Miliona besimtarë katolikë në botë po festojnë të dielën (4 prill) festën e Pashkëve. Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, në mesazhin e tij u bëri thirrje vendeve të shpejtojnë shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19, veçanërisht për njerëzit e varfër në botë.
Ai i quajti “skandaloze” konfliktet e armatosura dhe shpenzimet ushtarake gjatë pandemisë. Ky është viti i dytë që Mesha e Pashkëve është mbajtur nën masa të kufizimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit, me prezencë kryesisht të kufizuar të besimtarëve.
Pasi udhëhoqi Meshën, Papa Françesku lexoi mesazhin vjetor, “Urbi et Orbi” (për qytetin dhe botën), në të cilin tradicionalisht adresohen problemet e botës dhe bëhet thirrje për paqe.
“Pandemia po vazhdon, ndërsa kriza sociale dhe ekonomike mbetet e rëndë, veçanërisht për të varfërit. Sidoqoftë është skandaloze sesi konfliktet e armatosura nuk kanë marrë fund dhe arsenalet ushtarake janë duke u shtuar”, tha ai.
Papa Françesku, i cili në kushte normale do të kishte bërë adresimin para një publiku me deri në 100.000 njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit, foli para më pak se 200 besimtarëve në kishë, ndërsa mesazhi u transmetua online për miliona të tjerë nëpër botë.
Papa i kërkoi Zotit të ngushëllonte të sëmurët, ata që kanë humbur një të dashur dhe të papunët, duke i nxitur autoritetet që t’u sigurojnë “ushqim të mirë” familjeve në nevojë.
Ai lavdëroi punonjësit shëndetësorë për luftën ndaj pandemisë dhe tha se të gjithë njerëzit duhet të angazhohen në këtë drejtim.
“Unë i nxis të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare, që përmes një fryme të përgjegjësisë globale, të angazhohen për të kapërcyer vonesat në shpërndarjen e vaksinave dhe për të lehtësuar shpërndarjen e tyre, veçanërisht në vendet më të varfra”, tha ai.
Papa bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës në Siri, “ku miliona njerëz aktualisht jetojnë në kushte çnjerëzore” dhe konfliktit në Jemen. Papa gjithashtu shprehu afërsinë e tij me rininë e Mianmarit, për të cilët tha se janë të “përkushtuar për të mbështetur demokracinë”.
Ne mesazhin e tij, kreu i Kishës Katolike, bëri thirrje për dialog midis izraelitëve dhe palestinezëve dhe kërkoi fundin e dhunës në Afrikë.
“Ka ende shumë luftëra dhe shumë dhunë në botë. Zoti, i cili është paqja jonë, na ndihmoftë të kapërcejmë mendësinë e luftës”, tha Papa.
Në Kosovë, Meshën e Pashkëve në Katedralën “Nëna Tereza” në Prishtinë e udhëhoqi Don Lush Gjergji, nga Ipeshkvia e Kosovës.
Në mesazhin e tij, ai tha se “në këtë kohë të zymtë të pandemisë duhet ta kemi sigurinë e fesë, ringjalljen e shpresës dhe ndezjen e dashurisë”.
Festa e Pashkëve është dita për të cilët të krishterët besojnë se Jezu Krishti është ringjallë.
Papa kërkon vaksinim të popullatës ,kurse Sali Berisha ,L.Basha dhe Ilir e Monika thonë që vaksina që solli Edi Rama është vdekjeprurse ,mos e bëni ..Përse ju pickoi vaksinimi i popullësisë 100% ralizuar nga gjiganti Edi Rama ?…Veza ,.shporta e pashkës apo shëndeti popullit ?!…. ….more opozitar të pa ndreqshëm ambicioz rrugaq rrugor për Vaksin përhapët panik se vaksina ju helmon ,megjithse ju keni dhënë prova se flini gjumë me gjithë nënstradinin tuaj Lulëzim Basha me 40 hajdutët e vjetër ,ky me këpucë të vjetra do të filloi një rrugë te re,e pa mundur !…. po gënjeni shqiptarët .Prandaj përdorni kompresa me akull dhe pomado që të qetësoheni nga dhimbja e vërtet për vajzën e vogël që i dha shportën ,është përhapur në medja duke sulmu Edi Ramën se i mori shpotrën . pasi po të ishte për vezën ajo do ti kishte thënë : xhaxhi Edi gëzuar pashkët dhe mere vezën e pashkës,jo shportën ,por shtypi pran opozitës të bardhën e bëni të zezë ,ju mbyti xhelozia .
Sot Edi Rama është kryeministri i punës pa lodhur dhe ralizues qytetrimit urabn të kryeqndrave qyteteve shqiptare.i ktheu në metropol europian këtu është derdhur jo vetëm vetëm shpirti por edhe materja e gjallë siç është lugomarja e Vlorës etj….Sulmet ndaj Edi Ramës dikton një gjest të sëmurë të opozitës babale ,merruni me punën jo me formën.
Edi Rama 24 karat flori ,prandaj meriton karriken përsëri të kryeministrit në zgjedhjet e 25 prillit ardhshëm.