Vonesa për miratimin e fletës së votimit, Kryemadhi: Në KQZ ka plas xhelozia midis individëve

5 Prill 2021, 21:23Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur rreth vendimit për fletën e votimit të datës 25 Prill. Sipas saj vonesa për vendimin ka qenë një xhelozi individësh.

Në një intervistë për TV Skampa, Elbasan ajo u shpreh se ajo ka qenë për një fletë me emra sepse njerëzit nuk janë numra.

Njerëzit e mendojnë si strategji të madhe. Ajo ka qenë një xhelozi individësh. Problemi qëndron në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Vendimet e KAS kanë qenë shenja xhelozie të këtij komisioni kundër kryekomisionerit. Xhelozia se kush është më i zoti do ta vuajë populli. Njerëzit janë emra nuk janë numra.

Nuk e rrit pavlefshmërinë e votës, është e qartë dhe bën të mundur shikueshmërinë. Vetë vota është shumë e dukshme dhe i jep prioritet subjektit”.

1 komente në “Vonesa për miratimin e fletës së votimit, Kryemadhi: Në KQZ ka plas xhelozia midis individëve”

  1. qazim says:

    Kjo grua pervec moster,eshte dhe karagjoze,perpiqet te cvleresoje cdo gje a thua njerezit nuk kuptojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje