PASURIA/ Para, banesa, shtëpi, toka e vetura; Sa “peshon” Qeveria Kurti

5 Prill 2021, 10:14Rajoni TEMA

Albin Kurti e ka arritur edhe një herë qëllimin e tij. Nga 22 marsi, ai është përsëri shef i Qeverisë së Kosovës. Me 67 vota pro dhe 30 vota kundër, Kuvendi votoi përbërjen e re të Qeverisë së Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Kurti. Qeveria “Kurti 2” do të ketë 3 zëvendëskryeministra dhe 15 ministra. Ky është profili dhe pasuria e tyre.

 Nga Prishtina, Fatos Shala

Kuvendi i Kosovës, me 67 vota pro dhe 30 abstenime, zgjodhi Albin Kurtin për të udhëhequr kabinetin e ri qeveritar të Kosovës. Kurti, në menaxhim, do të ketë 3 zëvendëskryeministra dhe 15 ministra.

Sipas përllogaritjeve të dala nga raportet e deklarimit të pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), del se kryeministri Albin Kurti ka një pasuri të paluajtshme prej 400 mijë eurosh, mbi 11 mijë euro para të gatshme dhe rreth 232 mijë euro detyrime emër të bashkëshortes. Ai thotë se nuk posedon aksione apo letra me vlerë në shoqëri të ndryshme komerciale.

Për sa u përket parave të gatshme, Kurti ka deklaruar se ka rreth 1,800 mijë euro në xhirollogari bankare, ndërsa mbi 11 mijë e 400 euro janë në emër të bashkëshortes. Nga të hyrat vjetore, ai thotë se nga paga ka marrë 8 mijë e 700 euro.

Vartësi i parë i Kurtit, Besnik Bislimi, ka deklaruar pasuri të paluajtshme në emër tij, të blera me kredi, në vlerë prej 380 mijë euro, kurse në emër të bashkëshortes, ka një banesë në vlerë prej 48 mijë eurosh, po ashtu e blerë me kredi.

Bislimi thotë se ka dy vetura, njëra në emër të bashkëshortes, në vlerë të përgjithshme prej 32 mijë eurosh. Në deklarimin e pasurisë, tregon se nuk ka aksione apo letra me vlerë në shoqëri të ndryshme komerciale. Zëvendëskryeministri i parë, tregon se ka 20 mijë euro para të gatshme, kurse detyrimet financiare të tij janë 260 mijë euro.

Të hyrat vjetore të Bislimit janë nga AUK dhe nga Ministria e Financave dhe Transfereve deri sa ishte në krye të këtij institucioni.

Disa nga ministrat aktualë të Qeverisë Kurti II nuk kanë ushtruar funksione publike, për të cilët mungojnë raportet e deklarimit në AKK.

Një prej tyre është edhe Donika Gërvalla, e cila është emëruar zëvendësministre dhe ministre e Punëve të Jashtme.

Vartësja e tretë e kryeministrit Kurti është Emilja Rexhepi, e cila është emëruar zëvendëskryeministre. Rexhepi thotë se ka tokë nga trashëgimia në vlerë prej 470 mijë eurosh. Ajo posedon një veturë Mercedes E Class, në vlerë prej 15 mijë euro.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi në deklarim thotë se nuk ka para të gatshme, aksione apo letra me vlerë në shoqëri të ndryshme komerciale. Sipas deklarimit, ajo tregon se ka një kredi në vlerë prej 10 mijë eurosh. Nga të hyrat vjetore, Rexhepi thotë se ka mbi 17 mijë euro, kurse 3,800 euro janë nga mëditjet.

Albin Kurti, kryeministër

Pasuri: 400 mijë euro në emër të bashkëshortes

Veturë: Nuk ka

Para të gatshme: 1,800 euro dhe 11,400 euro në emër të bashkëshortes

Detyrime: 232 mijë euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 8,700 euro

 

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrime Europiane, Zhvillim dhe Dialog

Pasuri: 380 mijë euro dhe 48 mijë euro në emër të bashkëshortes

Veturë: 28 mijë euro dhe 4 mijë euro në emër të bashkëshortes

Para të gatshme: 13,800 euro dhe 6,200 euro në emër të bashkëshortes

Detyrime: 215 mijë euro dhe 45 mijë euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 4,200 euro

 

Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme

Mungon raportimi në AKK

 

Emilja Rexhepi, zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut

Pasuri: 470 mijë euro nga trashëgimia familjare

Veturë: 15 mijë euro

Para të gatshme: Nuk ka

Detyrime: 10 mijë euro

Të hyrat vjetore: 21 mijë euro

 

Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë

Pasuri: 400 mijë euro nga trashëgimia familjare

Veturë: 12 mijë euro dhe 15 mijë euro në emër të bashkëshortes

Para të gatshme: 1,300 euro dhe 100 euro në emër të bashkëshortes

Detyrime: 22,500 euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 8,000 euro

 

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë

Pasuri: 75 mijë euro në emër të bashkëshortit

Veturë: 5 mijë euro në emër të bashkëshortit

Para të gatshme: 500 euro në emër të bashkëshortit

Detyrime: 24 mijë euro

Të hyrat vjetore: 7,500 euro

 

Xhelal Sfeçla, ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike

Pasuri: 1.95 milionë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 4 mijë euro

Para të gatshme: 3,500 euro

Aksione: 6 mijë euro

Detyrime: 54 mijë euro

Të hyrat vjetore: 1,200 euro

 

Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes

Mungon raportimi në AKK

 

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve

Pasuri: 61 mijë euro

Veturë: 3,100 euro

Para të gatshme: 11 mijë euro

Letra me vlerë: 23,400 euro

Detyrime: 35 mijë euro

Të hyrat vjetore: 15,600 euro

 

Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë

Mungon raportimi në AKK

 

Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Pasuri: 50 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 3 mijë euro

Para të gatshme: 3,300 euro

Detyrime: Nuk ka

Të hyrat vjetore: 4,800 euro

 

Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Pasuri: 15 mijë euro dhe 85 mijë euro në emër të bashkëshortes

Veturë: 8,500 euro

Para të gatshme: 1,800 euro dhe 18,700 euro në emër të bashkëshortes

Detyrime: 5 mijë euro dhe 6 mijë euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 22 mijë euro

 

Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Pasuri: 380 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 11 mijë euro

Para të gatshme: 850 euro dhe 540 euro në emër të bashkëshortes

Detyrime: 33 mijë euro dhe 13 mijë euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 1,500 euro

 

Arbërije Nagafci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Pasuri: 70 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 18 mijë euro

Para të gatshme: 1,100 euro e përbashkët

Detyrime: 62 mijë euro

Të hyrat vjetore: 28 mijë euro

 

Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Pasuri: 190 mijë euro në emër të bashkëshortes

Veturë: 12 mijë euro

Para të gatshme: 1.39 euro dhe 1,168 euro në emër të bashkëshortes

Aksione: 1 mijë euro

Detyrime: 80 mijë euro në emër të bashkëshortes

Të hyrat vjetore: 1,500 euro

 

Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal

Pasuri: 225 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 15 mijë euro

Para të gatshme: 3,500 euro

Detyrime: 670 euro

Të hyrat vjetore: 1,500 euro

 

Fikrim Damka, ministër i Zhvillimit Rajonal

Pasuri: 110 mijë euro dhe 35 mijë euro në emër të bashkëshortes

Veturë: 5 mijë euro

Para të gatshme: 39 mijë euro

Detyrime: 30 mijë euro

Të hyrat vjetore: 27 mijë euro

 

Goran Rakiq, ministër për Komunitete dhe Kthim

Pasuri: 445 mijë euro nga pasuria e përbashkët familjare

Veturë: 10 mijë euro

Para të gatshme: 50 mijë euro

Detyrime: Nuk ka

Të hyrat vjetore: 13 mijë euro.

 

9 komente në “PASURIA/ Para, banesa, shtëpi, toka e vetura; Sa “peshon” Qeveria Kurti”

  1. gomari says:

    Edhe thoni qe gomeret dhe lopet nuk behen drejtus shteti, ja ku u bene ne Kosove….
    Urime miqt e mi….

  2. millosh kopiliqi says:

    Per karrigen e osmanleshes u shkaterrua krejt skena Politike e kosoves

  3. rexha 10 says:

    SA ME SHPESHE TE NDERROHEN QEVERITE ,AQE ME I VARFER BEHET POPULLI.PO TE ISHTE SE POLITIKA TE BENTE TE VARFER ,ATHERE KETA POLITIKANET PERSE JANE NE GJENDJE QE TA SHKATERROJNE GJITHE VENDIN ,VETEM E VETEM QE NE POZICIONET E INSTITUCIONEVE TE NDRYSHEME TE SHTETIT TE NOMINOHEN NJERZIT QE KRYETARET ,APO KRYEMINISTRAT KANE VENDOSUR TE VENDOSEN.
    PASTAJE HAJDE TE DUROJME EDHE PERRALLAT E KETYRE :POLITIKA TE LE PA GJUME ,APO KEMI SHTATE MUAJ QE NUKE PUSHOJME ,APO PRESIDENI
    I SHQIPERISE QE THOSHTE DO TE MBROJE KUSHTETUTEN.NUKE KENI PARE GJE AKOMA ME ALBININ..C’DO NDERE QE I BEJNE NJERI TJETERIT ,DO TE LAHET ME NDERET TE TJERA PO NE KURRIZE TE POPULLIT TE KOSOVES.E PARA QE DO TE RALIZOJE ESHTE QE TE SHPALLI QYTETARE NDERI TE KOSOVES BERISHEN ,DHE METEN .PASTAJE I BENE QYTETARET E KOSOVES .NJE ZOTE E DI PASTAJE SE SI DO SHKOJE PROBLEMI I KUFIJEVE TE KOSOVES ME SERBINE.

  4. fshatari.pafshat says:

    Po qe se qeveritaret do benin punet e shtepise, grahnin dhe lanin kerrin, benin pazarin, lypnin ne bulevarde, sheshe, kafuca etj., etj – atehere kur do i benin punet e shtetit? cfare do te shkruanit apo komentonit kesisoj JUVE qe grindeni edhe me robat e trupit tuaj. Kesaj i thone: Hyp se te vrava, Zdryp se te vrava. POR. Bolet bole quhen, mbeten ne cdo kohe, pavaresisht nga……..

  5. Timi says:

    Pasuri normale si çdo qytetar në Kosovë. Vetëm Grida Duma ka makinën më të shtrenjtë se gjithë kjo qeveri së bashku. Dhe nuk ka pasur ndonjë post me rëndësi deri tash. Bëni krahasimin.

  6. sapa says:

    Cfare jane 400 mije euro per nje politiqen shqiptar te shqiperise?te mos harrojme se kosovaret kane nje jete ne mergim!

  7. Shpati says:

    Do me pelqente si kriter per ministrat te mos ish pasuria po shkalia e vlersimit te ishte “kombetaria” me vlersim nga nje ne dhjete.

  8. Skenderbegasi says:

    Albo ta kam thene se nuk ka
    njeri te pa korruptuar, eshte
    vetem ceshtje shume.
    Nje cik si te majme e paske qeverine, ministrat meshkuj e kane
    pasurine ne emer te grave, duke
    filluar nga ju zotetrote, ministret femra e kane pasurine ne emer
    te burrave,
    Korrupsjoni politik eshte pararendesi
    I te gjithe korrupsjoneve, po pergojohesh per zgjedhjen e Vjoses.
    Ke kohe qe mbane nje heshtje
    funerale, thua te kesh zene mend
    nga lendet helmuse luftarake ne
    parlament, apo me mire urte e
    bute e plote tigani.
    Tani fillon numurimi mbrapshe,
    zbardhja dhe dhimbja e kokes,
    se dije beje te tjeret me dhimbje
    koke.
    Tani qe I vure ne vije punet e Kosoves, hajde fute nje cik hunden ketej se Bojkeni s’po ploteson dot njembedhjecen e formacionit
    Me gjithe ate te uroj suksese per
    Kosoven tone.

  9. anticensurë25642654 says:

    e çuditëshme,o në emër të bashkshortit o të bashkshortes!
    mirë që albini e ka gruan norvegjeze e po themi se ajo fiton më shumë,po këta të tjerët përse nuk kanë gjë të tyren,por gjithnjë të burrit a të grus??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje