Drejtuesi politik për qarkun e Fierit Enkelejd Alibeaj, është ndalur pasditen e sotme në Mallakastër ku ka zhvilluar një takim me banorët atje.
Alibeaj iu bëri thirrje që të shkundin votën më datë 25 prill dhe ta hedhin kundër Rilindjes, për të ulur çmimin e energjisë e të naftës dhe për të dyfishuar ndihmën ekonomike.
“Unë e kam të thjeshtë që të vij këtu në krah të Agronit, e kam të thjeshte edhe në Divjakë, edhe në Roskovec, Patos, Lushnjë, Fier, sepse unë e shoh që njerëzit e kane ndarë mendjen.
A nuk ja vlen që në 25 prill vetëm që të ulet çmimi i energjisë, ta bëjmë këto zgjedhje që të votojmë për veten, që të vendoset ndihma ekonomike edhe njëherë, madje të dyfishohet, nuk ja vlen të votojmë në datë 25 prill për të ulur së paku 240 lekë çmimin e naftës?”, tha ai.
Alibeaj teksa ka kerkuar vota ne Mallakaster ka pasur ne krah kandidatin Agron Kapllanaj, emrin e te cilit KQZ e ka derguar per hetim ne prokurori.
Kapllanaj, i shtati në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit, ish-kryebashkiaku i Mallakastrës.
Ka qenë i dënuar në Itali, konvertuar 200 euro në vitin 1995. Gjithashtu, ka qenë i hetuar nga Gjykata e Firences në prill të vitit 2003.
..shkundni koqet thuaj,se s keni ça boni,veç ti bini me dor..
Sado ta shkundin o taleban ali bej,pika e fundit ne breke do ju bjer