Fatmir Mediu: Mos e shisni votën, na votoni ne. Kemi kualitete qeverisëse

30 Mars 2021, 10:13Politika TEMA

Fatmir Mediu tha se qytetarët nuk duhet të lejojnë shitjen e votës, pasi përmes saj do të ruajnë dinjitetin dhe të vendosin për një të ardhme më të mirë.

Gjatë një takimi elektoral me banorët e njësisë 3 në Tiranë, kandidati për deputet i koalicionit “PD-Aleanca për Ndryshim” theksoi se zgjedhjet e 25 Prillit janë të një rëndësie historike për t’i dhënë fund shkatërrimit të shtetit nga regjimi i korruptuar i Edi Ramës.

Mediu e vuri theksin tek ndërtimi i një ekonomie të fortë dhe funksionale duke luftuar korrupsionin dhe padrejtësitë të shkaktuara nga qeveria Rama dhe që po shkatërrojnë shtetin dhe familjen shqiptare.

“Ky është një regjim antishqiptar, kundër familjes dhe kundër njeriut. Mbi 70% e të rinjve duan të largohen. Kjo qeveri nuk ka lënë shpresë për vendin, po e dëbon rininë masivisht.

Kemi të gjitha kualitetet për të garantuar të ardhmen tonë, atë që duam. Kjo është një luftë e çdo qytetari për të mos e lejuar shitjen e votës, por për të votuar me dinjitet dhe për një të ardhme më të sigurt”, tha Mediu.

Mediu përmendi edhe marrëdhëniet me Kosovën, ku u shpreh se gjatë qeverisjes së Ramës ato janë dobësuar ndjeshëm dhe vonesat në integrimin evropian që kanë ardhur si shkak i korrupsionit të lartë të kësaj qeverie dhe mungesës së drejtësisë.

Mediu mbylli takimin e tij duke u bërë thirrje qytetarëve që të jenë një zë fuqishëm i së drejtës dhe shpresës duke votuar me 25 prill, nr.7 në koalicionin “Aleanca për Ndryshim”.

4 komente në “Fatmir Mediu: Mos e shisni votën, na votoni ne. Kemi kualitete qeverisëse”

  1. k says:

    Mirë kriminel dhe vrasës por edhe i paftyrë kozmik.

  2. Daniel says:

    Kualiteti jot eshte vetem te hedhesh tani, gjithe Shqiperine ne ere .

  3. Kol says:

    Aman votoni kete karagjoz se duhet per gallate

  4. Vao says:

    Ky eshte i pafytyre qe ne kerkese qe fyen nje popull te tere sikur ketu te gjithe shesin voten dhe te gjithe jane budallenj e vetem keta qenkan te mencur e po na tregojne se cfare duhet te bejme me voten
    Si fillim keta duhet te kerkojne te falur per gjithe ato zullume qe kane bere.
    Por e kane ne maje te gjuhes e thone qe ja ne na ndeshkoi populli e sjemi me ne pushtet, domethene keta nuk ndjejne asgje qe kane bere gabime e nuk ka nevoje per ndjese po te ishin ne pushyet do vazhdonin te benin te njejtat gjera
    Jo se keta te tanishmit jane engjej por sidomos ky nuk ka asnje te drejte te jete ne pushtet te pakten sepse e dime qe kur ishte minister u vrane 26 veta e ketij si hyri asnje gjemb ne kembe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje