Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria do t’i adresojë të gjitha problemet me të cilat përballen qytetarët, por fillimisht ka theksuar se duhet të përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve, që është zgjedhja e presidentit të vendit.
“Në programin tonë qeverisës, në planin tonë të punës, do t’i keni edhe këto zgjidhje mirëpo njëherë do të zgjedhim presidenten, është e domosdoshme ta përmbyllim hapin e tretë të konsituimit të institucioneve në mënyrë që ta kemi mandatin katër vjeçar, përndryshe shkojmë në zgjedhje,” tha Kurti.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deputetët ngritën çështjen e menaxhimit të pandemisë dhe mundësinë e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Kurti tha se problemet e trashëguara ndër vite nuk mund të zgjidhen brenda javësh.
“Jo bardhë ose zi tash, ne duam që të përgatitemi për liberalizim (të tregut të energjisë), jo të hymë pa u përgatitur se mandej përfundojmë në mjerim qysh na keni sjellë deri këtu. Ne duam të përgatitemi, po liberalizim, çështja është kur, dhe këtu konsiston vendimi politik dhe politika qeveritare. Sa i përket gjendjes së rëndë të pandemisë. Unë pajtohem me juve që është e rëndë, mirëpo me datën 3 qershor të vitit të kaluar kur unë kam dalë nga zyra e kryeministrit, kanë qenë 30 të vdekur dhe tre herë e gjysmë të shëruar sesa raste aktive. Me datën 24 maj të vitit të kaluar asnjë të infektuar, pse, sepse qasja jonë ka qenë mbyllje fillestare dhe hapje graduale, në mënyrë që të jemi në gjendje që t’i gjurmojmë rastet e infeksionit dhe kemi pasur sukses, mirëpo kur ndërron qeveria, ndërron qasja, ndërron strategjia e pastaj edhe pasojat shkaktohen”, tha Kurti.
Presidentet ne Kosove dhe Shqiperi duhet te zgjidhen nga populli,
pasi te jene zgjedhur nga juristet me te mire te vendit dhe te kene ne dore pushtetin gjyqesor.
Ende pa marrë pushtetin plotësisht, Albin Kurti ka me shkaktue sherr politik gjer në zgjedhje të reja.
Tash ka me ja pa sherrin Kosova.
Kjo eshte e ardhmja e kombit…
Prap ne zgjedhje vetem mos shkelen premtimet qe ju jane bere qytetareve
Imagjinoni qe kete shumice ta kishte basha apo meta dhe ta hudhnin ne kosh per hir te premtimeve
Pa harruar dhe ramen qe per frike te zgjedhjeve shkarkoi kater qeveri sikur te ishin ata pergjegjesit dhe jo ai
Albini ka lajthitur. Ai eshte i paparashikueshem.
Ai eshte shume i dyshimte!!!
Halli eshte sigurimi i kariges , pa te tjerat pune e madhe .
Me MOLOTOV z Kurti , atje brenda ne Kuvend qe te miratohet presidenti , ti ja di mire rradhen molotovit , perdore , per kete te mandatoi sovrani , po perdore kete sovrani eshte i kenaqur , asgje tjeter mos bej !
Albin Kurti:Une kujtova se deri diku kishit njefare Zgjuarsie..por ti qeneke Buddalla Fare???OK..O Mendje-Albini..Bejme perseri Zgjedhje..po po qe se Fiton Perseri??Dhe perseri –Humbet??Me kerkesen e Presidentes??Mos valle do te beni gjithmone Zgjedhje??Qe te Behet Vjosa Osmani Presidente??Kjo eshte nga Familje UDB_Ashesh…pse kerkoni do e mos ate“““???????????????
Kosova ne Duarte e nje psikopati dhe nje idiote sikur vjoqa
Ore shko ne zgjedhje ti cdo jave si plasi kujt.. Le te vine dhe ata emigrante cdo jave e te votojn se ate muhabet ke ti..
Gomar ngeli ky
A e shihni pse nuk perparojne shqiptaret ? Keta super demokratet e opozites jane njerzit e shitur te Serbia. Vafshit ne djall turpi i botes, ndyresira……………………………..,,
EDHE SA KOHE JU DUHET JUVE QE E VOTUAT KETE SERB TJU MBUSHET MENDJA QE NUK ESHTE ATJE PER TE MIREN E KOSOVES POR PER SERBINE ???
KRIZE KERKON PRAP KY !!! SE ASHTU I THOTE SERBI
HERA E DYTE KRYEMINISTER!!!!
Po te kishte edhe nje pike gjak shqiptari, Kurti do gjente gjuhen e ‘kompromisit”, per te mos hedhur Kosoven ne ere. Albin Trimi as qe can bythen per Kosoven, para interesave te veta personale. Ndoshta keshtu ja do puna!!!??? Kjo rrumpalle albiniane eshte pikerisht optimizmi i Vuciqit qe Kosova do jete prape nen Serbine ne te arthmen… Albini jo se nuk di te beje shtet, por ja kane zene koken me dere….Dyshim, dyshim dhe vetem dyshim ne vepren e ketij monstre… na turperoi ne bote… asnje njeri nuk degjon. Nuk degjon as Ameriken, as Gjermanine as Shqiperine. Vet sillet si majmun dhe bota per te mos e ofenduar e quan lepur.
Bravo Kosova per Rrumpallen. Ku jane ata mbeshtetes te tij qe na thone se Kurti eshte dhurate nga zoti per Kososven qe i mungon Shqiperise?Ai nuk eshte i zoti as per gjysmen e shqiptareve te Kosoves. Po hedh gjysmen kunder gjysmes….Keshtu do e bashkoi ai Kosoven me Shqiperine?
Percares i Kombit shqiptar! Demagog me flete!
I dashur Albin,
Siç e kam shprehur jo vetëm një herë, e çmoj bindjen dhe vendosmërinë (këmbënguljen) tënde në përzgjedhjen e shokëve të luftës, të cilët përshtaten me strategjinë tënde që ke konceptuar për të ardhmen e Kosovës, midis të cilëve është edhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani. Për punët që Kosova pret të bëhen sa më parë, nevoja dhe këmbëngulja jote, që të kesh në krah edhe presidentin, bashkëluftëtarë besnikë për njëri tjetrin, është për mua jo vetëm e kuptueshme. Në këto kohëra të ashpërsuara, midis histerisë së Beogradit kundra politikanëve të Prishtinës dhe paralel të distancimit tradicional të Tiranës ndaj bashkëpunimit me Kosovën – ajo është edhe e nevojshme, madje e domosdoshme. E kam theksuar, se presidentja Vjosë është në këto momente jo vetëm një personalitet i vlefshëm me peshë politike për vendin, por edhe një tingull simbolik i emancipimit qytetar evropian të Kosovës – këtë vendim e përkrah pa rezerva dhe me bindje.
Me këtë rast m’ë lejoni të sugjeroj, me shpresë se mund të ndihmoj sadopak:
a – Përzgjedhja e Vjosës si kandidaturë për presidente të Kosovës duhet të realizohet, sepse është në të mirën e Kosovës dhe të shqiptarisë në Ballkan. Sipas meje, ia vlen të përpiqemi, që ajo të fitojë me votat e Parlamentit të Kosovës vendin e presidentit.
b – Për t’ia arritur kësaj, duket se nuk mjaftojnë votat e deputetëve të LVV+LDK (duke pasur parasysh gatishmërinë e shprehur ndërkohë të Lumirit). Pra rezulton me këtë situatë aktuale, se Vjosa nuk mund të zgjidhet presidente e Kosovës. Ky fakt imponon matematikisht zgjedhje të reja në Kosovë – pra edhe një herë Zgjedhje, direkt pas zgjedhjeve parlamentare të porsa përfunduara me sukses për LVV-në. Nga pikëpamja politike, kjo sipas meje, është një dështim i fitores kombëtare të sapoarritur, që besimi popullor i dhá një partie të vendit. Nuk jam fare entuziast që të ribëhen zgjedhje në Kosovë. Sipas meje, LVV-ja e ka rradhën të sakrifikojë pjesë nga programi i saj, që kjo të mos ndodhë. Pyes përsëri veten – kaq të vështirë do t’a ketë Albini tashmë në koalicion të ofruar nga LDK-ja, të bashkëpunojë edhe me forcat e Ramushit atdhetar?
c – Ndryshe, në se zgjedhjet do të përsëriteshin, asnjë nga forcat politike të Kosovës nuk duhet të jetë e sigurt, se do të arrinte e vetme të fitonte mbi 50% të votave, ashtu siç i fitoi në mënyrë spektakolare LVV-ja para gjashtë javësh. Sepse populli ia dha votat asaj, me besimin që ai vetë të mos dalë i zhgënjyer. Kur ti i Fituari, i kërkon tashmë tjetrit më shumë nga ato që ai sapo t’i dhá, jo pak herë shihesh me syrin e dyshimit dhe reagimi vjen edhe në krahun e kundërt. Populli thotë një fjalë, se “tamarqallëku të lë pa gjë”. Fjala vjen, si unë ka edhe maniakë të tjerë skeptikë (por realistë) , dyshues dhe mosbesues ndaj një investimi shpirtëror që është bërë. Si mund të ishte reagimi? Nuk do votoja për ndonjë forcë tjetër politike, sepse jam një simpatizant i bindur i LVV-së, por kësaj rradhe, nuk do të shkoja në kutinë e Rivotimit, madje këtë vetvendim do t’a bëja hapur (në mënyrë demonstrative), në shenjë qortimi, në shenjë edukimi dhe mësimi, që LVV-ja ime, t’a kishte parasysh në sjelljen dhe përvojën e saj për të ardhmen. Rezultati është, se Kosova mund të humbiste realisht rastin që sapo mori, për t’u skalitur (veshur) me platformën “Kurti”, të cilën personalisht e shoh pozitive për periudhën aktuale dhe nuk duhet t’a humbasim.
d – I nderuar Albin, mos e lodh më tej vendin dhe votuesit duke i çuar ata rishtas në kutitë e votimit, ata që sapo të dhanë fitoren. Mendoj, se nuk do të shpëtosh nga përndjekja e hijes së mosmirënjohjes së tyre. (Dëshiroj shumë të jem i gabuar në këtë pikë!). Po të pyes në të kundërt – nuk të takon vetë ty, të japësh ti diçka nga fitorja, që populli i Kosovës sapo të dhá? Çfarë kërkon më tepër prej tij, kur ai të ka dhënë shumë dhe ti nuk ke filluar ti japësh asgjë deri tani! Të mbetet të fillosh të punosh menjëherë për të mirën e tij dhe të Kosovës? Të sugjeroj, të mos e lodhësh vendin më tej me rizgjedhje, mund të ikë situata nga duart, Patriot … Kosova është e ende e brishtë (ashtu si edhe RSH apo ndonjë republikë tjetër në Ballkan), sepse jo pak herë Ribërja e zgjedhjeve ka sjellë më shumë parti në një tavolinë. Ne kemi vetëm një shekull që kemi dalë nga sundimi i Perandorisë Osmane, me modelin “sulltan” dhe atë të “shqiptarit vezir dhe pasha”, pa kurrfarë përvoje për drejtimin e pavarur kombëtar të shtetit dhe pa realitete shumëpartiake siç kërkon Europa demokratike sot prej nesh. Për aftësira dhe nuanca të tilla, n’a mungon ende tradita dhe përvoja e filozofisë shtetërore në përgjithësi dhe ajo e udhëheqjes shtetërore qytetare në veçanti. (Po n’a e vjedh serbi në mes të ditës çifteli e rapsodi, po e shpall në UNESCO si veprën e vet origjinale historike, për të n’a asimiluar kombëtarisht me dokumente, kurse né merremi me llafe dhe me fjalime batutash estrade dhe me romuze bangladeshi , sado që ashtu siç është e vërteta – jemi si popull i vjetër, më të zotët për të bërë dhe për t’i rënë çiftelisë, për të thurrur rapsodi legjendare dhe për të kërcyer valle epike si askush tjetër). Mendoj se duhet të fillosh punën sa më parë, të sigurosh Vjosën presidente me kompromiset më të mira dhe të mos shkelësh mbi aventurën Kohë- dhe energjihumbëse popullore dhe shtetërore me Rizgjedhje!
e – Shumica absolute me 80 vota që t’i kërkon pa filluar punën, nuk të duhet për të drejtuar vendin, të duhet për raste të veçanta në parlament, të cilat natyrisht nuk janë të parëndësishme, siç është ky i zgjedhjes së presidentit dhe ndonjë tjetër. Vendosmërinë tënde për t’a bërë betejën për realizimin e vizionit tënd, vetëm me kalorinë e “krahinës” tënde politike dhe me besnikët konfidenciale, e shoh mjerisht të pamundur në Kosovë. Detyra jote në këtë moment dhe në këtë periudhë është – të bashkosh sa më shumë forca politike rreth vetes.
Shënim: Né shqiptarët e RSH-së kemi mësuar shumë nga sistemi i dhunës së shumicës që kaluam disa dekada. Vetëm një pakicë të diturish (qytetarë të traditës) kanë kuptuar dhe mësuar prej saj. Shumica e djeshme që brohoriste diktaturën, që erdhën nga provinca dhe përfituan prej saj duke hedhur një hap përpara për t’u mbajtur si qytetar, është lëshuar sot si qeni i liruar nga zinxhiri dhe e ka kthyer veten në një fukará të braktisur nga vetë shteti dhe nga pushteti i tij i dikurshëm, të cilin vet e ushqeu me përuljen e tij prej skllavi dhe vijon t’i bindet me verbëri, madje t’a brohorasë me bujé ende sot, sepse nuk ka asnjë vizion për të ardhmen se ku po shkon, nuk ka as edhe një motiv moral kombëtar, që një ditë të kërkojë të bashkëjetojmë me ju shqiptarë të Kosovës motër; nuk ka asnjë vizion dhe bindje se vetëm bashkë do shpëtojmë nga kjo varfëri materiale e shpirtërore, se vetëm kështu mund të hiqet gardhi që n’a ndan dhe e kemi vetëm Né, ju andej dhe ne këtej – për të mos qenë më si dikur.
Prandaj Albin vëllai, nuk do të jepja të drejtë të lozësh me rezultatin e zgjedhjeve, me besimin që të dhá populli yt i Kosovës dhe i diasporës së saj, as si patriot tashmë i detyruar dhe as si xhentëlmen evropian. Deri sot koha ka punuar për ty, je thirrur prej saj për të marrë këtë Mirëbesim. Jepi pra shpërblimin atyre me këto kushte që të votoi, me këtë realitet dhe me këtë çmim që more. Ndryshe koha, tani e tutje, do të punojë kundra teje, kundra fatit më të mirë të Kosovës nën drejtimin tënd… E kuptoj që të duhen më shumë dasmorë që të shpallësh të mirën Vjosë presidente të Kosovës. Por nuk jam me ty, që të shtysh betejën derisa të gjesh dasmorët për të shpallur të mirën Vjosë presidente! Do t’i gjejmë, do t’i gjesh ti, do të vijnë vetë – po qe se ata të shohin se je besnik, se i qëndron mirënjohjes së tyre … Ka edhe Ramushi dasmorë patriotë si ty, si unë, si miliona shqiptarë të tjerë …
Në Ballkan mund të ketë luftë. Merr pranë vetes në emër të fatit të Kosovës edhe bashkëluftëtarë si Ramushi, të cilët e duan Kosovën jo më pak se ty dhe se unë, afroi ata që e duan Kosovën dhe Shqipërinë, pa çka se duhet të ndash me ata edhe diçka që dëshiron t’a arrish vetë shpejt si legjendar. Ne që jetojmë poshtë, ju shohim të gjithë – si punoni dhe si silleni. Me moralin që n’a kanë dhënë të parët tanë, çmojmë më shumë “trimin e mirë me shokë shumë” dhe atë udhëheqës, i cili i dhuron atdheut “vullnetin për bashkim, që i rrit atij Fuqinë, Pavarësinë dhe Lirinë”.
(Marrë nga faqja ime e Facebook-ut)