"Njëra lufton për të shpëtuar jetën, tjetra bën përsheshe me virus", Rama-Bashës: Vetë i hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë

30 Mars 2021, 12:58Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mitingun të Lulzim Bashën në qytetin e Fierit, duke shkelur masat antiCovid.

Rama thotë se mes forcave politike janë dallime të dy botëve të ndryshme, ku njëra palë kujdeset për njerëzit, përmes vaksnimit masiv, ndërkohë që pala tjetër rrezikon jetën e tyre, duke i grumbulluar në kushtet e pandemisë.

DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…

Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë. Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë. “- shkruan Rama. (TemA)

2 komente në ““Njëra lufton për të shpëtuar jetën, tjetra bën përsheshe me virus”, Rama-Bashës: Vetë i hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë”

  1. Satër says:

    Vetêm me koronên ke ngel dhe mundohesh té mbash ndonjê votê nga plot njê miljon vota tê 2013 té cilat i shkele , i pérbuze dhe shkêmbeve me lagaraqé , hajdut , mafioz qê i dorovite me zyra tendera e koçensione ! Aq i madh ështê zhgênjimi dhe hidhérimi nê popull saqê mes teje , berishês dhe metês do zgjedhin dyshen famkeqe berisha – meta !.

    1. Per saterin says:

      Nga çdo ane qe ta shohesh eshte vite drite me mire se ai mashtruesi juaj. Sa per votat, edhe kete mandat e ke te sigurte po mos merr edhe te katertin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje