Patozi: Programi ynë do të sjellë një Shqipëri normale

30 Mars 2021, 14:30Politika TEMA

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar në studion e “Ditari” në A2 tregoi se si kjo forcë e re politike do të bëjë ndryshimin.

“Kemi prezantuar një program që quhet plani ynë për një Shqipëri normale, pasi aktualisht kemi një Shqipëri të keqtrajtuar dhe për të kaluar te Shqipëria që ëndërrojmë, duhet të kalojmë në tranzicion si një vend normal. Duhet kaluar patjetër në një fazë të ndërmjetme normale. Ne këtë do ta bëjmë duke u imponuar. Nëse qytetarët do të na mbështesin, do të futemi në shumicën e re që do të dalë pas zgjedhjeve me kushtet tona, të cilat janë të mjaftueshme për të nisur ndryshimi”, tha Patozi.

Sipas tij, “ndryshimi nuk është mrekulli që vjen nga qielli, por proces”.

“Ne mendojmë që Shqipëria duhet të futet menjëherë në reforma kushtetuese dhe ligjore të thella, që të garantojnë shpërqendrimin e pushtetit që sot është i mbledhur te kryeministri”, shtoi Patozi.

“Kandidaturat tona janë pa asnjë cen, janë pritur shumë mirë. Të 153 kandidatët e BD janë pa asnjë lidhje me të shkuarën komuniste. Askush nuk ka probleme me drejtësinë dhe me ligjin e dekriminalizimit. Më shumë sesa kaq, nuk besoj se mund të bësh. Kemi programin më afër njerëzve dhe ekipin me më shumë integritet të kandidatëve”, u shpreh Astrit Patozi.

1 komente në “Patozi: Programi ynë do të sjellë një Shqipëri normale”

  1. Like says:

    Pa diskutim partia me e paster dhe njerzit me te paster per momentin. E vetmja kundrapeshe e lobit komunist PD, PS. LS. Nuk mund te them se meriton qeverine, se ska bere asgje kundra vjedhjeve qeveritare, por padyshim meriton opoziten. E votoj gjithe diten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje