Jozefina Topalli, një model femëror në një botë të egër burrash

2 Prill 2021, 12:25Blog TEMA

Nga Miranda Haxhia

Përballë me – JOZEFINA TOPALLI

Ne vitin 2011, u gjenda në Shkodër në prezantimin e një libri me kujtime burgu. Ejëll Çoba, autori i librit e nuk jetonte më, por mbesa e tij, Jozefina ishte kujdesur që kujtimet të botoheshin.

Dhe jo vetëm kaq. Njoha tërë familjen Topalli që mbartte copëza të atyre mbresave të hershme që vetë Jozefina u kishte përjetuar. Pastaj ishte tërë Shkodra që mblidhte pikë-pikë respektin për veprën e Ejëll Çobës, me shpejtësinë e fuqinë e mrekullueshme të mirënjohjes. Ishte ajo Shkodër që e bën t’i shkëlqejnë sytë Inës, emri me të cilin e njohin familjarë dhe miq.

…sepse di të respektojë

Jozefina Topalli ka fituar respekt, sepse di të respektojë. Për njerëzit me të cilët punon, kujdeset pafundësisht. Shëndeti i tyre bëhet problem i saj. Hallet e tyre janë pjesë e axhendës së saj. Shpesh herë me ekipin me të cilin punon, kuptohet me vështrime.

Linda Ihsani (Ndjesë pastë!) më fliste gjithmonë me tepri për zj. Jozefina Topalli. Ndërsa një ditë, tek ajo më rrëfente, mendoja se gjysmat e fjalëve ishin për t’u resitur nga kujtesa ime. “Linda e tepron!”- mendoja.

Pasi e takova Jozefina Topallin, kuptova që duhej një masë më e madhe fjalësh për të thënë gjënë e duhur. Dhe nuk jam e sigurt në do ta them të gjithën për një grua që shpresoi, guxoi dhe fitoi.

E thjeshtë, e hijshme, gojëmbël, e brishtë dhe bujare.

A mjaftojnë këto cilësi për të ngacmuar kujtesën e lexuesit në rastin kur dua të rrëfej për një kryetare parlamenti, e para grua në një pozicion të tillë, për një luftëtare të zonjën për mbrojtjen te parimeve demokratike; për një mam’ që përkthen në dashuri çdo fjalë që thuhet për fëmijët dhe çdo herë që bie fjala për ta. Ju siguroj se janë pak. Linda më kishte rrëfyer, por…

… Intuita ime thotë se gjeta modelin, të cilin e kam kërkuar në ëndrrat dhe ambiciet e mia prej gruaje. U ka dhënë shpresë dhjetëra grave për të bashkuar kurajën me shpresën në luftën kundër kancerit të gjirit; që prerazi nuk toleron kur ka dhënë porosi të ndiqet një problem dhe nuk e kanë zbatuar.

Nuk është e lehtë të punosh me Jozefina Topallin, sepse ajo shikon tej kufijve të një pune. Idetë e saj krijojnë vetëm konture e përtej tyre ajo sheh realizimin, kur të tjerë nuk kanë filluar ende punën.

Vetëm në mes të territ i kuptohet vlera dhe fuqia dritës. Dritën e së ardhmes, ajo e pa kur ishte në mes të territ të një diktature.

Një grua si ajo nuk hesht me kohën, as ndryshon me kalimin e stinëve. Zemra e një gruaje si ajo lufton shumë, por nuk vdes, ajo është besnike e vetvetes, e qetë dhe e patrazuar, e sigurt në vetvete.

Sa shumë i ka dhënë familja edukimit të Jozefina Çobës.

Shume e dashur “Kira Argunova”e librit “Ne të gjallët”….

Që ta kuptojmë Jozefina Topallin, ju ftoj të kthehemi pas me përfytyrimin tonë…Sa larg? Qysh atë ditë, kur një tetëmbëdhjetë vjeçare mori një shuplakë të fortë nga regjimi, sepse nuk iu dha e drejta e shkollimit. Deri atë ditë, kur për të mposhtur hidhërimin që i “dhuroi” ai pushtet, mori të lexonte në italisht romanin “Ne të gjallët”, libër që në atë kohë qarkullonte fshehurazi, si testament antikomunist. E pikërisht, iu fut përkthimit. Kur përkthente “…Kur të kalojë e gjitha kjo,- tha Kira,- kur gjurmët e republikës së tyre do të dezinfektohen nga historia, ç’marsh i mrekullueshëm funebër do të jetë kjo këngë!..”,

Ina Çoba, tetëmbëdhjetë vjeçare, e privuar nga e drejta e universitetit, po shikonte te Kira e Rusisë së largët vetveten, dëshirën për dije, për të vërtetën, për të bërë mrekullira me mendjen dhe punën e saj në të ardhmen, po kërkonte kurajën për të qënë gjallë!

Ose… ende më tej, kur ishte vetëm një vajzë pesë vjeçe dhe me kokën mbi tavolinë , vështronte xhaxhanë e sapodalë nga burgu. Vështrimi i asaj fytyre të bukur që shtangte këdo që e rrethonte. Ajo merrte nga dijet, mençuria, pasuria e madhe intelektuale që mbartte Ejëll Çoba, një ndër pjesëtarët e familjes së hershme fisnike dhe patriotike shkodrane.

Nuk gjen gjurmë mëshire te Jozefina. Ajo mendon se fëmijëria e saj ishte e bukur, sepse e rrethonte dashuria e familjes. Ajo kujton se nuk e ka dëgjuar kurrë nënën e saj të ankohet. Vetëm punonte. Gazmendi i brendshëm, harmonia që e rrethonte familjen sillte detyrime për vajzën që po rritej. Jo vetëm matematika, por edhe kitara, edhe librat, edhe gjuha e huaj, edhe dëgjimi i muzikës ishin pjesë e edukimit që merrte. Brenda mureve të shtëpisë së Çobajve ishte një botë tjetër, një jetë paralele ku flitej dhe diskutohej për vlera njerëzore, për art, kulturë, histori, dije, cilësi që realiteti shqiptar po i zhvishte një e nga një në përpjekjet për të krijuar modelin e njeriut të ri.

Dhe, pas shumë vjetësh, pas një opozite të gjatë, të vështirë, në vitin 2005 Shqipëria pati një kryetare kuvendi grua. Një nga ato gra që i meriton fjalët e arta të Nënë Terezës: “Kur nga mosha nuk do të vraposh dot më, ec shpejt. Kur të mos të ecësh dot shpejt, atëherë ec. Po s’munde të ecësh, përdor bastunin. Por mos ndalo kurrë”.

Pengu i Inës është fëmijëria e fëmijëve të saj. Fakti që u është ndodhur gjithmonë larg, që nuk ka qënë pjesë e rritjes së tyre e ligështon. Kur filloi detyrën si deputete, djali ishte vetëm nëntë muajsh. E bënte rrugën e Shkodrës për katër orë. Sot janë fëmijët që i ofrojnë ledhe dhe e çlodhin, ato që nuk ua ka dhënë dot kur kishin më shumë nevojë. Por i shkëlqejnë sytë kur rrëfen se Genari, që mban emrin e gjyshit,djali i brishtë, i ëmbël dhe i qetë e mbush me lajka dhe me ledhe, apo Margerita, që ka emrin e gjyshes, kur i beson çdo gjë e i bëhet shoqe dhe mike e ngushtë. “Më nderojnë deri më sot.- rrëfen Jozefina.- Po rriten të mbarë. Kjo më mbush me gëzim, është e natyrshme, çdo nënë besoj se nuk do më shumë nga fëmijët veçse të jenë të mbarë.

E bukur. E denjë. E fortë?!

Jo, nuk është e fortë. Drithërohet edhe ajo si çdo grua, si çdo nënë. Por jeta e ka bërë të fortë për të përballuar sfida të vështira. Është e denjë për punën që bën. E aftë të respektojë dhe vlerësojë njerëzit që bëjnë historinë e vendit. Vëmendja që i kushton figurave historike i vjen nga vëmendja dhe respekti që kishin për shtetin pararendësit e familjes së saj .

Për zonjën Topalli të gjithë shqiptarët gëzojnë respektin e saj. I konsideron njëlloj. Nuk i ndan në të majtë e të djathtë, shqiptarë të Shqipërisë apo të Kosovës.

Dhe ish Zonja e parë e Kuvendit të Shqipërisë që mençurinë e përcjell përmes vështrimit të ngulmët dhe të sigurt, që zellin për punë dhe përkushtimin e përcjell përmes fjalës së thjeshtë dhe të qartë, që dashurinë për familjen e shpërndan përqark si e bën çdo mëmë; që e gjitha është si një pemë me rrënjë të forta e frute të shëndetshme, që ëndërron të ndihmojë njerëzit me dijen e saj, korrektësinë, mirëkuptimin dhe qetësinë – sot kërkon besën e të gjithëve për një Shqipëri ndryshe.

Brishtësia, forca, pagjumësia, lodhja, mundimet, vuajtjet, emocionet, gëzimet, dashuria njerëzore janë hallka që lidhin të gjithë punën dhe jetën e Jozefina Çobës.

Nëse e pyet për lotët, ndërsa është duke folur mes një fjalie, thotë shpejt e shpejt- qaj kur shikoj ndonjë film, por optimizmi e mbulon çdo shenjë tjetër që mund të lexohet edhe pa marrë përgjigje. Ka netë pa gjumë? Si çdo grua.

Pamja dhe trupi i saj nuk kanë nevojë për koment. As ushtrime fizike, as palestër. Gjithë ditën në aktivitet. Në këmbë. Një grua që nuk lodhet, me energji të jashtëzakonshme. Bën një punë që e ka për zemër. Ndoshta i lindi atë kohë kur shiste për dy qindarka dokumente të rëndësishme të financave të familjes në arkivin e shtetit komunist, ndoshta i lindi kur iu desh të punonte në bujqësi për të nxjerrë bukën e gojës; ndoshta iu edukua nga gjithë historia e familjes Çoba.

P. S.
As Diane Julie Aboott e politikës angleze, as Hyllary Clinton e qeverisë së Obamës, as Indira Gandhi, apo Golda Meir, kryeministrja e parë grua e Izraelit, as Angela Merkel, apo Evita Peron dhe as Margaret Thatcher nuk janë afër modelit që kërkoj për të kuptuar atdheun tonë kaq të vogël brenda kufijve të zemrës së një tjetër gruaje, përmes arsyes dhe logjikës së betejave paqësore, përmes fjalës dhe forcës së parezistueshme. Modelin ua jap në pëllëmbë të dorës, është një grua shqiptare, Jozefina Çoba Topalli.

11 komente në “Jozefina Topalli, një model femëror në një botë të egër burrash”

  1. Pa peshe specifike fare kjo Nafija says:

    Per mua Jozefina ka qen dhe esht shif e shkruaj. Nje ze ne korin e stonuar te Berishes, nje harbute, gojeshthurrur. Salihu e shau nga motra Ballen Po kjo integralja e quajti Ballen vagabond dhe e perjashtoi nga parlamenti. Neveri.

  2. sumatra says:

    Duke perdorur autoritetin e kesaj zheleje, i shoqi i saj ka bere kërdine ne Shkoder me ndertime pa leje e paprojkt dhe aktualisht ka shume probleme me bleresit per cilesine skandaloze te banesave. Kjo femer shkodrane nuk e kapercene modelin e kojshijes llafazane qe per te mbrojtur nderin e vet si ndrikull pergojon gjithe grate e lagjes. Nuk ka kapacitet as per pastruese ne parlament e jo me te perfaqesoj nje parti. Merrita e saj me e madhe eshte sulmi ndaj Heronjeve te Vigut, djemve qe kishin dale per liri kunder nazifashisteve . Cobajt e Shkodres dhe kompani e kolaboracionisteve bashke priftat pelerine zinj, te njohur si hafije ne sherbim te çdo okupatori i priten pushtuesit me kembe e me duar perpjete nderkohe qe populli masakrohej e pergjakej kunder tyre. Ti moj zonje je krye bushtra/ pak te gervishtesh te del llustra.

  3. Pensionisti says:

    Kjo “model femeror”?!!!
    Zonje apo zonjushe, Miranda Haxhia, se nuk te njohe, te lutem shko pak ne Kamez, tako nje mesuese qe deshirohej seksualisht nga “Mzati” kryetar i bashkise Kamez, shko takoje, pyete ate per Jozefinen, heroinen e shkrimit tend.
    Pyete, “shamikuqe” e quante mzati, pyete se si i u pergjigj heroina jote, kur kjo mesuese, u ankua per Xhelalin tek Jozefina.
    Pergjigje tipike qe vetem horrat te dhe kafshet me goje e japin.
    Ka shume raste ne jete kur nje fjale e vetme percakton ne menyre perfekte karakterin, shpirtin e nje njeriu, dhe ti kete duhet ta dish me mire nga une.

  4. ttt says:

    TE BEN TE VJELLESH VETEM KUR TA SHIKOSH..AFROHU E MERRI ERE NE DO TE NXJERRESH ZORRET
    LE PASTAJ NIVELIN INTELEKTUAL KANIBALESK……..

  5. Kukuleci says:

    Bente rrolin e cubeshes per te qene ne sinkron me shpellarin qe dhe sot e kesaj dite s’thote nje fjale per bemat e tyre te pusht-tetit kriminel te tyre.Grua maÇiste shpellash.

  6. Bojkotoni Celulën Greke Çani-Curri në TV-Klan says:

    Faleminderit,
    I kane thene te gjitha komentuesit e mesiperm per Zhelefinen zuzare, harbute dhe injorante.
    Eshte dishepull i Berishes, eshte modeli femeror i zuzarit dhe agjentit serb Berisha.
    Zhelefina Corba Calamanja e gdhendi portretin e vet te qelbur e te shpifur duke qene ne krye te kuvendit, aty dhe athere kur, do te duhej te ishte sinonimi i ligjit, i konsensusit, i etiketes dhe i shpirtit te parlamentit, por perkundrazi tregoi fytyren reale dhe vulgare, fytyren e ndyre te atyre qe e pollen dhe e rriten, te atyre qe mbaheshin baballaret dhe shpetimtaret e kombit, por qe per pese kacidhe, e zvarrisnin kombin dhe ja blatonin koken e tij pushtuesve te rradhes, kujtdo qe kalonin aty pari per te shkelur, dragur dhe neperkembur Shqiperine.
    Zhelefina Corba Calamanja eshte bushtra e denje e eterve dhe gjysherve te vet.
    Nuk kam asnje pike respekti per Lul Okllaine, Lul mavrine te cilin e kane zvarrisur aty ku eshte, ne krye PD-se, si pupet te Klanit politik Berisha, klanit agjenturor qe ka kryer kunder Shqiperise skenaret me te llahtarshme te shekullit 20 e 21, skenare qe edhe percaktuan perfundimisht lenjen edhe nje here te Shqiperise jashte Evropes, jashte progresit e prosperitetit, larg demokracise normale dhe shtetit ligjor, jashte unifikimit si komb dhe si teritor mbareshqiptar.
    Pra, nuk dua t’i shoh surrane dhe as t’i degjoj zerin Lul Okllaise, Lul Mavrise.
    Por, ne rastin me te pare qe do te me jepet, do t’a perqafoj ate dhe do t’a puthe ne balle me nje falenderim te madh sepse, kaq qerruar nga politika shqiptare nje buce, nje zuzare dhe nje funderrine harbute, si Zhelefina Corba Calamanja qe edhe pse kjo flakje tutje si zhele ndodhi nen vezhgimin e idhullit te saj Berisha, perseri, tamam si pinjolle e denje e skotes se saj familjare qe i bythelepihej cdo pushtuesi, nuk i ben zemra te thote nje gjysem fljale kunder tij.
    Faleminderit Lul Okllaija, qe e qerrove bucen Zhelefina nga skena politike shqiptare.
    T’a pacim per jete hua!

  7. Leonard Sota Ingolstadt Bayern says:

    Jozefina model femror ne nje bote te eger burrash ??? Kamarjer , dhe nje dopjo raki per Miranden……

  8. Angjelini says:

    E lexova pacavurren tende per korrektesi por me plote gojen dua te them se ke zgjedhure njeriun e gabuar ne pershkrimin tend. Jozefina Topalli eshte 100% e kunderta e asaj si ke thene. Arrogante, hajdute, agresive, dembele, indifirente, intolerante dhe shfytezuse ne maksimum. Per arsy rreshtash po permend vetem ca. Perfituse: Nuk ka lene vend ne bote pa shkelur se ne shqiperi po se po. Kur vajza studjonte ne France, I emroj dashnorin me pune ne ambasade. Pastaj ajo peffitoj shtepi falas ne Paris. Vodhi prona dhe tendera. Agresive dhe intolerante: sa here I ka kercnuar deputet e PS? Indifirente: rasti I vajzes se perdhunuar ne kamez nga mezati. Nuk ju be vone fare. U bene vjedhje marramendese, grushti I shtetit, Gerdeci, CEZ, 21-janari, dhe shum skandale te tjera por nuk e ka thene nje fjale.

  9. Shkodrani says:

    Llumi antishqiptar i thur llumit lavdi , v.k , xhozepina turpi gruas shqiptare , sot gje ska gjo ne dor rri si mut .

  10. demo-krati says:

    “Zhozi eshte nje model burrash ne nje bote te bute grash”!kapeni per zhelesh kete kuçeder qii ashte ulur zani por akoma e ka hijen e nje halabaku rruge te veshun me pushtet!Ndaj ,ndoshta Zhozi mund te jet ba pishman por tash sia ha as qeni kesaj “gruaje me hormone Saliut”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje