Tensionohet fushata në Berat, sulmohen zyrat e PS. Policia sekuestron kamerat e sigurisë

30 Mars 2021, 11:11Politika TEMA

Zyrat e Partisë Socialiste në Berat janë sulmuar gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar.

Dera kryesore e zyrave të PS në qytetin e Beratit është thyr me gurë.

Policia ka nisur hetimet për këtë incident elektoral që nuk është i pari, kamerat e sigurisë janë sekuestruar gjithashtu për të bërë të mundur identifikimin e autorit/ve.

Qarku i Beratit është një nga qarqet e nxehta për zgjedhjet e 25 prillit, pasi nga aty ka pasur disa largime të bujshme nga LSI-ja.

Nasip Naço, Gledion Rehovica dhe një degë e kësaj force politike u shkri dhe të gjithë anëtarët iu bashkuan Partisë Socialiste.

6 komente në “Tensionohet fushata në Berat, sulmohen zyrat e PS. Policia sekuestron kamerat e sigurisë”

  1. Benjamini says:

    Policia e shtetit te mos mundohet shume. Te gjitha ato veprime kriminale dhe destabilizuese i bejne kriminelat dhe rrugacet e LSI -se te instruktuar nga krye rrugacja qe drejton kete parti.
    Prokuroria ne b/punim me policine e shtetit te veprojne pa hezitimin me te vogel, pavaresisht forces polotike qe i perkasin.

  2. SOVIX says:

    Falangat e Floririt kane filluar te veprojne.

  3. Jurgeni says:

    Hahahahaha filluat ti sulmoni vet selite tuaja. Po si nuk i late gje pa kopjuar Saliut. Edhe njehere une e kam bindje qe Berishizmi eshte ende fryma qe mbizoteron ne kete vend.

  4. Kent says:

    Po bëhen prova teknike si mund te merret pushteti me shume duke trembur kundershtarin politik.
    Keshtu veproi Hitleri,po keshtu edhe Duhet, per te marre pushtetin.
    Tani duhen uniformat t.

  5. Kent says:

    Po bëhen prova teknike si mund te merret pushteti me dhume duke trembur kundershtarin politik.
    Keshtu veproi Hitleri,po keshtu edhe Duhet, per te marre pushtetin.
    Tani duhen uniformat,te zeza apo te murrme!

  6. Shaqo says:

    Per policine eshte e thjeshte, policia rras mren kush e ka bo, t ka thone filoni , t zbutet i çik denimi , nuk tregon? Boje denimin komplet ,ene vazhdo prap pastaj. Ku o Stresi, e keni pa mo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje