Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i ka deleguar detyrën zv/ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, deri në datën 30 prill.
Çuçi ia ka deleguar kompetencat Lamallarit nga data 25 mars deri më 30 prill.
VENDIMI
Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; të nenit 28 dhe 29, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, dhe të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”,
Urdhëroj:1. Delegimin e kompetencave të titullarit të Ministrisë së Brendshme, zëvendësministrit të Brendshëm, z. Besfort Lamallari, nga data 25.03.2021 deri më datë 30.04.2021.
2. Këto kompetenca do të ushtrohen për periudhën e sipërcituar, me ndërprerje vetëm në rastet kur kompetencat rimerren nga titullari i institucionit.
3. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet zëvendës ministri i Brendshëm, z. Besfort Lamallari.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
(TemA)