“100 euro për çdo libër të lexuar”, nisma nga një kompani ndërtimi në Itali

3 Prill 2021, 16:14Lifestyle TEMA

Çdo ditë e më shumë, të rinjtë janë duke u larguar nga librat, ndërsa pjesën më të madhe të kohës po e kalojnë në rrjetet sociale.

Në këtë situatë të vështirë për librin, një nismë jashtëzakonisht për t’u vlerësuar vjen nga Italia, aq më tepër nga një kompani në sektorin e ndërtimit. “Për çdo libër të lexuar, ne do t’ju paguajmë 100 euro”, është nisma e cila ka marrë shumë vëmendje në shtetin fqinj.

Kompania “Vanoncini Edilizia Sostenibile S.p.A.” ka të punësuar rreth 80 punëtorë dhe kërkon nga ata që të angazhohen sa më shumë në lexim.

Ideja ishte e gjitha e Danilo Dadda, CEO-s së kompanisë, në fillim të këtij viti, ndërsa pati mbështetjen e të gjithë stafit të tij. “Unë lexoj dhe studioj shumë, por e di që shpesh lodhja, por në disa raste edhe një përtesë e vogël i mban njerëzit larg leximit”, është shprehur Dadda.

Klubi i Librit i “Vanoncini Edilizia Sostenibile S.p.A.” funksionon kështu: Punonjësi zgjedh një libër sipas dëshirës, nga romanet e Dostoevskij dhe Dumas. Pasi e lexon atë, ai bën prezantimin në një fletë, e cila i paraqitet drejtuesve që e shqyrtojnë gjatë dy takimeve mujore. Më tej, punonjësi paguhet me 100 euro për çdo libër të lexuar.

1 komente në ““100 euro për çdo libër të lexuar”, nisma nga një kompani ndërtimi në Itali”

  1. Kur shikon se ne cfar nivelesh Talibanesh ka arritur shoqeria shqiptare ,
    dhe cdo dite shikon fytyrat e ndyra te Politikaneve me funderina te Ksaj Bote ,
    qe pa patur asnji aftesi , pa i afruar asgje asaj shoqerie vec Degjenerimin e injorancen ,
    qe kan ber Pasuri sheikesh dhe nga shpellat e stanet ku u linden sot jetojne ne Vila
    dhe gerthasin cdo dite per kte vend qe nuk i lan Art e Kulture pa i perdhunuar si Talibanet e vertete ,
    e Libri rene ne duart e Hienave me dhemb aq shume ne shpirt !
    Nuk ka dhimbje me te madhe ne shpirt se mungesa e levrimit te Artit e Kultures e Literatures
    ne nji vend .
    Ne vendin tim Libri eshte e kaluara , eshte ai Akord qe asnji s’mundet ta luaj sot e zbertheje ne copa dhe gjeje kuptimin .
    Gjithcka ne vendin tim eshte e zymte .
    Xombis cirren ne turma rrugeve mbas Hienave Politike .
    C’egersi ,c’kafshe Politike ,sa erresire ne vendin tim ! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje