“Unë këtu nuk vij si politikan por si një njeri i punës”. Kështu është shprehur kandidati i Partisë Socialiste Benet Beci gjatë një takimi me banorë të Shtojit. Në takimin ku krah Becit ishte i pranishëm edhe deputeti Luan Harusha, banorët krahas diskutimeve mbi problematikat e zonës, kanë dhënë mbështetje, për kandidatin që sipas tyre ka dhënë prova se di ta mbajë fjalën.
Kandidati Beci ka përsëritur në Shtoj atë që tashmë po kthehet në një sllogan të fushatës së tij: Besimi që ju na jepni është besimi që ju kthehet!