Bashkëpunimi me Berishën dhe ndarja me politikën, Erla Mëhilli flet për projektet e reja

29 Mars 2021, 19:39Politika TEMA

Ekspertja e komunikimit Erla Mëhilli teksa analizoi strategjitë e dy partive kryesore në fushatën e 25 prillit, u ndal tek vendimi që ajo ka marrë për t’u shkëputur nga politika aktive.

Ajo tha në Euronews Albania se para tre vitesh kishte marrë vendim për t’u tërhequr nga politika, pikërisht në momentin kur nuk pranoi të kandidonte për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

“Herët a vonë, është një gjë që do ndodhte në sensin se nuk ka gjë shumë të çuditshme në këtë mes, me politikën e kisha mbyllur më përpara dhe fakti se unë isha aty nuk do të thotë se unë kisha ndonjë pritshmëri.

Se kur e ka mbyllur historinë time me politikën nuk di të ta them ekzaktësisht, por para tre vjetësh unë dhashë dorëheqjen nga kandidimi për Këshillin Kombëtar nga Partia Demokratike dhe  aty e kisha marrë këtë vendim, dhe fakti që u tërhoqa nuk u tërhoqa kot, pra, unë nuk kisha më ndërmend të isha aktive politikisht”, tha Mëhilli.

E njohur si një nga bashkëpunëtorët e ish-kryeministrit Sali Berisha. znj, Mëhilli thotë se në projektin e ri nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga formimi dhe puna që ka bërë deri tani, por do të jetë pjesë e një ambienti ku ndërthuren media, politika dhe komunikimi me publikun.

“Pastaj bashkëpunim mes z. Berisha është diçka tjetër, pra është një marrëdhënie mes meje dhe atij, por që nuk kishte të bënte me pritshmëritë që kisha ndaj politikës.

Tani kjo që do bëj tani nuk është se ndryshon shumë nga formimi im  akademik që kam, por edhe nga puna që kamë bërë, jam po në të njëjtin ambient, por në të njëjtin habitat; media, politika, komunikimi me publikun. Por, tani kuadri është më i plotësuar. Ishte një gjë që do ndodhte dhe ndodhi tani se kështu erdhën gjërat”, u shpreh ajo.

Përballë gazetares Loneta Progni, znj. Mëhilli thekson se nuk do të bëjë punën e analistes politike, ndërsa bëri këtë sqarim:

“Në fakt shumë e kishin keqkuptuar dhe mendonin se unë do bëhem analiste politike, nuk kam ndërmend t’i zë vendin asnjëriu për të bërë analiza politike. Le ta quajmë këtë një fazë tranzicioni, deri sa të realizojmë atë projekt, të cilin kam marrë përsipër të bëj.  Por do kemi kohë të flasim dhe nuk është nevoja ta zbulojmë tani”, u shpreh ajo.

3 komente në “Bashkëpunimi me Berishën dhe ndarja me politikën, Erla Mëhilli flet për projektet e reja”

  1. Taulant says:

    Po ik mi mysybete…ke nje jete qe qelbesh duke mbajtur ere koqet e fishkura te saliqenit dhe tani na u ktheve ne habitatin tat te banaqe/kazaneve mediatike. Po kush te beson ty dhe paanesine tate mi katrahure…vjen era sali kerma nga te gjitha anet!!!!!!!!!!!!!!

  2. Besi says:

    Euronews duhet te jete nje institucion i pavarur mediatik, e ne fakt eshte shqiptarizuar si shume heret. Nese shikon preferencat per angazhimin e analisteve ne prime time ka dukshmerisht preferenca per ‘te djathtet’, p.sh. Andi Bushati, Neritan Sejamini. etj. dhe panelet qe formojne me te ftuarit ne studio. Ekziston nje perpjekje per barazpeshe ne perfaqesim midis ‘te djathtes’ dhe ‘te majtes’, por kjo rrallehere arrihet, nese ndiqni rezultatet e debateve, perfshire edhe pasqurimin dhe postimet ne mediat sociale. Tani nje tjeter ish-figure e PD-se i shtohet profesionisteve te TV, qe kryhesohet nga Ilva Tare, bashkeshortja e nje PD-isti te oreve te para. Mund te duket si teori konspiracioni, por ne te vertete nuk eshte, thjesht kushtojini pak vemendje transmetimeve te Euronews Albania per disa dite. Eshte nje mekat ne fakt qe ne kete vend kaq te politizuar qe ka aq nevoje per objektivitet vecanerisht ne media, perseritet e njejta histori: Fitojne preferencat dhe lidhjet personale kundrejt profesionalizmit!

    1. Mediatiku says:

      @Besi…plotesisht e vertete, ndaj te njejtin mendim me JU. Kjo Tarja po deformon konceptin dhe filozofine e EURONEWS – pa inklinacion politik dhe po e shnderron ne nje cerdhe te PD. Jam munduar te kontaktoj me kete institucion me qender ne Lion, France, por faqja e tyre nuk jep asnje informacion. Me duket shume perfide menyra se si kjo Tare manipulon dhe deformon filozofine e ketij institucioni te nderuar dhe po e shnderron franchise shqiptar ne seksion te PD duke angazhuar kete te diskredituaren e rritur nen hijen e Saliut. Qendra ne Lion nuk e di se cben kjo Diretorja Generale-Ilva Tare me franchise shqiptar sepse me siguri do t’a fluturonin nga dritarja. Duhet gjetur menyra qe ata t’a marrin vesh…une do t’a bej!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje