Data 31 mars është afati i fundit për deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve. Gjatë këtyre muajve politikanë, gjyqtarë, prokurorë dhe drejtorë kanë bërë deklarimin e të ardhurave pranë ILDKP për vitin 2020, ndërsa këtë vit pritet të ketë shumë risi, pasi pasuritë e pushtetarëve me shumë gjasa do të jenë online.
Sipas ILDKP gjatë muajit shkurt 2019 është përfunduar procesi i instalimit të bazës së të dhënave dhe aplikacionit. “Ky proces është kryer në vijim të përfundimit të virtualizimit dhe përfundimit të sistemit operativ të zbatuar nga kompania tjetër përgjegjëse për instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve elektronike hardware.
Të dyja këto veprime operacionale, janë shoqëruar me asistencë teknike dhe trajnime për përdoruesit kryesorë të sistemit, si dhe stafin teknik dhe përdorues të tjerë të sistemit, pjesë e stafit të ILDKPKI. Gjithashtu, janë kryer testimet dhe ritestimet e nevojshme në kuadër të testeve të integruara të sistemit, të cilat kanë përfunduar në qershor 2019”, thuhet në raportin vjetor të ILDK.
Ajo që bie në sy është se në politikë ka shumë emra me pasuri të lartë. Dy që spikasin më tepër janë padyshim presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Berisha. Siç shihet më poshtë në deklarimet e këtij të fundit, ai vetë ka vetëm një apartament, por pasuria më e madhe zotërohet nga fëmijët.
Djali i ish-kryeministrit në vitin 2012 ka deklaruar të ardhura nga aktiviteti në fushën e konsulencës ligjore 5 668 384 lekë, si dhe ka blerë një automjet me vlerë 85 000 euro. Ndërsa vajza e Berishës në vitin 2013 ka blerë vilën e famshme në Gjirin e Lalëzit.
Në deklarimin për vitin 2013 thuhet: Blerje apartamenti me sip. 50 m2 në Gjirin e Lalzit, me vlerë 25 220 euro paguar nga llogaria e bashkëshortit. Pjesa në zotërim e Znj. Malltezi është 50%; Pagesë e pjesshme për shtesë dhe rikonstruksion vile në Gjirin e Lalëzit 45 000 euro, paguar nga gjendja e llogarive në euro; Pagesë për legalizimin e vilës në Gjirin e Lalëzit dhe blerjen e tokës 922 425 lekë, paguar nga llogaria e bashkëshortit.
Sa i takon presidentit, pasurinë më të madhe e ka Monika Kryemadhi. Në vitin 2003, Meta ka deklaruar një banesë të përfituar nga privatizimi si dhe një banesë me verandë+lulishte në Golem, 327 m2. Vlera në atë kohë është deklaruar 60 mijë dollarë, ku thuhet se janë marrë kredi. Por ajo që i ka dhënë më shumë të ardhura janë 13 apartamente të përfituara nga Monika Kryemadhi.
Ajo ka marrë 13 apartamente në kuadër të një marrëveshje me një firmë ndërtimi. Edhe pse në deklaratën pranë ILDKP nuk jepen shumë qartë të dhënat, Kryemadhi rezulton pronare e truallit ku është ndërtuar pallati dhe në këmbim ka marrë 13 apartamente me vlerë totale 1444.8 m2. Shumica e tyre janë shitur nga viti në vit.
Po ashtu Meta e Kryemadhi kanë deklaruar një banesë në kryeqytet me sipërfaqe 200 metër katror me vlerë 400 mijë euro. Pjesë e deklarimit është dhe 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Po ashtu është dhe vila te Gjiri i Lalëzit.
Me pune vetmohuese !
ti gezojne !
….jo bre…..po ata skane buke te hane , as shtepi pra jetojne ne Bunkere/Vila….lol
=
Lum per Temen qe ju kujton sa te varfer jeni….fizikisht e mendesrisht…
Me djerrsen e bythes I kane bere
Të deklarosh se sa pasuri ke është kollaj, sepse e kërkon ligji, por si i bëhet që t’u kërkohent në mënyrë analitike shoqëruar me dokumentacionin përkatës si i kanë vënë këto pasuri. Me siguri që ka eksperienca, jo vetëm në Shqipëri, si dhe specialistë që mund dhe duhet ta bëjnë. Kjo mendoj se është detyrë e institucioneve relevante që nendoj se Shteti i ka. Të mbetemi vetëm tek deklarimi është si të bësh një vrimë në ujë.
Rrogëtarë (me rrogat që kemi ne) me të tilla pasuri është e pamundur të sigurosh të tilla pasuri, për më tepër që të gjithë kanë qenë pa ndonjë trashëgimi, pra kanë qenë thjesht brekëgrisur.