Nora Malaj: Unë e LSI e mbajmë fjalën, nderi i kombit përfundon tek të moshuarit. Ja si do t'i integrojmë

5 Prill 2021, 14:53Politika TEMA

Programi për Moshimin është sfida e radhës për kandidaten e LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit, Nora Malaj.

Ajo ka shpalosur pikat e këtij programi duke u shprehur se “do të bëj gjithçka për të moshuarit e vendit tim, që mos të nepërkëmben, por të jetojnë me dinjitet”

Postimi i plote i Malajt:

Kur ke një plan të detajuar për Moshimin!

Sot ditën e kam nisur me këmbën e mbarë për të shpërndarë programin e LSI për moshimin❗️

U ndjeva shume mirë kur mora këtë program në dorë, pasi kjo është një nga punët më të dashura që kam bërë dhe me shumë përkushtim❗️

Kjo është sfida e radhës, pasi shoqëria ka nevojë për ne që ta përgatisim për Moshimin❗️

? Të moshohesh me dinjitet, kjo është sfida e madhe e shoqërisë sonë❗️

? Unë dhe LSI zotohemi që brenda dy viteve të para të çojmë në Parlament, ligjin e integrimit për Moshimin❗️

? Krijimin e qendrave të përkrahjes për të moshuarit dhe shërbime të dedikuara (home nurses) për kategoritë e të moshuarve me aftësi të kudizuara❗️

? Shërbim të dedikuar dhe cilësorë, nëpermjet sistemit të pikëzimit❗️

? Paketē të asistencës sociale për Punen e Papaguar të të moshuarve (punët në shtëpi) që nuk përfitojnë pension pleqërie❗️

? Promovimi dhe integrimi i jetës së të moshuarve në komunitetin e tyre, për një jetë cilësore në moshën e tretë, për sigurimin e kujdesit shoqëror, aksesin për transport publik falas, lidhjen sociale dhe mbështetjen e strehimit, shërbime të dedikuara për kategorinë e të moshuarve të braktisur dhe të vetmuar❗️

Teksa ndaja programin, buzëqeshja e të moshuarve me shoqëron… Bashkë me të dhe mirënjohja dhe uratat e tyre❗️

Mirënjohje prindërve tanë të mirë ❗️

Brezit të idelistëve dhe atyre që kontribuan me shpirt qē Shqipëria të bëhet❗️

Se Unë dhe LSI e mban fjalën❗️

Do të bëj gjithçka për të moshuarit e vendit tim, që mos të nepërkëmben, por të jetojnë me dinjitet❗️

Nderi i kombi fillon te fëmijet dhe përfundon te të Moshuarit❗️❤️?

2 komente në “Nora Malaj: Unë e LSI e mbajmë fjalën, nderi i kombit përfundon tek të moshuarit. Ja si do t’i integrojmë”

  1. KB says:

    Njeriu i duhur qe flet per nder dhe dinjitet!?

  2. Syte nga quelli dhe duart nga mielli says:

    Si i vjeter qe jam,ta bej vaksinen,apo te pres pas 25 prillit,qe kur te vini Ju ne pushtet do zhduket edhe ky gruppi sic thote kryetarja?Na jep nje pergjigje,se jemi nje grup qe luajme domino’ dhe jemi te pavendosur.Tani po ngritet dhe per ne nje kamp ne Jale,voten tone e ke te sigurte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje