Ish-kreu i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj, tha në “Ilva Now” se reforma në drejtësi ishte një nga arritjet më të mëdha të karrierës së tij politike dhe se puna për implementimin deri në fund të saj duhet të vazhdojë ende po me të njëjtën përgjegjshmëri.
Ndërkaq, e pyetur nga Ilva Tare edhe se cila ishte pendesa më e madhe e kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, ai tha se ishte koha e ndarë padrejtësisht mes punës dhe familjes, ku kësaj të fundit siç u shpreh dhe Xhafaj i ka kushtuar shumë pak vëmendje në krahasim me kohën e dedikuar detyrës.
A do të kishit dashur të ndërtonit një marrëdhënie tjetër me opozitën? – pyeti gazetarja Tare ish-ministrin.
“Unë personalisht kam qenë shumë i kujdesshëm. E kundërta ka qenë krejt tjetër. Arsyet, besoj është përsëri reforma në drejtësi,” – u shpreh Xhafaj.
Sipas tij arsyeja pse duhet bërë pjesë e Kuvendit edhe pas 30 vjetësh në politikë, është vizioni që Xhafaj ka për të mbështetur luftën kundër korrupsionit.
“Sepse besoj se kam njohjen e nevojshme, vizionin e duhur, dhe vullnetin për ta mbështetur këtë projekt madhor. Unë mendoj se korrupsioni është një gangrenë e madhe në këtë vend. Korrupsioni nuk është një perceptim më, por është realitet dhe një ndër arsyet që u detyruam të bënim një reformë aq të thellë ishte korrupsioni.
Për të luftuar korrupsionin e xhepit, por edhe atë që quhet ndryshe si korrupsionin i kravatës. Korrupsioni i xhepave dëmton, por korrupsioni i kravatave shkatërron sistemin shtetëror, e gërryen sistemin demokratik dhe qeverisjen vendit. Reforma në drejtësi është një hap i madh dhe shpejt do shohim rezultat në këtë drejtim,” – tha ai.
Kandidati për deputet i PS-së nuk nguroi të theksonte për të disatën herë se misioni i tij në politikë lidhet drejtpërdrejt me çuarjen deri në fund të reformës në drejtësi, luftën ndaj korrupsionit dhe hartimin dhe implementimin e ligjeve specifike për rininë.
“Ky nuk është një projekt që e kam nisur katër-pesë vjet para. Ky është një projekt që e kam nisur që nga dita që jam bërë ministër Drejtësie, hap pas hapi. Një ditë tjetër nëse do të jem këtu në studio, ju premtoj se do tua tregoj me detaje se cili ka qenë ky rrugëtim i gjatë për të ardhur deri këtu,” – përfundoi Xhafaj.
Socialist i vertete me vlera te jashtezakonshme! Me vjen mire qe ska bere kompromis ne ushtrimin e detyres se tij duke marre kosto si askush tjeter. Respekte Fatmir, ec perpara o mik socialist qe di çfare ben
Dhe çfare është socialiste tek ky individ? Më shpjego Xhafën nën dritën e koncepteve socialiste jo pallavra emocionale pa llogjikë.
Nuk do te kuptoje as pas vite shpjegimi!
Sikur te kishe qendruar te pakten edhe 1 jave ne krye te ministrise se Brendshme do kishte shpetuar PS nga disa maskarenj e parazite dhe vendi nga disa pazarxhinj dhe hipokrite. E ndoqa me kureshtje intervisten tuaj dhe aty gjej cdo socialist progresist qe e do vendin e vet. Fatkeqesisht nuk jetoj ne qarkun e Tiranes dhe nuk te votoj dot. Gjithesesi te uroj suksese
https://youtu.be/Lt7WiMRZ6Lg Xhafen e vertete e gjeni tek Top Story. Tek ky dokumentar, do shikoni sa mega i korruptuar, mega intrigant dhe i lig eshte. Mafia e ka zili ! Ska asgje te majte asgje nga socialistet e mire.