Tani e kanë krejt, po a ishte drejt?

4 Prill 2021, 20:40Politika TEMA

Nga Andi Bushati 

Shumica e re qeverisëse e Kosovës e ka realizuar një pjesë të slloganit të fushatës së fundit, për të marrë KREJT pushtetet, në mënyrë që të prodhojë një ndryshim radikal në vend. Por deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të listës “Beso” të Vjosa Osmani, nuk e kanë bërë në mënyrën më të DREJT-ë të mundshme, zgjedhjen e presidentes së gjashtë të shtetit të ri. Osmani është katapultuar në krye të shtetit, pas dy akteve që do të lënë një hije dyshimi mbi shumicën e re.

I pari qe shantazhi i Albin Kurtit mbi opozitën, për të vënë ndryshimet e njëanëshme të ligjit zgjedhor në funksion të krijimit të një korumi prej 80 deputetësh. Ndonëse më pas, Kurti tregoi fleksibilitet, dhe dëgjoi apelin e opozitës së moderuar, ai la shijen e njeriut që tenton të shkojë përpara pa përfillur zërin e të tjerëve.

E dyta, më e rëndë, ishte rekrutimi i dy deputeteve nga forcat e opozitës. As, Adelina Grainca, që vetëm pak javë më parë bënte fushatë me fotografinë e Thaçit për PDK-në dhe as Albena Reshitaj, që mbante mbi gjoks atë të Ramush Haredinajt, nuk bindin si idhtare të idealeve për ç’kapjen e shtetit. Ato që në zgjedhjet e fundit ishin në ekipet përbërëse të PLAN-it, do të mbeten gjatë si indicie të një procesi që nuk ishte farmaceutikisht i kulluar.

Këto episode do të na shërbejnë në të ardhmen për të rritur vigjilencën, kërkesën e llogarisë dhe kritikën ndaj një pushteti që tani kontrollon një fuqi që askush se ka pasur më parë në Kosovë. Por, nga ana tjetër, sado dyshime që të ngjallin, ato nuk mund të shërbejnë për të errësuar një fitore të madhe.

Tani, pas kaq shumë kohësh, pushteti në Kosovë është kthyer në duart e qytetarëve. Presidentja e re Osmani, është kandidatja që mori më tepër vota se gjithkush në këto dy dekadat e fundit, në votimet e 14 shkurtit. Ajo deri më tani ka qenë shembulli i integritetit përsonal dhe mospërkuljes ndaj thundrës së partitokracisë. Pra në këtë kuptim, Kosova nuk ka pasur më parë ndonjë presidente të këtij profili.

Vlera e zgjedhjes së presidentes së re është se ajo u bë në antitezë me një opozitë të mykur, të vjetër, që vazhdon të kacavirret si pas fijes së kashtës pas pushtetit që po i tkurret si lëkura e Shagrenit. Duke bojkotuar procesin, duke tentuar futjen e vendit në krizë, duke dashur të shkaktojnë zgjedhje të pafundme, ata dëshmuan se ende nuk po dijnë të vozisin me rrymën e fuqishme të ndryshimit. Opozita e vjetër sot kishte fytyrën e shëmtuar të Agim Veliut dhe Avdulla Hotit, që ishin ekzekutorët e puçit të shtetit të një viti më parë. Edhe PDK e AAK u parngjanë atyre. Ata, që kur rrëzuan një qeveri të ligjshme betoheshin se po e bënin këtë në emër të proamerikanizmit të tyre qesharak, tani i flakën si letër higjenike mesazhet që u erdhën nga përtej Altlantikut, duke treguar

pafytyrësinë e atyre që nuk besojnë në vlera, por vetëm në privilegje.

Një tjetër sukses është se me këtë proces vendi fitoi edhe një opozitë të re dhe moderne, me profil krejt të ndryshëm nga ajo që u përmend më lart. LDK-ja rugoviste, me kryetarin e ri Lumir Abdixhiku, tregoi gjatë këtyre ditëve se di të jetë, sa bashkëpunuese dhe koherente, po aq dhe parimore dhe e papërkulshme. Ajo i qëndroi me seriozitet shantazheve që i erdhën nga Vetëvendosja, por njëkohësisht demostroi që ka ditur ta lexojë mirë votën popullore që e ndëshkoi për tradhëtimin e premtimeve elektorale dhe përjashtimin e Vjosa Osmanit.

Pra, ndonëse jo krejtësisht e panjollë, ajo që ka ndodhur me zgjedhjen e Vjosa Osmanit është një ogur i mirë për Kosovën. Qytetarët i kanë dhënë shiumicës së re “KREJT” levat për të bërë transformimet që ata kanë dëshëruar prej vitesh, por njëkohësisht me këtë pushtet të pamatë, ata kanë krijuar edhe mekanizmat e kontrollit që ky vullnet të shkojë në rrugë të DREJT-ë. Një opozitë e re si kjo e Lumir Abdixhikut dhe një presidente si Vjosa Osmani janë një garanci e fortë për këtë.

14 komente në “Tani e kanë krejt, po a ishte drejt?”

  1. PEPJA says:

    JA KE FUT KOT PLAKO, DO TA SHOHESH ALPININ TANI QE I MORI KREJT SA I VESHTIRE ESHTE PUSHTETI SE NUK KRIJON DOT KRIZE T’JA HEDHE TE TJEREVE.

    1. Lumir lum miku says:

      Albini me gjithe pushtetet eshte “ne rregullme opozite moderne”, Rama pa president eshte “diktator me opozite te shtypur”. Ah ti o Bushat e do copen e mutit ne lule te ballit

  2. Predatori says:

    Dergoja pak Meros këtë shkrimin se kishte bërë një editorial paçavure dhe plot me gënjeshtra.

    1. Muli says:

      Mero Baze or “predator” bene çdo dite nga nje te tille si puna e ketij mikut tend kur shkon ne wc .Ky artikull mund te lexohet vetem ne wc se te provokon per te dale jashte.

  3. Dardani says:

    O TUM ,thuaj çfarë të duash se të njohim si antishqiptarë i qelbur pa asnjë vlerë njerëzore dhe morale.

  4. Zeusi says:

    GEZUAR MERUSHE FITOREN E NJERIUT E LIDERIT TE MADH TE KOMBIT TONE ALBIN KURTIT QE TI E DO AQ SHUME.

  5. drenica says:

    O trap. Edhe thua se u shantazhua opozita dhe u blene deputete dhe pastaj ma tregon se Osmanllija qenka presidente e duhur per Kosoven.

  6. Bardha says:

    Si e boton shkrimet e ktije pederit o mero

  7. Genti says:

    ky Andi Bythati te shpifet vetem po ta shofesh le ta lexosh pastaj

  8. Jurgeni says:

    Ti je ropqir komplet. Pra atje ne kospve i paskan marre frenat e qeverisjes nje grup i vetem dhe per ty eshte e drejt. Po ketu ne shqiperi o ropqir pse i tho i rames nga mengjezi ne darke se i ka marre te gjitha pushtetet kur nderkohe president eshte dekoruesi i babit. Sipas teje ne Kosove nuk ka problem qe ndodh kjo qofte edhe duke blere deputeti ai komunisti bastard ndersa ketu ne shqiperi eshte problem i madh qe qe rama ka te gjitha pushtetet dhe kjo per me teper jo per faj te tij po per fajin tuajno analistat e karit qe i fryte ne vesh atij derdimenit te shqup-it

  9. Sokrat says:

    ik o ar beji fresk me palme ilir metes. na dole dhe ekspert kosove shyqyr qe hongre i darke me albin kurtin dhe ato zorraxhinjte e tjere qe ke per shoke

  10. dardan says:

    Edhe ne shtetin me te madh demokratik te botes, SHBA, pushteti legjislativ dhe ekzekutiv
    eshte ne duart e Partise Demokratike, e cila do te pergjigjet per te gjitha problemet e mprehta qe ka vendi.
    Kosova ndoqi shembullin e SHBA-se dhe hodhi poshte shembullin shkaterrues te Presidentit te Shqiperise.

  11. Ky eshte i “merakosur” se pushteti i tepert i Albinit mund edhe t’i beje dem , dhe mundohet te hiqet si ze kritik , kunder ketij pushteti e natyrisht dhe parashikues per gabimet qe do beje Albini me shperdorimin e pushtetit !

  12. festimi says:

    Mos e lejoni kete kelush te Mehdi Bushatit dhe Hysni kapos te kakaris dhe te shkruaj mor aman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje