Seanca për votimin e Vjosa Osmanit për presidente ka dështuar. Edhe pse opozita kishte dhënë mbështetjen paraprake për votimin e zonjës Osmani, presioni i qeverisë Kurti për miratimin e ndryshimit të ligjit zgjedhor, duket se ka bërë që një pjesë e deputetëve të mos merrnin pjesë në seancë.
Lidhja Demokratike e Kosovës tha se do të votonte për uljen e ish-kandidaten së saj në karrigen e presidentit, por përplasjet për shkak të nismës së kryeministrit Kurti për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve bënë që votimi të shtyhej për të shtunën.
Propozimi për ligjin zgjedhor, i aprovuar në Komisionin Legjislativ, nuk ka arritur të kalojë në seancën e mbajtur të premten mbrëma në Kuvendin e Kosovës. Me 39 vota kundër, ky projektligj nuk arriti të kalojë fillimisht në Kuvend. Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar kërkesën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për tërheqjen e iniciativës së ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje, duke bërë që deputetët e LDK-së të mos merrnin pjesë në seancë.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë pas përfundimit të seancës se kryeministri Albin Kurti ka kërcënuar demokracinë në Kosovë.
“U synua që të kërcënohet demokracia dhe rendi kushtetues. Nëpërmjet arrogancës u synua të shantazhohen deputetët e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Gashi. “Ne jemi këtu për të mbrojtur rendin dhe ligjin. Nëse ky ligj nuk tërhiqet, kryeministri Kurti do ta çojë vendin në zgjedhje. Albin Kurti ka frikë të qeverisë me vendin, edhe pse ka mjaftueshëm deputetë”, ka thënë Gashi.
LDK paralajmëroi para seances se Kosova mund të shkojë në zgjedhje nëse Kurti vazhdon me shantazhin ndaj opozitës. Seanca për ndryshimin e këtij ligji, që i mundëson diasporës të votojë në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës nëpër botë po mbahet para se deputetët të votojnë për presidentin e ri të vendit. Megjithatë, nëse ky ligj nuk do të miratohej dhe nëse LDK nuk do të merrte pjesë në seancë, Lëvizja Vetëvendosje do ta kishe të pamundur të zgjedhtë presidentin e ri të vendit.
Për zgjedhjen e presidentit kandidon Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, të dy pjesë e Listës së Vjosa Osmanit, e cila kandidoi në zgjedhjet e 14 shkurtit si pjesë e Listës së Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nga vullneti i shprehur i deputetëve të Republikës kemi konfirmimin se janë 80-të të vullnetshëm që të marrin pjesë në procesin e votimit”, tha VV në një deklaratë përpara seancës.
Edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi thotë se ka siguruar votat dhe kuorumin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit. Kusari-Lila tha se procedimi i ndryshimit të Ligjit për zgjedhjet para zgjedhjes së presidentit, nuk është shantazh për partitë e tjera, por mbajtje “e premtimit elektoral”.
“Në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit, është e pashmangshme shkuarja në zgjedhje”, shtoi ajo.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një seance plenare të mbajtur të premten, paralajmëroi se vendi do të shkojë në zgjedhje nëse nuk zgjidhet presidenti i ri. Ndërkohë gjatë mbledhjes së kryesisë së kuvendit, ku është shqyrtuar kërkesa për Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, nënkryetari i kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se e kupton rëndësinë e reformës zgjedhore, por nuk pajtohet që kjo çështje të trajtohet me urgjencë, pa pasur mundësi që edhe institucionet e tjera, siç është Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe shoqëria civile, të japin kontributin e tyre.
Kundër ndryshimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme është shprehur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se ata do ta kundështojnë të njëjtin edhe gjatë senacës.
“Vetëm në sisteme totalitare, në sisteme ku ka deficite serioze të demokracisë, nxirret për amendamentin dhe ndryshim një ligj i cili rregullon të drejtën themelore për të qenë të zgjedhur dhe për të zgjedhur. Është e papranueshme për ne që në rrethana ku ky ligj nuk është absolutisht prioritet, të ballafaqohet kuvendi dhe partitë politike me një ndryshim të tillë”, tha Tahiri.
Eshte shume e qarte! Albin urti ka frike te qeverise se s’ka aftesi,s’ka mbeshtetje! Rezik qeveria te humbase besimin! Eshte Berisha idol i Kurtit? Mentaliteti Otoman i Albinit duket qarte! Ai “zbath breket para se te shohe lumin” thoshin pleqte tane!
Kosova,d.m.th.politikanet jane te cmendur komplet,si puna jone,por ne kemi lloj tjeter diagnoze.Problem me madhor i shqiptareve jane politikanet.Nuk e di,ndoshta duhet ndonje solucion tjeter,p.sh. mos te ekzistojne me ligj asnje lloj partie,te sajohet ndonje formule se si te zgjidhen njerzit per te menaxhuar vendin dhe popullsine,se me kete system skemi gje ne vije.Te gjithe bejne si ujqer.
DUHET DIPLOMACI!
shumica e votave dhene klsaj maskareshe injorante ,
ksaj cope mishi me dy sy idiote ,jan votat e serbeve te kosoves ne bashkpunim me Beogradin
per te kapur poerseri Kosoven.
Firma e ksaj dhe e Kurtit qe Kosova i perket Serbise mundet ta ktheje Kosoven nen
duart e Ksapeve te serbise
me kto dy Firma Serbia ben si Mafiozi Bechetli Italian me Firnat e salih berishes ,
fiton Gjyqin Arbitrarishte kunder Kosoves .
Kosovaret jane te paralajmeruar .
Gjithcka eshte angazhuar kunder Shqiptareve ne Shqiperi e Kosove !
Kurti = Kurthi i Kosovareve dhe fatkeqesia e Kosoves.
Mos lejoni Kurven e serbise Presidente !!!!!!!!!
Me mire me vini mua president se lopen Osmani, kjo eshte familje e UDB…..
Zgjedhjet reale në Kosovë ishin dhe vazhdojnë të mbeten problem i madh për shkakë të manipulimeve që lehtë i bëhet popullates mjafton vetë të shifen emigrantët e saj me të madhe janë largu dhe presin të largohen nga Kosova me të vetmin për të ardhura ma të mëdha dhe janë mu këta të ikur vullnetarë që pranojnë të presin në kufirin serb mbi 20 orë dhe të vijnë e të imponojnë rezultat në zgjedhje e pa pranushme
Kjo zonja erdhi ne Tirane dhe bisedoje koke me koke me kryetradhetarin e popullit shqiptare e kosovar . Si mund te ndodhi ndryshe moje zonja Osmeni. Populli kosovar votoje te shpetoje nga armiqte e brenhdshem ti behesh fole e tyre .Bashke me Albinin nuk dini ku jeni edhe pse populli ju votoj . Sido qe te jete Rama nuk e justifikon qendrimin tuaj politike qe mbani ne raport me Shqiperine . Kurti vjen ne Shqiperi e bene politike kur e akoma nuk di si do ti veje halli popullit kosovar .
Te votohet Vjosa Osmani me cdo kushte ,thote Kurti ,ndryshe shkojme ne zgjedhje te parakoheshme .Pretendon se do te fitoje me thell . Kesaj i thone vuaj o popull se ne duam ate qe na pelqen .Me shprese se nje dite do te kthejllohen e do te bejne me te miren per Kosoven .Populli si ne Kosove e Shqiperi te synoje qe ne qeverisje te vijne me te miret qe nuk jane te lyer me tradhetira .Kurti dhe Osmani nuk jane etiketuar si tradhetare por kur takohen me te tille le shume per te deshiruar.