Shaqir Vukaj tregon hapjen e depove të armatimeve, në '97!

29 Mars 2021, 23:15Politika TEMA

I ftuar në Shqip show nga Rudina Xhunga në Dritare Tv, ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, Shaqir Vukaj, tregoi ditët e vështira të ‘97 në qeverinë ku kryeministër ishte Bashkim Fino.

Ai ndaloi në momentin e një Shqipërie të armatosur, ku depot ishin të gjitha të hapura dhe në mëshirë të fatit, ndërsa ministrinë e Mbrojtjes, nuk kishte kush ta mbronte në zyrat bosh.

“Shumë herë i kam bërë pyetje vetes, sepse nga shumë burime dhe shumë letra që më kanë dërguar ushtarakët dhe oficerët, rezulton që ishte përdorur e njëjta skemë. Në të gjithë Shqipërinë e njëjta skemë. I pari që ka folur në lidhje me këtë ka qenë Safet Zhulali nga arratia. Ndër të tjera shpjegonte për Gjirokastrën. Sesi SHIKU ka hapur depot në Gjirokastër.

Ai e ka thënë i pari këtë. Pastaj në 2017 ish-presidenti Sali Berisha ka pranuar që depot i hapëm ne. Ka thënë se u hapën dy depo në jug pastaj për të balancuar hapëm gjitha depot e tjetra. Kjo ka qenë diçka e organizuar. Edhe sot vriten njerëz me armë të asaj kohe.

Është një tmerr i vërtetë. 640 mijë armë, pistoleta, automatikë, janë grabitur atëherë. Duhet patjetër që një ditë të dalin shifrat e vërteta të atyre mijëra njerëzve që u vranë në 97”, u shpreh zoti Vukaj në Dritare Tv.

6 komente në “Shaqir Vukaj tregon hapjen e depove të armatimeve, në ’97!”

  1. Duam koken qe urdheroi Berishen.Pse nuk e tregon Meroja? says:

    Qe i hapi Berisha kete e dime…qe kryetaret e degeve te PD mbushnin dhomat e shtepive me arme dhe pastaj hapeshin depot edhe kete e dime….Ajo qe nuk dime eshte se nga erdhi urdheri….Nga Beogradi apo Washingtoni?.Kete duhet te zbuloni ju gazetaret nese ka mbetur ndonje gazetar ne Shqiperi.

  2. edmond says:

    Depot u hapën për të mos gjetur kurrë shifrat e armëve dhe fishekëve që u shitën në një trafik ilegal!

    1. pjeter says:

      Bravo edmond,ka qene pikerisht ky qellimi.Armet tona jane gjetur ne Afrike ne vitin 1995,ne mos gaboj,ne Ugande.Dhe zyrtarisht,nuk egzistone ndonje operacion financiar o si i tille qe publikisht te dihej shitja e armeve dhe municioneve.Zhulali i shkrete ishte vetem nje kukull i kaplluar nga bosat qe benin ligjin ne PD,sidomos Azem Hajdari.

  3. qytetar says:

    ….vone bre shume vone mor Shaqir !!!!!

  4. tropoja says:

    a po na tregoni per te nje milionten here kur dhe si u formua partia komuniste me dullen ne krye???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje