Denaj takim me operatorët turistike: Ta bëjmë Sarandën qytet me turizëm gjithëvjetor

5 Prill 2021, 14:43Politika TEMA

Kandidatja me nr 4  për Qarkun e Vlorës, për Partinë Socialiste, Anila Denaj, zhvilloi një takim me operatorët turistike ku diskutuan mbi problematikat dhe avantazhet që ka qyteti i Sarandës.

“Zgjodhëm anijen dhe detin, të zhvillonim një takim me përfaqësues të operatorëve turistikë, agjencive detare e hoteliere në Sarandë, për të folur për turizmin aty ku ai merr vlerë.

Me Ben Çipën, kryetarin e shoqatës dhe kryetarin e Bashkisë ndamë problematikat dhe aspektet e zhvillimit të sektorit, në prag të fillimit të sezonit dhe vizionin për ta bërë Sarandën një qytet me turizëm gjithëvjetor, ” shkruan Denaj në rrjetet e saj sociale.

” Do të jemi të kordinuar mes pushtetit lokal, Qeverisë dhe sipërmarrjeve turistike që të zgjidhim problematikat, para hapjes  së sezonit turistik, tha Denaj, e cila si kandidate për deputete e kësaj zone, premtoi, se  mbetet e angazhuar, dhe do të jetë në mbështetje të sipërmarrjes, me qëllim lehtësimin dhe promovimin e tyre edhe në mandatin e 3 të Partisë Socialiste”.

1 komente në “Denaj takim me operatorët turistike: Ta bëjmë Sarandën qytet me turizëm gjithëvjetor”

  1. Gloria says:

    E ndriti kjo hajdutja me koncesionet qe firmosi ne fundvit, tani do ia beje edhe Sarandes. Hoqen nje hajdut nga Saranda e vune nje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje