Becchetti, një sundimtar i budallenjve

5 Prill 2021, 17:58Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Tani Francesco po e turbullon vendin tonë edhe me mosqenien e tij. Kur hyri këtu e kishte menduar ndryshe…

Në vitin 1992 vjeshta erdhi më e herët, të ftohtët e Tiranës të hynte në palcë që në nëntor. Hotel Dajti, ku u vendos Franncesco Beccheti bashkë me të ëmën, Liljana, ishte i shkatërruar, pa ujë, pa drita, edhe pa dritare… Presidenti Berisha urdhëroi ministrin e Jashtëm, Alfred Sereqi, dhe ministri e mori italianin nga Dajti e dërgoi në vilën 31 që kishte qenë vila e Enver Hoxhës.

“Natën më doli Enver Hoxha e më dha tre porosi”- tregonte shumë shpesh Becchetti, në biseda me këdo.

“Porosia e parë: ‘Ndriçoje Shqipërinë siç e ndriçova unë!’ më porositi Enveri. “Porosia e dytë: “Ti duhet të bëhesh me gjak shqiptar”, më tha.

-Porosinë e tretë nuk e tregoj!- thoshte shpesh Francesco në bisedat e tavolinave me verë ose edhe në yahte në mes të detit…

Porosinë e ‘gjakut’, Becchetti e realizoi duke u martuar me një vajzë shqiptare, bijë e një shitëseje në rrugën e Durrësit, me të cilin ka tre fëmijë. Njohja ndodhi në një panair mbi Energjinë në Pallatin e Kongreseve. Kishte ftuar shumë vajza, si belina, dhe ai vuri gishtin “këtë dua’.

Porosinë e ndriçimit të Shqipërisë, Becchetti e realizoi me hidrocentralin e Kalivaçit mbi Vjosë, që nuk u ndërtua kurrë. Hidrocentrali u shit sa te Enel, te Dautsche Bank e gjetkë, por u bënë vetëm disa gërmime, asgjë.

Edhe një urë që kërkoi fshati si kompensim për ndërhyrjet ‘e dhunshme’, u ndërtua në mbrëmje dhe në mëngjes e kishte marrë përroi. Kontrata e ndërtimit të hidrocentralit të Kalivaçit ishte tre vjet, por u bënë 17 vjet e asgjë.

Parlamenti shqiptar hartoi një ligj të veçantë që u quajt ‘Kalivaçi- Becchetti’ sipas të cilit Becchetti mund të transportonte çfarë të donte: Hekur, çimento, drogë, qen, mace…, por as kontrollohej e as paguante taksë doganore. Në këtë mënyrë kaluan doganën edhe pajisjet e televizionit ‘Agon’.

Porosinë e tretë të Enver Hoxhës nuk e tregoi kurrë.

…Sapo bëhej gati të hidhej në pishinën e vilës luksoze në Saint- Tropèz, (verë 2112), e prekëm prapë fantazmën e këndshme të tre porosive.

-Cila është e treta, Franko?- e cyta prapë.- A mos vallë Enveri të tha se ti do të vihesh në fronin e tij?!

Ai qeshi, bëri kokën me shenjën ‘ah, ça je ti!…’, dhe u hodh në pishinë!.

Më shumë se kurrë Beccheti- një mendje djallëzore në perfeksion- po e trazon dhe po e sundon njeriun këtu sot kur nuk ndodhet më këtu. Edhe pse i izoluar diku në Evropë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, edhe pse ‘zio’ dhe frymëzim i tij Manilo Cerroni (i mbiquajtur mbret i plehrave të Lacios dhe aksioner për plehrat në Shqipëri) është në arrest që nga viti 2014…

Po si sundon Becchetti, edhe pse nuk është?

Sundon lajmi, jo Becchetti. ‘Italiani i Agonit’ mund të quhet edhe shpikësi i parë i lajmit të rremë. Lajmi nuk ka mbret, ‘mbretër’ kanë mbetjet urbane ose edhe manipulimet financiare…, por po të ishte Becchetti në krye të lajmit, bota do të ishte ngopur shpejt me lajmin ‘false’.

Shiko çfarë ndodhi me ‘lajmin’ e fundit:

Vetë Zëri i Amerikës u vu në lëvizje dhe tha se “Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015”. Lajmi është lëshuar nga radio në datë 2 prill 2021. Por lajmi është bosh; ngjarja nuk ka ndodhur. Çfarë ka ndodhur me çështjen, ka ndodhur në vitin 2019, asgjë më shumë.

Por që atëherë po zhvillohen disa procedura ligjore që nuk janë në favor të italianit. Becchetti kur ndjehet më keq shpik lajmet më të mira për vete; dhe i lëshon aty ku e di se ‘pinë ujë’. Vetë Zëri i Amerikës, me gjithë zellin, nuk mundi të manipulojë dhe të thotë se ‘sot ndodhi’.

Jo! Elez Biberaj- një shqiptar sado inatçi në Uashington, veçse e nxori lajmin e vjetër nga arkiva…, dhe budallenjtë  ‘e hëngrën’. Biberaj dhe Becchetti e dinë se si, me një lajm, shkaktohen trazira në fushata elektorale.

Becchetti ka lënë edhe një tufë gazetarësh ‘personalë’ në Tiranë që udhëzohen si të përhapin lajmet rreth tij. Sonila, Andi, Mimoza, Krasta…, rrinë gati kur lëshon një lajm Becchetti. Ata ishin pajtuar me paga deri 250 mijë euro në vit, por disa muaj nuk i morën dhe tani presin me sy andej. Kësaj here e mori iniciativën vetë Zëri i Amerikës me zotin Biberaj dhe korrespondenten e Tiranës, Moza Picari…

Becchetti e shpik lajmin edhe kur nuk është në zor; e jo më sot. Pse vallë krijoji televizion e nuk krijoji asgjë tjetër, edhe pse të kontraktuar në Shqipëri?!…

E di si e shpik lajmin Becchetti?!

T’u tregoj një ngjarje: Gazeta Agon, e financuar prej Becchettit, dilte çdo ditë që nga 2006 deri në qershor 2013; herë 10 e herë 50 mijë kopje në ditë. Një mbrëmje dimri Becchetti më telefonon e më thotë se ‘do të vij vetë në shtypshkronjë’. Pas mesnate; hangari i stërmadh i printimit të hante si një krokodil akulli. Erdhi dhe tha se ‘do të ndryshojmë faqen e parë’.

Kishte porositur një paparac që të fotografonte Shpëtimin. Miku dhe bashkëpunëtori më i afërt i tij, ishte fotografuar në një kafe me një kolege. Fotografia u bë me ‘pushtllëk’, në një kënd kur dukej sikur Shpëtimi dhe ajo femra ishin mbështetur faqe më faqe. E vuri foton e madhe në faqen e parë dhe gazeta u printua. Një kopje të gazetës urdhëroi bodyguardët që ta fusnin nën derë në shtëpinë e Shpëtimit ku prisnin gruaja dhe fëmijët…

‘Fotografia’ e gjyqeve mbi Agon janë të vitit 2014 dhe 2019; tani jemi në 2021. Edhe kjo një manipulim si me foton e Shpëtimit. Çudia jonë: Nëse në dyqan gjen një mall me afat të skaduar, askush nuk e prek; ndërsa lajmin e manipuluar e hanë pa e shikuar etiketën e skadencës.

Lajmi i skaduar që po përdoret edhe nga tribunat politike opozitare është ‘i gëzueshëm’: ‘Shqipëria do t’i paguajë Becchettit 110 milion euro!’.  Shikoj rrethe rrotull plot njerëz që nuk mendohen dy herë: “Më mirë ta hajë lopa se këta të popullit”, si në një film shqiptar të realizmit. Këta i sundon çdo lloj Becchetti, edhe kur nuk është.

33 komente në “Becchetti, një sundimtar i budallenjve”

  1. Taulant says:

    Shume e zgjate shkrimin.
    Bechetti ndertoj nje kanal televiziv Agon Channel.
    Tek ai kanal vinin edhe shume Italian qe merrnin pjese ngaqe programet e tij ishin per publikun Italian.
    Versioni Shqiptar i Agon Channelit ishte kritik me qeverin.
    Cfare beri Ramuti???
    Urdheroj mbylljen e kanalit televiziv.
    Cfare ndodhi?
    Gjykata nderkombetare denoj mbylljen dhe gjobiti Shqiperin me 110 miljon Euro.
    Pra perfundimisht Shqiptaret do pagojn 110 miljon euro per teket e RAmes.

    1. Celo Mezani says:

      FAKE NEWS, per ushtrine e trushplareve.
      Edhe Frroku ja ka fut kot. Me date 2 Prill u rrezua apeli i qeverise Shqiptare. Por FAKES NEWS nuk qendron tek kjo qe thote Frrok Cupi.
      Arbitrazhi qe fitoi Beccheti eshte per hidrocentralin e madh te Kalivacit mbi Vjose dhe jo per mbylljen e televizionit AGON.
      Kete e kishim peshqesh nga kontratat e koncensioneve qe bente Berisha me privatet qe shtetin tone e linin pa breke dhe shume vunerabel, per mos thene pa mbrojte fare ne raste abuzimesh nga koncensionaret.

      Por e zeme sikur Rama e ka fajin per anullimin e koncensionit dhe se BEccheti do i marri 110 milion Euro.
      Me mire ato Euro ti marre lumi se sa ta prishnin lumin e Vjoses ne menyre te perhershme (pas atij hidrocentrali i hapej rruga edhe 5 te tjereve).
      Eshte si puna e pallatit te Lulzim Bashes brenda ne det ne Ujin e Ftohte Vlore.
      Fitoi me shume Vlora me prishjen e tij, apo humbi Shqiperia me 30 milion Euro demshperblim nga Gjykatat Nderkombetare ?
      Kush ka 2 pare mend e di pergjigjen.

      1. Taulant says:

        O debil ja pjese nga dosja me poshte.

        Dreka mes numrit dy të qeverisë Engjëll Agaçi dhe Becchettit, fundosi Shqipërinë me 110 milionë euro
        Francesco Beccetti: Përse qeveria ka nisur hetime për pastrim parash ndaj kompanive të mia?

        Engjëll Agaçi: Duhet të flasësh me Enkelejd Jotin, drejtorin e përgjithshëm të Top Channel.

        Francesco Becchetti: Përse duhet të flas me z. Joti, i cili nuk është një zyrtar publik, por drejtori i përgjithshëm i një televizioni privat?

        Engjëll Agaçi: Nuk është ide e mirë t’i bësh opozitë shtetit.

        Ky dialog i dëshmuar nga biznesmeni italian, Francesco Becchetti, në Uashington, ishte një nga tre provat kryesore që fundosi Shqipërinë në gjykatën e arbirtrazhit ndërkombëtar duke detyruar qytetarët shqiptarë të paguajnë 110 milionë euro gjobë.

        Qeveria Shqiptare nuk e kundershtoj kete padi … pra indirekt e pranoj.

        1. NIku says:

          Dialog i deshmuar? He said she said thone ne Amerike. Nese nuk ka prova qe ky dialog ka ndodhur, nuk mund te quhet fakt, keshtu qe mos ja fut kot se humbi Shqiperia nga nje deshmi. Gjyqet kane examination dhe cross examination.

          1. Taulant says:

            Nuk e kundershtoj qeveria Shqiptare.

        2. Tironci says:

          Rrespekte Frrok Çupi je pena e art e gazetaris shqiptare , je gazetar me nje arsyetim dhe llogjik brilante , me shkrimet dhe problemet e goditura qe ngre , ja hek petllen zhulcave dhe alabakve anal ist dhe shqupisteve te lodhur qe redin akoma mas kadavres saliut per te xhvatur çte mundin , jeni shqiptar fisnik dhe patriot i vertet rrespekte per shkrimin e goditur .

      2. Lori says:

        Ti pastaj spaske marre ilacet. Ja fute kot. E ke lexuar vendimin??? Eshte shprehimsht kundra shqiperise per mbylljen e televizionit.
        Prandaj mos hidh shashka me keq se Frroku

    2. Berti says:

      Ky Frroku qenka per ilace perfundimisht! La nam duke nxjerre inatin ndaj Saliut ne lloj lloj formash! Shrkuan e shkruan e sthote asgje. Madje genjen kur thote qe eshte lajm i vjeter. Lajm i vjetereshte po lajmi i ri eshte forma e prere qe ka marre vendimi mor Frrok!
      Fakti eshte 1. RAMA PER INAT PERSONAL DHE ME ARROGANCEN E NJE KRYEMINISTRI LINDOR, MBYLLI PADREJTESISHT NJE TELEVIZION QE FLISTE KUNDRA TIJ. PIKE. PER KETE GJE POPULLI DO PAGUAJE 110 MILION EURO NGA TAKSAT E TYRE.
      VOTOJE PLEHREN RAMA PO DESHE

  2. The Best says:

    Te lumte Taulant
    Ti po qe e paske lexuar edhe lajmin edhe komentin…..
    Pirth o pirth…pirth, pirdh…e pirdh….
    hahahahaha

    1. Amard says:

      Lum ps per votues intelektuale si ty. Ja ku ka perfunduar. Kushedi sa krenare do jete mami dhe babi yt po t ja u tregosh cfare shkruajte. Por sigurisht qe udheheqsi i lavdishem Rama keshtu e do elektoratin. Koqe si puna jote qe mos i hape kurre syte dhr mos kete lexuar nje liber kurre.

      1. Brezi i djegur says:

        Ahahaha, i paska shtuar byreqet kunati, me moton “o sot o kurre” punoni tani??? A ju jeni bo per gjynah more fakira..

  3. Lame Duka says:

    Jeta nuk eshte as letersi, as publicistike. Jeta eshe here drame e here komedi. Ne epoken e informacionit , kur veshtire eshte te dallosh lajmin e sakte nga lajmi i rreme, nje spekullim cfardo mund te turbulloje jo pak ujra. Nuk eshte vetem faji i atij qe spekulloi. Eshte edhe faji i atij qe “e ha sapunin per djathe”, sic thote populli. Kjo, sipas meje, eshte “Ceshtja Bechett”. Ne, shqiptaret, qe ne keto 30 e kusur vite demokraci kemi provuar nga Xhon Megou e deri te Babalja, besoj do te dijme te ndajme mendjen se perse hidhen te tilla shashka ne mjedisin tone social tani, ne prag te zgjedhjeve te 25 prillit. Sa rrufjane ka bota, nuk numurohen, nje me shume a nje me pak duhet te na shkaktoje vetem buzeqeshje.

  4. ICSID says:

    Perfundimisht frroki je i modh , edhe me i modh se Becchetti.
    Uaaaa, per pak harrova:
    1.Mbi 110 meleon euro do i paguaj Rama?
    2.Mbi 110 meleon euro do i paguaj une e Frroki?
    3.Mbi 110 meleon euro NUK do i paguajME ASNJEHERE?
    4.Ti paske qene bashkepuntor i Becchettit dhe kjo eshte porosia e trete e Enver Hoxhes per Becchettin: “PUNO ME TE MADHIN FRROK CUPI, ME RASTE EDHE ME MERO BAZEN. JANE KATUNDARE E SHITEN LIRE, POR KE KUJDES SE JANE SHUME TE NDYRE”

  5. Eksperti says:

    Shkrim teresisht skandaloz.
    http://icsiddev.prod.acquia-sites.com/cases/case-database/case-detail?CaseNo=ARB/15/28
    Ne kete link, theksohet qe vendimi i apelit eshte dhene ne 2 Prill 2021, pra kur eshte dhene dhe nga Zeri Amerikes.

  6. Bravo says:

    Jep 45.000 lekshin tend, pastaj fol.

  7. Shqiperia Etnike says:

    Harrove, me qellim, nje tjeter gojore te “mafiespaghetti”-t!
    Sharlatanin dhe gjithollogun me histerik te tallavase mediatike, qe tani ka pefunduar i lidhur ne oborrin e Shkerdhenit, poshte brekeve te Armines, Lubjen.
    Si vazhdim i ” Rrjetit” , do vrapoje te kape dhe te tjerre ashtu si “Babalen” edhe Fake-un e rradhes , me kompetencat e tij moralo-shkencore.

    1. Elio says:

      O zot cfare votuesi socialist modern i viteve 2021 ky Shqiperia Etnike!!! Me cfare rrugacerie. Ti tamam je arsyeja perse do humbni zgjedhjet. Se 8 vjet me ramen dhe nga parti e intelektualeve perfunduat ne partine qe e mbron frrok cupi dhe mero baze dhe me bazë elektorale me votues si puna jote qe mire sdine shkrim e kendim por qe si shfaqje intelektuale kane pare vetem filma porrno tere jeten!

  8. bakja says:

    Lumkush di te te lexoje Frok,ndryshe komenton si ky “shikasi TAULAND i PD” qe ka ne mbikqyrrje shtypin e perditeshem!

  9. sapa says:

    Sundimtari i budallenjve me 110 miljon ne llogari!Kush nuk do deshironte te ishte?

  10. Zeqir says:

    PO JENI TRAPA FARE MORE.
    PO TE ISHTE PER RAMEN MBYLLTE KANALE SI SYRI APO TE TJERE HALE QE SLENE GJE PA SHPIFUR.
    POR ISHTE PROKURORIA MORE TRAPA QE E MBYLLI BEKETIN JO RAMA.
    PASTAJ NUK KA PERFUNDUAR GJYQI POR ESHTE
    ZJARRI QE NDEZEN SALIU ME ILIRIN PER TE DJEGUR SHQIPERINE.
    KUSH E BESON LAJMIN SE ESHTE FAJTOR RAMA E HAN SAPUNIN PER DJATHE DHE NE SE VERTETE DO TA BESONI AHERE JU BEFTE MIRE SAPUNI.

    1. Joel says:

      Shko pi ilacet!! Se je rende. Pasi te pish ilacet lexo prap vendimin se eshte i formes se prere. Pastaj kupto qe eshte pergjuar engjell agace duke kercenuar televizionin. Pastaj mendo pse e shpalli armik rama elez biberajn dhe pse shpalli mik frrol cupin me mero baze. Kaq per sot se nuk te japim dot dy leksione brenda dites

  11. Labi i zemeruar says:

    Rrofsh o Frrok Cupi,qe nuk ua perton ketyre kamikazeve te Berishes e te kinostudios se tyre”Fake news-Babale” e te mafiozit Beccheti! Sapo ti e publikove shkrimin per kete lajm bajat te futur ne furre per te dyten here nga i rrjedhuri partizan i Shqupit Biberaj,ne perpjekjen e tij per ti dhene nje dore bandes kriminale berishiste perpara zgjedhjeve,u versulen komentuesit e SHQUPIT e zorraxhinjte e tij ne Tv e shtyp qe te te ironizojne,por per mua qe te vleresoj per penen tende te shkelqyer dhe per objektivitetin e mendimit tend,jane si mizat e kalit ne bythen e Elefantit! Sado qe te shajne e ofendojne apo te ironojne shkrimet e tyre,ata prape mbeten miza kali qe qendrojne tek vendi dhe ushqehen me bajga!

    1. Genti says:

      Patjeter Lab. Te rroje partia. Ik tani

  12. Taku says:

    O ç’ia paske lujt fene o Çupi se ia njihke mire poshtersite. Tamam, nje matrapaz qe fshihet, kerkohet nderkombetarisht dhe nuk hyn dot as ne vendin e tij. Merret me mend se çfare haleje eshte. 17 vjet larje parash dhe ngritje te nje kanali per lajme rrenash. Gjeti parajsen ketu me babe Berishen….por gjynah ata “gazetare” qe nuk paskan marre rroge prej muajsh. Ku i gjeti me te terbuarit??? Sa per ate linkun qe permend “eksperti” eshte pikerisht nje lajm i hershem pavaresisht kur botohet qe fakton si e manipulon becchetti motorin e prodhimit te lajmeve rrena ne momentin qe i intereson. Por Beteja Vazhdon.

    1. Berti says:

      Po mor taku poo. Me votues si ty gjen shesh e ben pershesh Rama. Po lexo mor burre se leximi eshte dije. Mos ndiq vetem instiktet se periudha e gurit ka mbaruar para disa milion viteve.

  13. ZIGUR QARRI ( shoku Taulantit says:

    Per Zeqir.
    Shume drejt mendon dhe bene analizën, por kij kujdes: Meso me shume nga komentuesi i PARTISE, Taulanti, mendja e te cilit shkelqen si “gure elmazi” (shprehje e Getes tek Fausti), shiko komentet e tij dhe frymezohu nga euridicioni i tij.

  14. Labi says:

    O Cupi o Idiot. E ke ideni e gjykates qe dha vendimin? E ke idene qe nuk mund te ankimohet? E ke idene qe do paguajme shtesa te vendimit? E ke idene qe do e paguajme ne?! Si nuk degjova nje gje racionale prej teje, vec masturbim fjalesh pas cdo lehje te Rames.

  15. Genci says:

    dhe njehere qe tu dha rasti te shkruash kunder ramit
    e tregove veten frrok bythqiri
    ti mbi te verteten vendos ramin?!

  16. dardan says:

    Elez Biberaj dhe Fran Shkreli, dy malesore te arratisur nga Shqiperia i jane sulur Edi Rames
    ta shqyejne dhe t’ua hedhin ne tavoline per darke Drakules se Vicidolit dhe Floririt te Kerrabes.
    Edi Rama e di rrugen e Departamentit te Shtetit Amerikan, nuk eshte nevoja ta mesojme ne.

  17. Becchetti nje sundimtar i budallenjve?
    Jo mor Frrokhane malokhane jooo, por Edi Rama mbreti injoranteve te tille si ty e ca tjere.
    Dhe marrezia juaj me te Marrin Mbret Rama ne balle ka vleren e 110 milion Euro o Frrockoooo

  18. Deda says:

    Bravo ….bravo frok një analizë prefekte .të lumtë ji gjithmnë i vërtetë se ka akoma shumë …shumë njerëz që duan të vërtetën ok

  19. emigranti says:

    Qe Becheti eshte nje maskara, kjo dihet tashme.
    Por eshte fakt se ky maskara shfrytezoi injorancen dhe fodullekun e qeveritareve tane duke fituar ne gjyq nderkombetar 110 million euro, para te taksapaguesit shqiptar.
    Frok Cupi duke stigmatizuar Bechetin, i cili e meriton, kujton se po mbron qeverine ( duke vepruar si struci qr fut koken ne rere dhe kujton se u fsheh ).
    Qeveritaret tane idiote duhet te mesohen perfundimisht te heqin dore si nga arroganca po ashtu edhe nga servilizmi dhe te veprojne konform ligjeve, pasi veprimet e tyre kane pasoja te renda ndaj popullit.
    E keqja eshte se megjithe keto prapesira qe qeveritaret tane bejne, atyre nuk u hyn asnje gjemb ne kembe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje