Artur Zheji i "shqetësuar" për PS: Senatorët nuk e kanë treguar që janë senatorë. Nanos i nxirrnin sytë. Sot numra, nesër qepë e patate

5 Prill 2021, 15:05Politika TEMA

Analisti Artur Zheji i ftuar në emisionin ‘’Pikat mbi i’’ në News24 ka folur për fletën e votimit të 25 prillit dhe faktin se kandidatët do të jenë të identifikueshëm vetëm me numra.

Zheji thotë se vendimi në radhë të parë ishte politik pasi PS ka kapur pushtetet dhe duhet t’i jepte oksigjen opozitës e cila jo kot kërkonte fletët me emra.

Ai thotë se për Ramën gjithë kandidatët janë numra, dhe ai ka krijuar një parti vetëm mbi imazhin e vet duke kënaqur egon.

Madje Zheji kritikon edhe kandidatët e PS për të cilët thonë se pranuan të bëhen numra, ndërkohë që më të vjetrit prej tyre në kohën e Nanos dhe Metës sipas tij ‘’të nxirrnin sytë’’ që mos ktheheshin sërish tek Parita e Punës.

“Unë mendoj që nëse është një vendim që favorizon apo është kërkuar nga PS në pushtet, është politik. Nëse jam dakord, nga  4 pushtetet 3 i ka mazhoranca, median nuk i ka plotësisht. Ka 3 pushtete e gjysmë. Duke pasur këto pushtete, duhet t’i kishte lënë oksigjen opozitës. Kur opozita kërkon me emra, jo me numra, ka arsye. Fakti që Celibashi vjen nga një origjinë shumë e qartë politike e majtë, me 25 mijë fije i lidhur, dhe mazhoranca, i jep të drejtë qeverisë.

Tani ti thua je i pavarur, politike është.

Pra nuk ka gisht Celibashi  fare, i lau duart Ponc Pilati. Mund të bëj një pyetje? Kush ka më shumë pushtet dhe peshë në KQZ? Celibashi apo kjo gjëja tjetër, institucioni i Ankimimit? Atëhere Celibashi ka të drejtë t’i thotë Komisionit të Ankimimit vijo me këtë  që të them unë. Lojë tipike me dy porta. Celibashi formalisht thotë ok po ta jap, Ankimimi e heq, edhe në fund dorëzohet. Hierarkia. Ky është vetëm një hap me faullin e Celibashit.

Thelbi është ky, për kryeministrin gjithë kandidatët janë vetëm numra. Numri është pa identitet. Lufta është mes identitetit dhe mos identitetit. Shoku Enver thoshte partia ka vendosur, partia tha,e ne s’jemi asgjë para partisë. Numra, jo identitete, jo fytyra, jo asosacione mbi personalitete. Shfarosje personaliteti. Betejë tjetër shumë në skaj, tregon natyrën e personit që sheh vetëm veten në pasqyrë e zhduk gjithë sfodin mbrapa.

PS dhe ai, ai dhe PS. Për numrin e tij do votojnë. S’ka rënëdsi kush ka. Ai flet me kode, se kam me atë, e kam me ata që pranojnë të jenë numra. Ai le ti bëjë edhe shkronja. Le ti bëjë edhe flutura me 5 ngjyra, me 7 ngjyra. Unë nuk do pranoja. I madh është, i çoi senatorët në fund të listave. E vetmja gjë me të cilën jam dakord, unë e kam dashur shumë Majkon, është kokërr asgjëbërësi. Një njeri që pranon pa luftë fatin e tij, fati mund të jetë idhnak, sfidues, gri, po një njeri që qesh kështu, pranon të të heqin identitetin, ku është identiteti i PS. Një militant klasik i PS nuk sheh Majkon, Xhafajn, sheh numrat 27/2.

Kur Rama është në rregull, ka krijuar një parti mbi imazhin e vet. Monocentriste. Monarki e ndritur. Këta që në kohën e Fatos Nanos të nxirrnin sytë, edhe Ilir Metës, pikërisht për këtë gjë që mos kthehemi në Partinë e Punës, ishte shumë me xheloze se PS, dhe filluam ta duam PS për demokracinë e brendshme, dhe distancoheshim nga PD. Kur senatorët, nuk e kanë treguar që janë senatorë, ça të them. Unë po i them popullit, popull numra u bënë sot këta, nesër mund të bëhen e qepë e patate. ‘’- tha Zheji.

5 komente në “Artur Zheji i “shqetësuar” për PS: Senatorët nuk e kanë treguar që janë senatorë. Nanos i nxirrnin sytë. Sot numra, nesër qepë e patate”

  1. Tir on ci says:

    KURSE TI MBETE VETEM NJE HIC I MADH……MJERAN

  2. pjeter says:

    Ben sikur nuk kupton mjeker jargavituri,ka gjithe keto kohe qe mundohet i koordinuar me Ljuben,Mecen,Bejten te ndezin fitila ne mes te PS.Si te vet deklaruar, ” crème de la crème” te gazetarise ,u trasformuan ne”crème de la merde”.Zhei qellimisht ben sikur nuk kuoton qe shqiptaret jane ne gjendje te bejne dallimet midis personit Rama e Nano,dhe midis kohes qe po jetojme e asaj qe kemi jetuar prezencen politike te tyre dhe efektet qe ka dhene e jep ajo,ne shoqerine shqiptare.Ju vazhdoni te nenvleresoni inteligjencen e shqiptareve dhe cfare kerkojne ata,dhe ne te njejten kohe vazhdoni te rreshqisni pa ndalim ,ne ate qe opinioni i pergjithshem shqiptar,e quan,”crème de la crème de merde”.

  3. Zeqir says:

    SHIKO SE TI BUBI ME LESH DUHET TE TRAJTOHESH PER PARAZITE SE SI DUKET DO TE KENE RYRE NA MBRAPA/DMTH ne bythe/scusate.
    BESOJ SE PRESIDENT I DO TE MJEKOJE!

  4. Neri says:

    Si mendoni qe eshte me mire: te jesh nje bythlepires apo nje numer.

  5. Emigranti says:

    O gazetar koti,kam mbi 15 vite qe votoj ne shtetin me te fuqishem te Europes ne te gjitha aspektet dhe listat per kandidatet janë me numra ndërsa partite me simbole. Tani ti koke bosh kujt kerkon ti mbushesh mendjen…..? Me siguri paguhesh per trillime……vazhdo luaj bixhoz se me kete nuk ben asnje dëm…..?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje