Preç Zogaj: A mos dikush nuk e do në SPAK prokurorin Anton Martini?

31 Mars 2021, 17:33Politika TEMA

Nga Preç Zogaj

Dje  u bashkova me grupin numerikisht modest të gazetarëve, që  ndoqën  në monitor në Kolegjin  Posaçëm të Ankimit   shqyrtimin e  ankimimitt që ka bërë komisioneri  publik, Florian Ballhysa, kundër kualifikimit  nga Komisoni i Vetingut katërmedhjetë muaj  më parë të  Prokurorit Anton Martini, kandidat për anëtar i SPAK.

Jam një mbështetës konstant i Reformës në Drejtësi, i përpjekjeve  për ngritjen e institucioneve të reja  të saj.  Kam kritikuar disa  vonesa për kompletimin e SPAK-ut dhe në këtë kontekst me ka tërhequr vëmendjen kalvari  i kandidatit Anton Martini, i cili ishte renditur  në  pesëshën e parë  të kandidatëve të përzgjedhur nga  KLP në bazë  të vleresimit të  tyre  profesional dhe të integritetit.

S’mund të ndodhte ndryshe.

Prokurori Anton Martini është  në mbrojtje  të vazhduar policore që nga viti 2008 e deri sot për shkak të  dënimeve që ka  këkruar  kundër bandave nga më të rrezikshmet në vend. Ai mund  të jetë ndër të paktët   në kushtet e dhënies nga  policia  të një mbojtjeje kaq të gjatë. Ky fakt flet shumë për  statusin e tij.

Jam informuar se ndër gjashtë  çmimet ndërkombetare që ka marrë Shqipëria  për  operacione të sukseshme kundër  krimit të organiziuar, në pesë prej tyre ka emrin e tij  si prokuror  Anton Martini.

Ai ka çertificatë sigurie  lëshuar nga DSIK

Më në fund, në janar të vitit 2020,  Martini  kaloi me sukses  sitën e imët të vetingut.

Shtypi e njoftoi gjerësisht kualfikimin e tij,  s’mbeti njeri  i inreresuar pa e marrë vesh. Dy muaj më vonë, me 24 mars, vendimi për kualifkimin e tij u botua online në faqen e   KPK-së dhe iu vu në disspozicion me email palëve të interesuara.   Komisionerit publik  iu deshën të kalonin dy muaj e gjysëm të tjerë të  ankimonte kundër  Martinit në Kolegjin  e Posaçëm  të Apelit.

I takon këtij Kolegji të gjykojë në lidhje me shkeljen e afateve ligjore të ankimimit, por duke dëgjuar dje disa pasazhe të seancës  nuk mund  të mos habiteshe që zyrtari  më i interesuar i shtetit  e paska marrë vesh i fundit vendimin e kualifikimit të Martinit.

Në bazë të ankimimit,  Martini duhet të justifikojë para Kolegjit të  Apelit , siç ka bërë në Komisonin e Vetingut, pagesën  e apartmentit  97 metra katror  që ka me të shoqen dhe fëmijët nga viti 2017.

Dje morën vesh se  ishte  martuar në shtëpi me qera dhe kishte lindur e rritur fëmijët  po në shtëpi me qera, fakt lehtësisht i verefikueshëm

Dje morën vesh  gjithashtu se ka marrë një kredi të butë  nga shteti dhe një kredi  nga një bankë private për të paguar aparmentin. Ai  vazhdon  ti paguajë këto dy kredi që sëbashku  shkojnë  mbi 100 milion lekë.

Nuk ka patur e nuk ka kontestime  për këtë shumë të dokumentuar. Komisioni i vetingut është  bindur me prova edhe për burimin e ligjshëm të  sasisë së vogël të parave  me të cilët është plotësuar çmimi i përgjithshëm i  apartamentit  me garazh. Pretendimet  e komisionerit  publik lidhen me këtë shumë të vogël.

Ai nuk i ka gjendur bindesë  verefikimet  e imta të Komisonit  të Vetingut. Me sa kuptuam bëhët fjalë për  pagesën e garazhit, për pesë mijë euro, diçka e tillë. Martini  tregoi sërish burimin e kësaj shume. Ai shtoi se  në llogarinë e tij kishin ardhur nga Londra pagesa të njëpasnjeshme, të verefikueshme, të dërguara nga i vëllaj  emigrant  për të ndërtuar një shtëpi për  babanë e tyre.

Pra po të kishte  patur nevojë për “ justifikime” kishte patur në dispozicion shumë me shumë se pesë mijë apo dhjetë mijë euro.

Është Kolegji i Apelit që do të gjykojë për gjithçka.

Dje po diskutonim me disa kolegë.

A nuk mund te ketë në Shqipëri  një prokuror me mbi njëzet vjet karrrierë  dhe me bashshorten mesuese  një apartament  97 metra katror  për vetë dhe familjen të blerë pothuajse 95 përqind me kredi?  Nëse  nuk mund të këtë, turp për   shtetin, turp për ekonominë, turp për  demokracinë e Shqipërisë, turp për këdo  që  e heton me psikologjinë e numërimit të kafshatave.

A mos dikush po kërkon  me çdo kusht qimen në qull  për një prej prokurorëve me  korrektë e më të ndershëm të Shqipërisë,  me  rekorde të njohura në përballjen  me bandat dhe krimin, me mbrojtje policore te vazhduar për këtë shkak, me  zero konktakte me kriminelët, pa kontakte me asnjë krah të politikës?

A mos  bash për ketë  shkak dikush nuk e do në SPAK  Anton Martinin?

A janë të sensibilizuar përfaqesuesit e OMN-në, të SHBA dhe BE-së në Tiranë  për  kalvarin e tij?

Këto po i thoshnim të gjithë. Ndërsa një  koleg  që ka njohuri me shumë se unë për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve  i ra shkurt: Nëqoftëse ndalohet Anton  Martini , ta mbyllin drejtësinë . Sepse nuk  ka kush kalon.

28 komente në “Preç Zogaj: A mos dikush nuk e do në SPAK prokurorin Anton Martini?”

  1. Sara says:

    I ke marre leket nga Antoni vete apo nga Prela per keto qe shkruan o Perc?

    1. Predatori says:

      Po ti Kara nga e merr pagesën për të bërë ksi pyetjesh. Unë nuk e njoh aspak këtë prokurorin, por Nqs ato që thotë z.Zogaj janë të vërteta, atëherë s’ka asnjë arsye për kete lloj kalvari për prokurorin. Ti Kara po të kesh dyshime fillo e vërteto që Preçi e ka gabim dhe unë do të të thërras Sara pastaj.

      1. Sara says:

        Ti mund t’i therrasesh si te duash ato qe ke ne shtepi, meqe te duket vetja grabitqar…Sa per mua s’ke shance te me therrasesh ndonjehere si te duash ti, se per mua qenie si ty nuk ekzistojne, jane vetem hije… qe mbrojne shembelltyrat e tyre

    2. marks marksi says:

      Do i kete mbyllur ndonje dosje Precit edhe ia ka borxh nje fjale me la gojen.

  2. Musa Xh. babai i Mucit , qe spiunonte babane e Hajro Cinit says:

    Prec, o shoku im i armeve, si rregull i pergjithshem eshte qe bankat nuk i japin kredi nje individi nese ato konstatojne qe ai ka nje tjeter hua ne nje institucion tjeter financiar.
    Te marresh nje hua 100 milione leke eshte ushtrim i veshtire sot nese nuk i fut duart ne xhepat e shtetiti apo nese nuk liron ndonje killer nga burgu.
    Harrojeni kete lobimin mediatik.

    1. Ana says:

      Kredia e pare ishte e bute, pra me interes 0. E dyta komerciale ndoshta me interes jo me shume se 4%. Nese shuma gjithsej eshte 100 milion dhe afatgjate per 25 vjet, i bie te paguaj 4 milion ne vit ose 340 mije leke ne muaj. Prokurori i SPAk i merr te pakten 1500 000 ne muaj. Pra kesti mujor i kthimit te kredise eshte rreth 23% e pages.

  3. Arben says:

    Z.Preç te pershendes per kete shkrim, Z. A.Martini eshte nje nder Prokuroret me te ndershem por ç’eshte me kryesorja edhe per vete funksionin delikat eshte trim dhe qe nuk u ka hapur rruge bandave kriminale te vendit dhe nderkombetare. A ka bere gabime? Mendoj se po, por te paperfillshme krahasuar me gjendjen kriminale ne vendin tone dhe problematikat. Do te ishte nje aset ne SPAK, se edhe te tjeret aty jane te ndershem, por kane diçka me pak vlera se Z.Anton.

  4. Ato says:

    E sidomos sipas Precit qe do reformen po kaloi prokurori rroft reforma,

  5. Ed says:

    PO TE MBROJTI PREC ZOGAJ NUK JE NJERI I MIRE APO PROFESIONAL

  6. Sqepari says:

    Kam shkruar dikur se kredia bankare eshte perdorur rregullisht nga bota e krimit, te njollosurit, te beret pis, si mjet per te mbuluar pronen e vjedhur ose investimin fillestare.

  7. cipini says:

    Prec, je personi nga te rrallet qe besoj shkrimet e tua. Sepse ke integritet dhe nuk “merr lugen per te ngrene corben e prishur”. Jane prapaskenat e Metes dhe Sali Berishes, nga vete fakti se rrezikohen po filloje Vetingu te funksionoje. Dhe e fundit, nqs Berisha dhe Meta behen bashke ne qeverine e ardhshme, punet nuk do shkojne mire me Vetingun. Deklaratat jane bere…”po erdhem ne ne parlament do ndryshohet kushtetuta”. Kane parasysh sabotimin e reformes ne drejtesi.

  8. Drejtesia says:

    Nje shkrim plotesisht i merituar per prokurorin Anton Martini, nje prokuror i ndershem dhe shembullor ne respektimin dhe zbatimin pakompromis te ligjit, kurajoz dhe i paperkulur perballe bandave kriminale me te rrezikshme ne vend, pavarerisht kercenimeve. Ai eshte vite drite larg modelit te prokuroreve qullace e te mefshte. E meriton pa dyshim te jete pjese e SPAK-ut per kontributin dhe sakrificat e bera per shtetin e se drejtes. Respekte per Preçin, kete burre te urte e te lexuar malesie, per shkrimin sesibilizues ne mbeshtetje te z. Martini.

  9. Pilo Lala says:

    Nuk e kuptoj zellin e Precit, qe po i ngre lapidar ketij Prokurorit.
    SPAK ka njerez me integritet, dhe bejne kontrolle financiare te thella, sepse jane vete Prokurore.
    Tani qe ka marre para borxh per te blere nje garazh, kjo nuk shkon fare.
    Lereni SPAK te beje punen e vet, propoganda juaj i veshtireson punen.

  10. Dee says:

    Mbrojtja e Martinit nga ky loku e bene te dyshimte veprimtarine e tij. Shume Prokurore qe jane shkarkuar nga Vetingu, kane denuar kriminele, por kjo s’do te thote se ato s’kane abuzuar derisa nuk justifikojne pasurite. Edhe ndonje pune e kane bere duke denuar ndonje vrasje per gjakmarrje ose te ndonje psikopati qe s’ka ne xhepe asnje leke, dhe s’ka s’fare te jape.

  11. Shqiperia Laike says:

    Ne 20 vjet prokuror, denimet jane pjese e punes se tij te perditshme, nuk me duket normale qe te shiten si merita. Sipas Monitoruesve Nderkombetare, ka edhe nje ane te erret ne figuren e Martinit, qe rezulton e rrezikshme per reformimin e drejtesise se re.
    Mendoj se ka shume mundesi qe te kete te beje me klanin tribalo- berishist, qe monitoruesit e Amerikes dhe BEse e vleresojne te rrezikshem. Prokurore si Martini ndofta nuk kane degraduar ne gjingjoniste multimiljardere, por modestia dhe ndershmeria e tyre individuale, ne duart e Sali Berishes, eshte njesoj e rrezikshme, pasi nenshtrojne forcen e ligjit ne funksion interesit dhe vullnetit te Berishes.
    Eshte rasti kur ligji i klanit eshte me i rendesishem dhe instrumentalizon ligjin e shtetit.
    Edhe nderhyrja e Precit ndaj ketij rasti ashtu si levdatat e tij ndaj nje fenomeni skandaloz si Gjekmarkaj, me duken ne vazhden e solidaritetit klanor, fetar, tribal qe tenton kontrollin e institucjoneve laike apo politikes.
    Te mos harrojme qe prezenca e Monitoruesve Nderkombetare eshte jetike pikerisht sepse mund te nderhyjne pikerisht aty ku ne falimentojme plotesisht, pasi piramida jone funksjonon se prapthi. Ata po tentojne qe ne maje te piramides te dominojne ligjet, institucjonet dhe kultura e shtetit laik. Poshte vijne me rradhe te drejtat dhe lirite e gjithkujt, individe, pakica, religjone, treva, sipermarres, industrialiste etj, por qe nuk duhet kurre te marrin kontrollin e institucioneve te shtetit, duke i kaleruar apo mbajtur peng.
    Laicizmi, profesionalizmi, integriteti, pavaresia e shtetit, bashke me kulturen sociale te tolerances dhe bashkejteses, jane rruga e Shqiperise moderne, qe na ndajn nga kultura tribalo- mesjetare dhe kultura komuniste.

    1. Tjetri says:

      Patjeter “shqiperi Laike” qe jemi kunder cdo lloj klani sic thoni ju ..berishist…fashist..tribal..komunist… por edhe klanit Lab-ist- Çobanist. Nuke me duket normale qe edhe nje minister qe pati kjo qeveri nga veriu i Shqiperise – Shkodra (per Z, Bushati e kam fjalen) Z. Rama e heq. Ndersa ke gati 40% te ministrave cobenje(perfaqesojne 1% te popullsise) dhe tjeret nga zona e pare operative… edhe ne sistemin e drejtesise (hic ate klanin e saliut (jam dakort qe sala e mbushi me tropojane) shumica perseri ka keto raporte.

  12. Labi says:

    Ndaje mëndjen Preç ose me reformen në drejtesi ose kunder,mos u spërdridh mbas emrave të veçantë që nuk justifikojn të ardhurat përpara vetingut,qoftë edhe Anton Martini ? S’u bë qameti për 5 milion lekë – thotë Preçi!.Para ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë pa përjashtim apo jo Preç?Përsa i takon anës politike Anton Martini është partizan politik,ai është dorë e zgjatur e PD në prokurori dhe s’ka pse Preçi ta mohojë etj.etj.

  13. Ujku Plak says:

    Nuk e njoh kete A. Martinin, por me linde dyshimi se e mbron nje B…..lepires pa Shtylle Korrizore si Prec Zogaj, dhe si ka mundesi qe Berisha me Liken e kontrollonin ne menyre perfekte Sistemin e Drejtesise, te lejonin nje Prokurore te ndershem te bente Karriere? Kur dihet qe ne sistemin e drejtesise ne Shqiperi, fillonte Korruptioni para Studimeve, vazzdonte me Emerimet, dhe Qershia mbi Torte ishte qendrimi dhe karriera. Te gjitha Sebashku kushtonin nga 500 000 Euro deri 1000 000 Euro, ne varesi te Tahmase dhe njohejeve qe kishe, nqs jam i keqe Info, ju kerkoje ndjese.

  14. Na bijt e shekullit t'ri says:

    Po tja jape kujes secili per te preferuarin e vet , iku perseri per lesh reformimi. Ngelem ne epoken e gurit.
    Mos fusni hundet dhe lerini ekspertet e huaj dhe shqiptare te punojne, sepse mutin dhe llumin qe prodhoje gjenerata juaj Prec dhe qe Shqiperise i duhet 100 vjet ta laje, e pame!

  15. Adi says:

    Eshte hera e pare qe ia degjoj emrin dhe kjo ndoshta eshte gje e mire sepse zakonisht me te njohurit jane edhe me te korruptuarit ne Shqiperi. Nuk e kuptoj pse u dashka nje komision i dyte per nje prokuror qe punon per 20 vite dhe se bashku me gruan sjell dy rroga ne shtepi merr edhe kredi te bute dhe jo te bute nga banka per nje apartament, Bie dakord me nje nga komentuesit me lart. Nese dy njerez profesionishte qe punojne prej 20 vitesh nuk mundet te blejne nje apartament me kursime apo me kredi Shqiperine e paska marre lumi me kohe. Ah po, nese Prec Zogaj genjen apo ky zoteria ka prona te fshehura eshte tjeter bisede pastaj por nese cfare thote Zogaj eshte e vertet turp tiu vije atyre qe po bejne kete teater te shemtuar. Respekte qe iu ka shkuar pas krimineleve dhe jetofte sa me gjate tiu shkoje pas edhe shume krimineleve te tjeter edhe me te medhenj qe me siguri jane ate qe po i vene gure nen rrota karroces se karrieres se tij tani ne kete moment. E drejta dikur do te fitoje, E verteta do dale edhe pse mund te vonoje.

  16. Presh Zogolli says:

    Shkrimi precit bie ere si biografia e martinit….lidhjen mes tyre e di preshi dhe….ne.

  17. Bledi says:

    Ne fillim i peshtiri Lorenc Vangjeli qe beri avokatine e nje kirurgu te super koruptuar dhe tani Preci ben avokatin e mikut te ngushte te Sajmir Tahirit. Kjo eshte arsyeja Prec qe Anton Martini nuk e kalon vetingun pavareaisht se nuk e thone. Pyet njehere per pislleqet qe ka bere kjo dyshe dhe pastaj eja dhe mbro Martinin megjithe kirirgun.

  18. REALE says:

    Nje pyetje ne distance kisha une per Preçin qe ka marre persiper avokaturen e ketij prokurori qe mund te jete ashtu si thote Preçi: Dua te di nga ty Preç, kush eshte shteti dhe kush jane njerezit qe po pengojne prokurorin qe te dali i pa fajshem? Se sipas degjesave qe kam pare, shteti nuk ka me lidhje me pastertine e figurave te drejtesise, vetem ndjek ne distance si une kete çeshtje, por nuk ndikon dot ne proçes se nuk i lejohet. Ai mund te jete njeri shume i mire e i nderuar, por interpretimi yt qofte edhe me nje fjale, rrezon ate qe ti ke ndermend dhe deshire. Mos e ngaterro shtetin me, se ben gabim te rende, Preç, pastaj kalsifikon veten ne radhe e atyre gazetareve qe jane bere bajate fare çdo nate dhe duken si lavjerrsa te parase piset dhe ata. I uroj zotit Martini te sqarohet e verteta, por ajo s’mund te jete kurre Preçi apo ai shoku tij qe i ka thene: “Ne qoftese ndalohet Andon Martini, ta mbyllim drejtesine”! Absurditet. Po deshmoret pse bien ne lufte e ne paqe?!

  19. Veting says:

    Nuk ka banke qe te jep kredi, kur ti je ne borxh me nje banke tjeter! Cfare garancie ofron?! Shtepine e pare qe se ke paguar akoma?!
    Me dy rroga modeste shteti , Martini na lante dy kredi me interesa , bente biznes financiar dhe blente shtepi nga 100000 euro?!!
    Pastaj vetem prokuroret dhe gjykatesit tane dreqi e mori na paskan pasur vellezer ne Angli qe ju vershonin miljona?! Mode e cuditshme e drejtesise sone te vjeter?
    Po te jete per justifikimim qe thote Zogaj, se ne fillim Martini jetonte me qera, Gjin Gjoni na del me i ndershem, se banonte ne konvikt.
    Problemi qemdron se eshte fakt qe bankat i kane leshuar lehtesisht kredi. Dhe qe bankat ti jepnin kredi pa kontroll, ndodh sepse o ishte garante mafja ose qeveria e Saliut per nderet dhe informacionet sekrete qe ky i conte edhe kur Saliu ishte shporrur.
    Ketu qendron korrupsioni qe Zogaj se sheh tek i preferuari i tij i pervecem!
    Prokurore si Martini nuk shesin proceset tek krimi ordiner, por vihen ne sherbim te politikes dhe perfitojne fort nga privilegjet e saj, duke shitur imazhin e te pakorruptueshmeve nga krimi ordiner.
    Nje prokuror i tille, neser te ben hatane.
    Duke qene pjese e intrigave te politikes, nen imazhin e te ndeshmit dhe certifikaten e Vetingut ne xhep, mund te montoje procese dhe te ngreje akuza monstruoze kunder kundershtareve politike, me pasoja shkaterruese ndaj jetes dhe karrieres se tyre , per llogari te nje krahu tjeter politik.
    Theo Jacobs para disa kohesh duke nenkuptuar Martinin, akuzoi qe po beheshin emerime ne pikat kyce te drejtesise se re, me elemente te korruptuar dhe te rrezikshem.
    Ishte nje kembane alarmi, ku te gjithe heshten tinezisht. Por OMNja nuk ka levizur nga opinioni i saj edhe pse te gjitha barrierat shqiptare te verifikimit jane dorezuar duke e kualifikuar. E njejta muzike me Elizabeta Imerajn.

  20. Bureto says:

    KPA, Komisioni i Pavarur i Apelimit është organi më i lartë në hierarkinë e procesit të vettingut, me atributet e një Gjykate Kushtetuese. Jam i prirur të besoj në objektivitetin dhe ndershmërinë e saj në vlerësimin e çështjes në fjalë.

  21. Prel Martini ka qënë dhe është një shkerdhatë i qelbur. says:

    Pershendes të gjith komentuesit. A din kush nga ju të më tregojë a kan lidhje familjare apo jo me një ish-prokurorin Prel Martini ?!! Sepse ky Prel Martini kur ka qënë prokuror në Tiranë, ka marrë ryshfetet hapur pa asnjë ndrojtje apo frikë. Muajt e fundit para se ta lëshonte postin e prokurorit për të shkuar në SHBA, ka kerkuar shuma marra-mëndse për të liruar kriminela nga burgu. Pra nqse ky prokurori Anton Martini ka lidhje me shkerdhaten Prel Martini, qënka edhe ky një qelbësirë i korruptuar, dhe një zagarë i Sali Berishës që me llustrimin që i bën muti Preç Zogji, deshiron të fusë kokën në SPAK për të luajtur rolin e kollonës së 5-të për llogari të UDB-ashit Serb Sali Berisha.

  22. L.B. says:

    Prokurori Anton Martini eshte prokurori me i ndershem, i guximshem, me me integritet, i kualifikuar dhe profesionist qe ka Shqiperia. Ai nuk trembet dhe nuk bashkepunon me qeverine Rama dhe bandat e tija kriminale dhe i trembet qeveria dhe kriminelet.
    Duke pasur gjithe keto cilesi qe rralle mund ti kete ndonje prokuror, ka ngjallur zili tek njerezit, koleget, qeveria etj.
    Eshte turp per vetigun qe i ka shkaktuar gjithe keto peripeci, padrejtesi dhe zvarritje ne procesin e vetingut ketij prokurori kaq te nderuar.
    Eshte nje vlere dhe krenari per sistemin gjyqesor dhe Shqiperine qe kemi nje prokuror te tille. I uroj shume suksese Z. Anton Martini, sepse meriton te jete prokuror dhe drejtues i SPAK.
    Bravo Z. Prec Zogaj per shkrimin qe keni bere dhe jam e sigurt qe ka plot njerez te ndershem dhe me integritet Shqiperia qe mendojne si Ju.

  23. korieri says:

    Po si nuk doli ndonje i paafte nga veriu xhanem!Te gjithe talenta edhe pse me fakultet pa mbaruar te mesmen!E papare kjo kohe moderne qe ne nji dikaster dikur kur mblidhje kolegjumi Ministri pyeste ne salle :Kush eshte nga veriu te çohet ne kembe dhe pergjigjia ishte te gjithe ne kembe!Padyshim qe drejtesia s’ka per tu bvendosur kurre perserisa ate e drejtojne miqt e varesit e Berishes.fale kjo ede perkujdesit qe bejne edhe miqt tane .Ndaj o Preç mos u merzit edhe po se moren Anton Martinin se ka plote Arben Kraja,Adriatik Dhalla,Arta Marku e plote te tjere dale nga kursi Berishjan i plepave.
    Si nuk doli nje prekuror nga shqiperia e mesme xhanem!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. B
    Beni

    O korrieri, tironsit skan tru me u be prokurora etj, ata max noj thalb huder dhe noj got raki, kto dyja i kan pasion dhe profesio

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje