‘Ilir Meta s'ka bërë as rrugën e fshatit të tij’! Spartak Braho: Nëse do fitoj, do merrem vetëm me rrugën Berat-Skrapar

5 Prill 2021, 17:07Politika TEMA

Kandidati për deputet i PS, Spartak Braho, ka bërë një rrëfim të veçantë, në prezantimin që i bëri kreu i fushatës së Tiranës për PS-në, Erjon Veliaj.

Braho theksoi se ka tre dëshmorë në familje, duke shtuar se nëse fiton do të ndërtojë rrugën Berat – Skrapar, për shkak të gjendjes së rëndë të këtij aksi.

“Rakinë e pi, por Skrapari e prodhon mirë. Rakia e Skraparit është bio, prandaj është edhe e mirë.

Në qarkun  e Tiranës, ka mbi 40 mijë skraparllinj. Komuniteti i skraparinjve ka shoqatë, që quhet “Tomorri” që ka president nderi e ai është Xhevahir Spahiu.

Kam gjetur skraparllinj edhe në Dajt, kjo më ka çuditur. Ka skraparllinj edhe në Pezë dhe zonë të tjera të kryeqytetit.

Unë dhe Fideli jemi të vetmit skraparllinj në listë, por Fideli është më shumë tirans. Kështu që, jam i vetmi skraparlli në listën e kandidatëve.

Presidenti nuk ka bërë as rrugën e fshatit të tij. Nëse do fitoj, do merrem vetëm me rrugën Berat- Skrapar. Skrapari ka nxjerrë numër rekord deputetësh.

Unë kam 3 dëshmor në familje dhe kemi pasur çeta partizane. Unë kam qenë gazetar. Kam punuar edhe si gjyqtar. Berisha më thoshte prokurori i krimit.

U hodh baltë mbi figurat e luftës të ushtrisë partizane dhe kjo më revoltoi pa masë. Kam qenë në gjyqe me Berishën dhe vetëm një kam humbur, 100 mijë lekë të vjetra”, deklaroi Braho.

6 komente në “‘Ilir Meta s’ka bërë as rrugën e fshatit të tij’! Spartak Braho: Nëse do fitoj, do merrem vetëm me rrugën Berat-Skrapar”

  1. Agim Floriri says:

    Me 2 prill perse ishte ne Shkoder Presidenti?
    Ku ka qene me pare? C’ka bere per te gjetur Vrasesit kur Ishte Kryeminister i PS, Kur ishte ne qeveri me PD, kur ishte ne qeveri me Edi Ramen.
    Po ne vitet e tjera kur ishte President , Po pse pikerisht kete vit. Mire qe nuk qau sepse do te qanim edhe ne…..
    Sa hipokrit, i pashpirte, qesharak…..

    1. Kalec Dega says:

      te pakten Berisha mbaroi ndo dy rruge..Rama ska mbaruar asnje per 8 vjet…..
      =

      na mYtn shfatart…komuniste…sa iken nga shfati e harruan…se menduan per ty dhe mua…
      shfatrt xha braho e nga cepani…LOL

    2. aaaaa says:

      Spartak leri denglat dhe mos u shti tani si engjell,mbasi ishte ti qe shkatrove PS e Durresit duke e kaluar me detyrim shumicen e anetarve nga PS te LSI dhe ishe ti kumbari dhe keshilltari kryesor i Ilir Metes ne vitet 99 deri me 2000.Dhe per kete tradheti ti u shperbleve me para,shtepija,vila etj. duke stimuluar dhe perkrahur nje njeri medioker,grabites dhe me mentalitet provinciali si I.Meta me bashkeshorten e tij vampire Kryemadhi.

  2. Miri says:

    Like, Like dridhe dridhe .
    Bllokun ku e ke? Po Floririn kush e vodhi?
    2 kshilltaret e tu qe jeni ” i pari i vendit” pse kandiduan per LSI ne Durres?
    A te beson Mona! apo populli.

  3. Lani says:

    Hallall Spartak! Vetem per rrugen qe premton i meriton votat.

  4. Votuesi i 25 prillit says:

    Sapo te gjeja rastin, likja do t’a hape qesen dhe do t’i hedhi parate lume. Ky moment pritet te ejte leseia force e pare me ndihmen dhe perkrahjen e ish socialistit arben malaj. Ky eshte ”nje as nen dote” dhe kemi per te para cudira me kontributin e tij.
    Lsi force e pare, lsi force e pa pare as dje, as sot dhe as me pare. Me 26 prill 2021 kjo force del e pare, me vrull drejt tatepjetes, per kenaqesine e ckelqesise se tij, lili metes dhe per te miren e Shqiperise.
    Kjo ngjarje do te jete gjithashtu nje memorial i mrekullueshem per te ndjerin e nderuar, Dritan Prifti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje