Ish-kryeparlamentarja Jozofina Topalli në zgjedhjet e 25 prillit do të vijë me një forcë të re politike, të quajtur Lëvizja për Ndryshim.
Ajo theksoi se edhe Partia Demokratike, e cila njihej si një parti e qendrës së djathtë, e ka zbehur së tepërmi këtë nocion.
“Unë besoj se një ndër betejat e tyre të para në betejën politike, ka qenë beteja për karrigen e kryetarit, sepse në karrigen e kryetarit kanë ecur në agjendat profesionale.
Fillimisht në vitet ‘20 kanë qenë Zogu nga njëra anë dhe Noli nga ana tjetër. Më pas ka qenë Balli, e të tjerat. Më pas faktikisht nuk ekzistonte asgjë.
Diktatura kishte bërë të vetën dhe u krijua PD, që ishte e qendrës së djathtë. Edhe ata që mbështetën forcën e PD si lëvizje, që donin të drejta, integrimin, e më pas shkoi drejt formësimit të një force politike.
Sot nuk kemi një të djathtë, edhe qendra e djathtë është zbehur shumë. Ndaj edhe forcat politike duan reformimin.
Lëvizjet e reja kanë një objektiv të caktuar, por synojnë një reformim të skeptrit në përgjithësi.
Debati mes të majtëve dhe të djathtëve ndodh edhe në arenat ndërkombëtare”, tha Topalli.
Shumë e drejtë moj zonjë.
Mbasi Enver Hoxha i vrau dhe I preu te djathtët, goditjen e fundit te djathtet ja dha komunisti Sali.
Ata Jane shkeputur nga PD dhe kane mbetur pa parti.
Ne PD kane mbetur vetëm qorrat dhe analfabetet, qe vetem dine te ngrejne dy gishta perpjete, pa e ditur se pse i ngrejne.
Pse kur ka ekzistuar!!! ??? se na habe barkun
S’ka patur as nuk ka te djathte ne shqiperi, diçka mund te kete patur nga vitet 92 – 94,rreth 10 %, deri ne momentin qe Gazidede edhe ketyre ju shoshiti letrat e ish sigurimit,kjo i duhej Sales, pastro te vetat e ruaj letrat kundershtareve per santazh, pastaj vetem anarki,kercenime, goditje, lufte per pushtet, zhvatje e pasurise shteterore e private. I di shum mire Jozi, ka gjasa se eshte e djegur,keshtu e ka politika e klaneve, mjafton te analizosh si veproi Stalini me Trockin,Zinjovjev,Kameniev ,Buharin e qindra e mijera te tjere dhe si e kopjoi E.Hoxha ne shqiperi. Vetem se pas viteve 90 nuk ka gjyqe ne emer te popullit dhe autokritika, por po te futen ne rreth te shpallin hero,ketu eshte ndryshimi.
Topalli:Po ti moj Palloshe ku e fute vete??Ne cilin Grupe???