“Ilir Metën, gati ta ndihmoj në çdo moment. Eshtë një një hall për vendin”! Rama: LSI, një çiban! Kryemadhi dorëzane në mision

1 Prill 2021, 22:06Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha e nga ana njerëzore është i gatshëm ta ndihmojë në çdo moment Presidentin e Republikës, Ilir Meta, ndërsa shtoi se në fushëbetejën politike është një hall i madh për vendin.

I ftuar në emisionin “Open”, Rama u shpreh se LSI ëshë një çiban në politikën shqiptare, së cilës i ka dalë e keqja në fytyrë, ndërsa kryetarja e saj, Monika Kryemadhi është thjeshtë një dorëzane që shkon me misione.

Rama: Nuk merrem fare me njerëzit, kanë punën dhe jetën e tyre. Kjo është fusha e ndeshjes. Këta janë lojtarë në fushë.

Ilir Metën si njeri unë kam vetëm keqardhje që është katandisur në atë gjendje, por s’kam asgjë me atë si njeri, jam gati ta ndihmoj në çdo moment nga ana njerëzore.

Ilir Metën në këtë rol, në këtë fushë, e konsideroj një hall të madh për këtë vend jo për mua.

LSI-në si rol, si sistem, si filozofi, që është tani e shpërfytyruar dhe i ka dalë komplet e keqja në fytyrë e konsideroj një çiban në politikën shqiptare.

Kur them sistemi, aty është një sistem i ngritur dhe kontrolluar nga Ilir Meta, në funksion të Metës.

Ilir Meta aty është sistemi, sistemi aty është Ilir Meta. Monika pastaj është dorëzania që niset me misione.

Meta shkon në Presidencë dhe ajo ka mision që të administrojë atë sistem mizerabël që ka ajo parti.

1 komente në ““Ilir Metën, gati ta ndihmoj në çdo moment. Eshtë një një hall për vendin”! Rama: LSI, një çiban! Kryemadhi dorëzane në mision”

  1. Berti says:

    Ehh mer Rame! Kot pse i bie LsI? Se po mos ishte rrezik te merrte deputete shume as do lodheshe nje sekond te harxhoje frymen. Fakti qe merresh veeetem me ta e kupton vete ca ndjesie le ne popull!!!
    Ke frike. Dhe goditet kundershtari qe te rrezikon jo ai qe sic thua ti ka marre fund

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje