Kandidati për deputet i Bindjes Demokratike në Qarkun e Shkodrës, Tonin Uldedaj ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për Pashkën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Uldedaj ka bërë një urim të veçantë ku shkruan se Dita e Ringjalljes së Jezu Krishtiti është më e përshtatshmja për të dhënë mesazhin e ripërtëritjes dhe shpresës, për të përqafuar nevojën për dashurio dhe mirëkuptim si dhe për të angazhuar veten dhe të tjerët për një Shkodër dhe Shqipëri më të mirë.
Uldedaj shton se Jezu Krishti ishte dhe është “kundër pushtuesve të Tempullit, matrapazëve (edhe të votës sot!!!) dhe rrenacakëve dhe kundër tyre duhet të jemi dhe ne”.
Për më shumë se dy miliardë katolikë dhe të krishterë të tjerë në të gjithë botën, sot është dita më e shenjtë në kalendarin fetar sepse është kremtimi i ringjalljes së Jezu Krishtit, tri ditë pas kryqëzimit të tij.
Urimi i Tonin Uldedajt:
Gëzuar Pashkën
Dita e Ngjalljes së Krishtit asht:
ma e përshtatshmja për me dhanë mesazhin e Ripërtëritjes dhe të Shpresës,
ma kuptimplotja për me përqafu nevojën për dashuri dhe mirëkuptim,
ma e rëndësishmja për me angazhu veten dhe të tjerët për një Shkodër dhe Shqipëri ma të mirë.
Na duhet ngrohtësia hyjnore e kësaj dite për me shku përtej ndarjeve dhe për të themelu një kod, dhanë një besë e përqafu një alternativë.
Krishti ishte dhe asht kundër pushtuesve të Tempullit, matrapazëve (edhe të votës sot!!!) dhe rrenacakëve. Kundër tyre le të jemi edhe ne!
Me shnet Pashka dhe paçi gëzim në familjet tuaja!
Lere Krishtin atje ku prehet se dhe varri nuk i dihet.
U bate te neverishem !