Kreu i PD Lulzim Basha “u pret krahet” anëtarëve të Kabinetit të qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha si dhe ish ministrave te kabineteve qeveritare te meparshme.
Mëngjesin e sotëm Basha ka “garantuar” shqiptarët se nese fiton zgjedhjet me 25 prill, në Kabinetin e tij, nuk do të jetë asnjë prej tyre.
Kreu i PD mesa duket do të mbajë larg posteve ministrore të gjithë ministrat e mëparshëm që kanë shërbyer në Qeverinë Berisha.
Në emisionin “Koha për tu zgjuar”, Lulzim Basha tha se anëtarë të Kabinetit do jenë ata persona që mbajnë peshën e qeverisë, zonja dhe zotërinj të spikatur.
“Normal që jo. Uji rrjedhë. Në qeverisjen time nuk do ketë anëtarë të kabinetit që kanë shërbyer në të kaluarën.
Por do ketë anëtarë që do jenë në gjendje të mbajnë peshën e qeverisë.
Kabineti do përbëhet nga zonja dhe zotërinjtë spikatur, të cilët do të bëjnë të mundur krijimin e një kulture të re polikte.
Siç na takon, sepse jemi një brez i ri. E kemi njohur nga afër avantazhin e të bërit politikë në Europë”, u shpreh Lulzim Basha.
Ky vendim penalizon në fillim ata që kanë qenë ministra nga 2005 deri në 2013, kyr Kryeministër ishte Sali Berisha. Kështu, emra si Flamur Noka si ish-ministër i Brendshëm, Aldo Bumçi si ish- ministër i Drejtësisë, Kulturës dhe i Jashtëm, Enkelejd Alibeaj si ish-ministër i Drejtësisë, Bujar leskaj si ish- ministër i Kulturës, Ferdinant Xhaferri si ish – ministër i Kulturës, Turizmit dhe Rinisë.
Jo vetëm emra të listës, por edhe emra jashtë listës, por anëtarë të kryesisë, si Florion Mima, Genc Pollo, Genc Ruli madje dhe ish – presidenti Bujar Nishani që është kryetar i Këshillit Kombëtar, përjashtohen nga kabineti paraprkisht.
Edhe LSI dhe aleatët e tjerë të PD do të preken nga ky vendim. Tek LSI, Petrit Vasili dhe Vangjel Tavo si ish – ministra të Shëndetësisë në kohën e Berishës, preken nga kriteri i përjashtimit bashkë me Edmond Haxhinaston si -ish ministër i Transportit. Gjithashtu Fatmir Mediu si ish- ministër i Mbrojtjes dhe Mjedisit dhe Nard Ndoka si ish – Ministër i Shëndetësisë.
Vendimi i Bashës, nuk prek vetëm qeverinë Berisha, por edhe të mëparshmet. Luan Rama i LSI, që ka qenë ministër i Brendshëm në qeverinë Nano të 2002, përjashtohet me këtë kriter. Agron Duka i PAA gjithashtu si ish – ministër i Nanos, tek Bujqësia.
Madje ky vendim shkon deri në qeverinë e Aleksandër Meksit 1992- 1996, ku ka qenë ministër i Shëndetësisë Tritan Shehu, i cili në qeverinë Meksi 1996-1997 u bë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm.
Nuk dihet nëse vendimi i Bashës do të ketë fuqi te aleatët, por brenda partisë ka gjetur të papërgatitur të paktën 8 ish- ministra, po të përjashtohet Bujar Nishani, që si ish- President, nuk mund të ketë ambicien për ministër.
Lista e te “djegurve” sipas Bashes:
Nga aleatët
1.Petrit Vasili
2.Luan Rama
3.Vangjel Tavo
4.Edmond Haxhinasto
5.Fatmir Mediu
6.Dashamir Shehi
7.Agron Duka
8.Nard Ndoka
Nga PD
1.Flamur Noka
2.Aldo Bumçi
3.Tritan Shehu
4.Enkelejd Alibeaj
5.Bujar Leskaj
6.Ferdinant Xhaferri
7.Florion Mima
8.Genc Pollo
Qeveria e parë Berisha
1.Sali Berisha – kryeministër
2.Ilir Rusmaili – zëvendëskryeministër
3.Besnik Mustafaj – ministër i Punëve të Jashtme
4.Arenca Trashani – ministre e Integrimit
5.Sokol Olldashi – ministër i Brendshëm
6.Fatmir Mediu – ministër i Mbrotjes
7.Ridvan Bode – ministër i Financave
8.Genc Ruli – ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
9.Aldo Bumçi – ministër i Drejtësisë
10.Lulzim Basha – ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
11.Genc Pollo – ministër i Arsimit dhe Shkencës
12.Maksim Cikuli – ministër i Shëndetësisë
13.Koço Barka – ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
14.Jemin Gjana – ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
15.Bujar Leskaj – ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
16.Lufter Xhuveli – ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave
Qeveria e dytë e Sali Berishës (16 shtator 2009 – 10 shtator 2013
Sali Berisha – Kryeministër
Ilir Meta- Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër
Majlinda Bregu – Ministre e Integrimit
Lulzim Basha – Ministër i Brendshëm
Arben Imami – Ministër i Mbrojtjes
Bujar Nishani – Ministër i Drejtësisë
Ridvan Bode – Ministër i Financave
Petrit Vasili – Ministër i Shëndetësisë
Dritan Prifti – Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
Myqerem Tafaj – Ministër i Arsimit dhe Shkencës
Sokol Olldashi – Ministër i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit
Fatmir Mediu – Ministër i Mjedisit
Ferdinand Xhaferri – Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Genc Ruli – Ministër i Bujqësisë
Spiro Ksera – Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Genc Pollo – Ministër Shteti
Si tha dhe Rama , basha te genjen edhe kur bie shi!
Shqiperia ne rrezik nga ky spermatozoid mashtrues i kalibrit te larte
Missionari saliut
Duke pare duke bere or Hero !
Shejtan budalla është. Thuaj ti që vetëm fle ky. Jo se po të ngrihet si parim, atëherë i bie që edhe ky ka qenë ministër. Por jo, ky është kryeministër, pra nuk e kap reforma . Futja kot se u pa puna. Ky as fiton, e as bëhet kryeministër. Ku vete o lumadh ? Program jo, ide jo. Hajdeni ju më bëni kryeministër mua . Sa gjynah robi .
Do beje shume mire,por a do t’a mbaj kete premtim? Nuk dihet.Lul Basha eshte bythelevizur.
Kali ne Selanik dhe Lyli mbledh kasht e byk …. e cplera , akoma skane fituar dhe mendojne e ndajne ministrite, o Lyl , po Jamkar Malltezin do ta zgjedhesh ore gaxhgaun , zgjidh Jamkarin se te preu rushin Salia , te ktheu roje te hyrja e pd , apo sje dhe si dras ne kemb , kollos , ben per roje …. kujdes Lyl