Aeroporti i Kukësit hapet për pak ditë, të parët që zbresin janë "çunat e Londrës"

5 Prill 2021, 18:21Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha se aeroporti i Kukësit do të nisë punën brenda pak ditëve. Ai zbuloi se avioni i parë që do të zbresë në këtë aeroport do të jetë ai i ‘Air Albania’, me “çunat e Kukësit”.

“Aeroporti i Kukësit për pak ditë do të hapë dyert për uljen e parë të Air Albania-s me çunat e Kukësit që do vijnë nga Londra të seleksionuar në bazë të numrit të sharjeve dhe të përqeshjeve që më kanë bërë mua kur thoja që do bëjmë Aeroport në Kukës”, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri tha se qeveria e drejtuar prej tij synon që ta bëjë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan.

“Ambicia jonë në vizionin e Shqipërisë 2030 dhe plani ynë i veprimit për 2021-2025 që është zbërthim konkret përmes hapash dhe masash konkrete për mishërimin e atij vizioni, është që ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan.

Ta bëjmë Shqipërinë kampione të agroturizmit, në eksportet bujqësore, është plotësisht e mundur dhe jo vetëm është e mundur, por është një proces që tashmë ka hyrë në rrugën e realizimit që natyrisht do të kërkojë kohën e vet.

Sepse nëse sot ne flasim për disa investime të mëdha në turizëm duke filluar nga investimi i madh në Durrës, ku do të investohet nga një nga kompanitë më të mëdha të botës për trasformimin e zemrës së Durrësit për një port turistik ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe”, theksoi Rama.

4 komente në “Aeroporti i Kukësit hapet për pak ditë, të parët që zbresin janë “çunat e Londrës””

  1. ERTV says:

    O artist pikturist ?!
    Na thuaj ndonjë gjë çfarë do bëhet me këtë aeroport në Maj, Qershor, Korrik, Gusht…
    Dhe për më tepër Shtator, Tetor e mbrapa…
    Ndryshe, je një kopje shumë e shëmtuar e Salih-ut me inagurime e asfalte elektorale. ..
    (NQS ka një plan real me kontrata të firmosura minimum 2-3 fluturime në ditë HALLALL)
    Ndryshe me çarterat e Bëllindës për Spanjë e vërdallë jena mësuar tanimë, Ajo o mjeshtre e çarterave dhe mbushjes me Tutti frutit e administratës, tani nuk ka më dhe çfarë Sokoli merr me vete dhe të mërzitesh edhe ti….!

  2. Boston says:

    Ju lumte, premtuar dhe e bere.
    Qente le te lehin, karvani me vrap perpara.
    Jini me te miret…..PS

  3. Muca says:

    I plasi kari cunave te kuksit te vine kure do ti
    Apo i ke selekjonuar tipat per figur

  4. gjergji says:

    O zog gomari:detyra e qeveris eshte ndertimi i aeroporteve qe sherbejne per lehtesim levizjesh te ndryshme qytetaresh qofshin edhe turistike.Drejtimi i menaxhimi
    i aeroporteve mvaret nga kompania qe merr ne menaxhim aeroportin e jo nga shteti.Nuk eshte kjo detyre e shtetit ne asnje vend te botes.Ndertimi i aeroporteve e venia ne funksionim hap shume vende pune e hap perspektiv per nje zhvillim ekonomik te asaj zone.
    Nuk te kuptoj:ne vend qe te perkrahesh investime te tilla ti ………Qofsh vete o njeri i mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje