Krijohet testi i shpejtë për diagnostikimin e varianteve të ndryshme Covid. Madje në pak minuta është në gjendje të zbulojë edhe infeksione të tjera që mund të jenë në organizëm.
Testin e ri e kanë krijuar kërkuesit e Universitetit të San Diegos, që e kanë emërtuar ‘Nirvana’, dhe studimi është publikuar në revistën shkencore ‘Med’.
Në artikull është përshkruar edhe një pajisje e vogël që është në gjendje të mbaje dhe ekzaminojë 96 kampione në të njëjtën kohë, dhe arrin të diagnostikojë në vetëm 15 minuta Sars Cov 2. Madje edhe të sekuencojë e të nxjerrë rezultatin cili mutacion është.
Mutacionet janë ato që sjellin më pas krijimin e varianteve, si ato që njohim aktualisht, ndër të cilët variant anglez, ai brazilian, i Afrikës së Jugut etj.
Studiuesit thonë se një test i tillë portativ mund të përdoret kryesisht në shkolla, aeroporte, porte dhe mund të jetë shumë praktik për diagnostifikim të shpejtë e efikas.
Ore mik, lere c’behet ne Amerike..! Ne Shqiperi behet gje..?! Ai qe kerkon te ike
te veje ne Amerike
une per vete nuk shkoj dot
kjo per mua eshte gje kot..!
e… me fal se u nxitova…
… ne vere kur mbaron korja
me premtoj ambasadorja..!