Berisha-Meta ndryshojnë strategji: Mos shkoni të vaksinoheni, se po merrni virusin

30 Mars 2021, 12:10Politika TEMA

Mediat e familjes Berisha dhe Meta kanë ndryshuar strategji.

Pasi bombarduan opinionin me alarmin se do të vdisnin nëse merrnin vaksinat e AstraZeneca dhe ato kineze, tani kanë ndryshuar strategji.

Sipas tyre, ata që shkojnë në sheshin “Skënderbej” për t’u vaksinuar rrezikojnë të marrin virusin, për shkak se ka shumë njerëz.

“Në mes të diellit të fortë pranveror po kryhet vaksinimi i të moshuarve me vaksinën e dyshimtë kineze.

Të moshuarit janë mbledhur grumbull përpara çadrave ku po bëhet vaksinimi elektoral.

Duket se këto çadra po shërbejnë më shumë si vatra për të shpërndarë virusin, ndërsa plani i vaksinimit duket se është thjesht një kaos electoral”, shkruan portal i familjes Berisha.

Ndërsa gazeta e Nikoll Lesit shkruan:

“Mania për të treguar me mediat pranë qeverisë se sa shumë njerëz janë në radhë për të marrë vaksinën antiCovid po nxjerr diçka tjetër në pah; grumbullime masive duke mos respektuar distancat e ku fare mirë merr virusin, akoma pa e luftuar atë.

E gjitha kjo me regji të Rilindjes për të krijuar përceptimin publik se qeveria po bën namin me luftën kundër Covid-19. Ndërkohë që siç tha dje Ylli Manjani se vaksinat nga Perëndimi i bënë për vete pushtetarët, kurse popullit të thjeshtë i rrasin vaksina kineze, të cilat nuk janë çertifikuar nga BE apo SHBA.

Mjafton të shkruhet në shishet “vaksina anti Covid” dhe thuhet se sheron!

Natyrisht që qeverisë i intereson vaksina elektorale, pasi kur të humb me 25 prill as që do merret më me këtë punë. Por tani krijojnë me mediat e tyre idenë sikur bëjnë namin, ndërkohë që pas dy muajve do kuptohet afekti i kësaj vaksine që nuk e çertifikon Perëndimi”.

Është interesant fakti i shqetësimit për ata që shkojnë të vaksinohen, ndërkohë që nuk thanë asnjë fjalë për mijëra militantët e PD-së që u mblodhën bashkë tek sheshi “Nënë Tereza” për nisjen e fushatës.

I vetmi shqetësim i tyre në fakt, është vaksinimi.

Kërkojnë me patjetër që ky process të ndalet, pasi kështu mendojnë se përfiton politikisht Edi Rama.

(TemA)

14 komente në “Berisha-Meta ndryshojnë strategji: Mos shkoni të vaksinoheni, se po merrni virusin”

  1. Sul Korriku says:

    Shumica e ketyre qe propagandojne mos berjen e vaksines, per vehte e kane bere ate ne Beograd.

  2. K says:

    Malokët në sulm me tymuese.

    1. emigrante says:

      Nese e quan maloke se vijne prej malesh do ta pranoja,Por Nikoll Lehsi eshte nga Lezha e ska mal. Por mos harro se nuk jane te gjithe ata qe vijne prej atyre aneve keshtu te cardallosur. I urrejme ma shume ne se ju,e me ba me dite sdo ta perdornit ate fjale per te tjeret. Ndersa keta qe sju pelqen vaksina i zente virusi o mik

  3. qytetar says:

    … sa shpirt te ndyre paskeni pasur !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    …. zoti ju falte !

  4. Vranakonti says:

    Si nuk tu mbyll njehere goja more kriminel Sali Berisha.Fol sa te duash,genje sa te duash,nuk te beson njeri,o pis dreqi.

  5. Veterani says:

    Nuk presim ndonjë të mirë nga kta ndyrësira. Kta populli do i dërgojnë së bashku me taborrin e tyre në analet e harresës më 25 Prill.

  6. Cim maloku, Sal maloku, nikoll kurva, …

  7. Uskania says:

    Nikolle Lehesi ! Ore MUT!

  8. Gjakovari says:

    Ah more vëllezër më në fund po bindem se për ju “shpëtimtare” paska qenë vetëm vaksina EnHo dhe MeShe. Ajo ju paska krijua imunitet. Fatkeqësisht.

  9. vëzhguesi says:

    “LUFTA'”POLITIKE NUK DUHET NË ASNJË MËNYRË TË BËHET NË KURRIS TË SHËNDETIT TË MASËS POPULLORE………..

  10. Albani says:

    Po per mitingjet e lulit thone ndonje llaf apo ic
    Apo ne mitingjet qe ben luli nuk perhapet virusi ?????
    Po varu ka… kur gjejne mire bejne
    Ka qeveri po ska shtet ska gjykata ska institucione sic ka gjith bota
    Shqiperi e tatepiete sic ka qene do te jete

  11. doni says:

    vend i mbaruar komplet
    ske ku con shikimin tek ndonje politikan ,vetem deshperim sheh.
    vetem konflikt ,vetem negativitet ,sbien dakord per asgje e corodisin njerezit e thjeshte .
    ne studio shahen me njeri tjetrin ,krijojne kakofoni gjithe kohen ,imponojne mendimin e tyre gjithe kohes,ke frike te thuash x apo y beri dicka te mire se direkt identifikohesh si armik i njeres e aleat i tjetres….30 vjet llafe ,stres,vdekje
    vafshi ne djall te gjithe

  12. Ne raste se deri sot isha i bindur deri ne 70 %, se ishit te poshter,maskarenj, shpirt katraner , me lejohet te them edhe tradhetar te ketij populli. E mendjen, e cila u bind se jeni 100 % me te poshtrit,me shpirtekazem, me hajdutet e kriminetlet ,eshte thenia juaj per vaksinimin. Une sot,me date 30.3.2021 , isha dhe bera vaksinen.
    1. Organizim i persosur.
    2. 100 % e pjesmarresve per vaksinim ishin me maska dhe ruanin distancen.
    3. Djemte e vajzat e policise bashkiake ishin per t’i patur zili dhe meritonin admirimin e gjithe qytetareve.
    4. Personeli mjeksor i mbrekullueshem. Doni apo s’doni Ju biseda midis vaksinuesve ishte ne vleresim te shkelqyer per kryeministrin Rama .
    5. JU qe flisni per infektim tek vaksinimi ,pse nuk flisni more zuzarer, more shpirt katraner, more hajdutet e ketij kombi, more krimineli Sali Berishe, more hajduti me cizme Ilir Meta , per Lulzim Bashen qe mbledh popullin kur jane po thuaj 100 % pa maska ? PO kush u beson ju ,more deshtaket e shekullit. Vetem nje Agron Gjinmarkaj e Mark Markat mund tu besojne ne dukje , po sikur tu prishet interesi, e dni ju se sa te shara do merni. Te poshter-te poshter, ginjeshtar-ginjeshtar , tradhetare – tradhetare…. PIZEVENGER!

  13. E mıgrante a e dın se ku eshte fshatı Marka Toma,Eshte ne rrethın e Lezhes por rrın ne mal megjıthese fushen e ka poshte vetes, Nıkollen pyete pse te vendosen trıtol tek dera e shtepıse ne Lezhe tek pallatı ne lagjen Gurra Kypallat eshte sı ballkon dhe duket sı ne pellembe te doresı gjıthe bulevardı ı qytetıt,Nga beslıdhja derı ku fıllon malorja e Gurrave, Malok e kaluar malokur,Fytyren e ka sı te urıthıt,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje