Bardhok Planaj, 46-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e Pashkës në dalje të Shkodrës ishte një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.
Në qytetin e tij ai thirrej me nofkën “Kumbari” për shkak të lidhjeve të shumta që arrinin edhe në radhët e politikës shqiptare.
Planaj u qëllua me breshëri plumbash në makinën e tij duke lëvizur në afërsi të fshatit Dobraç. Pak metra më tej autorët dogjën makinën e përdorur në krim duke lënë brenda saj edhe 2 armë.
Bardhok Pllanaj është përfshirë disa herë në dosjet e policisë ku fikurointe si person me precedentë në fushën e trafikut të drogës.
Në 2014-ën ai u dënua në mungesë për “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”.
Për këto akuza ai u arrestua në 2018-ën dhe madje iu sekuestrua edhe një pallat 10-katësh i dyshuar se ishte ndërtuar me para nga burime kriminale dhe pa leje ndërtimi.
Ngjarja më e bujshme është ajo e 2014-ës që lidhet me një rast të trafikut të drogës nga Laguna e Vilunit dhe që trazoi edhe politikën shqiptare.
Më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin në det nga një mjet lundrues çanta të zeza në përmasa të mëdha.
Pasi u nxorën nga deti, rezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen e asaj date, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg.
Hetimet provuan se sasia e lëndës narkotike ishte ngarkuar në skaf në Velipojë për t’u dërguar në Itali, te pritësit e saj, njëri prej të cilëve u identifikua asokohe si shtetas italian.
Sipas raporteve të policisë të asaj kohe i përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës ishte pikërisht Planaj. Por ai mundi të shpëtojë nga arrestimi pasi sipas oficerëve që e ndiqnin ai u fut në makinën e një deputeti dhe që sipas tyre i përkiste Mark Frrokut.
Frroku mohoi ta ketë ndihmuar Planajn që t’i shmangej arrestimit, por në raportin e oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut shkruhet se “i dyshuari në survejim prej tyre ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin Audi në pronësi të deputetit”.
Planaj është hetuar së bashku me disa persona të tjerë, si pjesë e grupit të të arrestuarve në kuadër të operacionit “Laguna e Vilunit”, madje ndaj tij u nxor edhe një urdhër arrestimi, por në atë kohë nuk u gjet. Më pas ai i shpëtoi dënimit për shkak të mungesës së provave.
Detajet e ekzekutimit, mbi 100 plumba ndaj makinës së Planajt
Mbi 100 plumba janë qitur nga armët e atentatorëve ndaj makinës ku udhëtonte dhe mbeti i vrarë një natë më parë Bardhok Planaj në Shkodër.
Sipas burimeve policore, mjeti me të cilin qarkullonte i ashtuquajturi “Kumbari i Shkodrës” është bërë shosh nga predhat e automatikut.
Mbi 30 plumba përfunduan në trupin e viktimës, duke e lënë të vdekur në vend, pjesa më e madhe e të cilave kanë goditur kokën dhe trupin e tij.
Bardhok Planaj, lëvizte i vetëm në makinën e tij tip “Range Rover” ngjyrë e zezë, ku pas atentatit, makina ka lëvizur në gjendje të lirë dhe është përplasur me oborrin e një biznesi në anë të rrugës.
Mësohet se gëzhojat janë shpërndarë në rrugë si pasojë e breshërisë së armëve me të cilat 46-vjeçari u qëllua pa mëshirë.
Policia lokale e ndihmuar edhe nga FNSH kanë rrethuar kryeqendrën e veriut, por deri tani kanë gjetur vetëm një makinë të djegur, jo shumë larg vendit të ngjarjes.
Brenda mjetit tip “Passat” me targa italiane, u gjetën edhe dy kallashnikovë që dyshohet se janë përdorur nga autorët për të qëlluar ndaj Planajt.
Edhe pse është ende herët, pista kryesore në tryezën e grupit hetimor është hakmarrja, nisur nga dënimet dhe problemet e viktimës në të shkuarën.
46-vjeçari është në emër shumë i njohur për drejtësinë shqiptare, por edhe atë belge.
Një vit më parë Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë, pasi ka qenë i arrestuar dhe dënuar për disa vepra penale, mes të tjerash në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.
Pllnaj ishte kryefjalë e politikës shqiptare në vitin 2014, pasi u akuzua për trafik droge, por i shpëtoi arrestimit.
Asokohe u raportua se ai u fsheh në makinën e ish-deputetit Mark Frroku për t’iu shmangur arrestimit.
Policia e kërkonte Pllanajn për trafik droge nga Velipoja me skaf drejt Italisë.
Dora flori atij qe e beri……kshtu do kemi te tjera nga keto sa te pastrohen keta bajga qe kan mar me qaf njrez te thjesht vajza te trafikuara pa mbrojtje…..dhe vjen nje dit…….hak pa mar e gjak pa lar nuk ka pik ta harojn te gjith keta “”gangesterat”” e shqiperis shpellar pa shkoll shpirt zinj te pa skrupull ne veprimet e tyre njerez pa brek ne b…..zbriten nga malet e u ben milioner……dale cfar u be ….vonon por nuk haron….dale beg se ka hendek…..njemij her dora flori keshtu do perfundojn i gjithe ky sua …..hakmarja shum mir edhe pse e pa ligjeshme me kete drejtesi e vetmja zgjidhje ???
Nji shpellar me pak. I lumte dora shpellareve te tjere e ne koken tuaj tani.
Hahaha… mirë e ke o byrazer po ky kombi yne I ka shpellarët me thasë…
Për çdo javë po kemi nga një lajm të mirë! Shqipëria po pastrohet nga kriminelët dhe banditët. Nuk ka rëndësi nëse vrasin njëri tjetrin apo i vret antikrimi. Me rëndësi është qê po na qërohen nga sytë. Tërheqshin këmbën zvarrë.