të frikshme.

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador (AMLO) tha se 90 përqind e telefonatave për dhunë familjarë  ishin të rreme. Qeveria e AMLO madje publikoi një video që përmban këshilla qesharake se si të parandalojmë dhunën në shtëpi, të tilla si duke marrë frymë thellë dhe duke numëruar deri në 10.

Sigurisht, për shumë gra në Meksikë dhe në të gjithë botën, masat e qëndrimit në shtëpi për shkak të pandemisë ka treguar së situata është më e vështirë se sa thjesht të marrësh frymë deri në 10.

Nga Argjentina në Malajzi dhe Sudan në Mbretërinë e Bashkuar në Shtetet e Bashkuara, ka pasur një rritje të raporteve të dhunës ndaj grave. Për të qenë të sigurt, ekziston më tepër mundësia  për dhunë në familje kur njerëzit janë të kufizuar  për të qëndruar në shtëpi, raporton abcnews.al

E megjithatë pandemia ka prekur në mënyrë disproporcionale gratë edhe në mënyra të tjera.

Në shumë vende, shumica e femrave kanë humbur punën. Globalisht, kujdesi i papaguar dhe puna shtëpiake – pesha e së cilës gjithashtu bie në mënyrë të pashmangshme te gratë – është rritur shumë për shkak të mbylljes së shkollave.

Gratë në SHBA dhe vende të tjera janë detyruar të lënë punën e tyre për t’u kujdesur për fëmijët duke nënvizuar një nga enigmat brutale të kapitalizmit: Si “kujdeseni” për dikë nëse nuk keni të ardhura ?

Sipas një sondazhi të vitit 2019 në 104 vende, gratë përbëjnë rreth 67 përqind të fuqisë punëtore të kujdesit shëndetësor, që do të thotë se ato janë në rrezik disproporcional në vijat e  frontit kundër COVID-19.

Ato gjithashtu janë, mesatarisht, të më pak të paguara  se homologët e tyre në sektorin mjekësor. Në të njëjtën kohë, në shumë vende, pandemia ka zvogëluar  shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues, duke privuar gratë dhe vajzat nga të drejtat e tyre.

“Gratë preken më shumë nga pandemitë”, sipas një botimi në korrik në Nature, një revistë javore ndërkombëtare e shkencës.

Pavarësisht nga “mësimet e së kaluarës”, citonte gazeta, Organizata Botërore e Shëndetësisë deri më tani kishte dështuar të përfshinte rekomandime kritike të shëndetit seksual dhe riprodhues në Planin e saj të Përgatitjes Strategjike dhe Reagimit ndaj COVID-19.

“Kontraceptivët janë akoma jashtë stokut në Indonezi, Mozambik dhe shumë vende të tjera. Abortet në Itali u anuluan. ”

Ndërkohë, në qytete përreth Shteteve të Bashkuara – nivelet e vdekshmërisë së nënave janë rritur për shkak të situatës së koronavirusit, me gratë më ngjyrë, në veçanti, që vdisnin në mënyrë disproporcionale.

Institutit Brookings ka theksuar se COVID-19 është “i vështirë për gratë, sepse ekonomia e SHBA është e vështirë për gratë, dhe ky virus rrit më tepër  tensionet ekzistuese dhe shkatërrimin e tyre”.

Por jo vetëm në SHBA pandemia ka intensifikuar diferencat mesa gjinive dhe racave.

Virusi ka prekur më shumë gratë në enklavën bregdetare – megjithëse kufizimi i Izraelit dhe masakrat periodike ushtarake ishin padyshim mjaft të  vështira para përhapjes së një murtaje,  reagimi ndaj të cilit ishte penguar falë izraelitëve  për të penguar importin e pajisjeve thelbësore mjekësore në Gaza.

Rripi i Gazës tashmë njihet si një “burg në ajër të hapur” dhe terren testimi për armët izraelite, por rritja varfërisë, papunësisë, ngarkesës shtëpiake dhe dhunës fizike dhe psikologjike ndaj grave e kanë bërë atë një eksperiment gjithnjë e më  të vështirë për gjininë femërore.

Në Sri Lanka, dhuna gjithashtu është e përhapur shumë. Dhe kur një bllokim i dytë hyri në fuqi pas përhapjes së koronanvirusit  midis punëtorëve të fabrikave të veshjeve në rrethin Gampaha, shumica në fuqinë punëtore të industrisë së veshjeve femra duhej të luftonin me humbjen e vendit të punës,  të ardhurave dhe akomodimit.

Duke folur rreth gjinisë dhe ndikimeve të tjera të COVID-19 të femrat në Sri Lanka, shkrimtarja  dhe studiuesja  Sulochana Peiris vuri në dukje një “mungesë të madhe në drejtim të formulimit të një politikë të përgjithshme  për të adresuar çështjet dhe problemet socio-ekonomike të grave të prekura nga pandemia”.

Për më tepër, Peiris tërhoqi vëmendjen për numrin e madh të punëtoreve emigrantë të Sri Lankës që u bllokuan në vendet e tyre të punësimit në Lindjen e Mesme, duke i bërë ato më të prekura ndaj formave të ndryshme të abuzimit.

Entiteti i Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave( UN Women), ka paralajmëruar  se “vala e varfërisë e shkaktuar nga pandemia” do të shtyjë më shumë gra sesa burra në varfëri ekstreme dhe se gratë më të rrezikuara do të vuajnë pasojat: “Punëtorët emigrantë, refugjatët, grupet e margjinalizuara racore dhe etnike, familjet me një prind, të rinjtë dhe më të varfrit në botë.”

Në një botë të kapitalizmit patriarkal, nuk është për t’u habitur që pandemia ka riprodhuar patologji strukturore, siç është logjika që i shtypuri duhet të jetë gjithmonë më i shtypur. Por ndërsa shoqëria vazhdon të jetë e rrënuar nga brutaliteti dhe padrejtësia, bota duhet të sigurojë imunitetin e tufave – jo vetëm për koronavirusin. Përktheu Sonila Backa/abc

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje