Punëtorët nga Bangladeshi, Rama: S’them që shqiptarët janë dembelë, këtu janë të prirur të kërkojnë punë në shtet

7 Prill 2021, 09:24Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Wake Up’, aty ku dha një intervistë me anë të ‘Skype’, nga Përmeti.

Rama u pyet dhe në lidhje me deklaratën e thënë kohë më parë se do të sjellë në Shqipëri punëtorë nga Bangladeshi.

Rama tha se nuk ka përmendur ndonjëherë se shqiptarët janë dembelë, madje shtoi se janë punëtorë të mëdhenj dhe kur lajnë pjata jashtë vendit.

‘Si kam përmendur kurrë dhe nuk e kam thënë që shqiptarët janë dembelë. Them që shqiptarët janë punëtorët me të mëdhenj edhe kur lajnë pjata jashtë.

Ndërkohë që këtu janë të prirur të kërkojnë punë në shtet. Sot kemi thuajse rreth 300 mijë të punësuar.

Këta janë shqiptarë që punojnë nuk janë nga Bangladeshi dhe as nga Pakistani.

Nga ana tjetër, duhet të bëjmë përpjekje për të pasur vende pune të paguara më mirë.’- tha Rama.

Ndërkohë, Rama foli dhe për vaksinimin për të cilin tha se është me detyrim.

‘Vaksinat janë një Rilindje e para e punës, sepse sheh gjyshërit që i është rikthyer buzëqeshja.

E dyta, patjetër që janë detyrim. Por çdo qeveri në çdo vend, për detyrime zgjidhet, jo për të bërë vezë të kuqe.‘- tha Rama.

5 komente në “Punëtorët nga Bangladeshi, Rama: S’them që shqiptarët janë dembelë, këtu janë të prirur të kërkojnë punë në shtet”

  1. Taulant says:

    Po shikojn ty qe nuk ke punuar nje dite ne privat dhe ke vjedhur mbi 600 miljon euro .

  2. Amarda says:

    Rama ti ske turp.
    1. I nxorre gishtin e mesit njerezve dhe sta mban bytha ta permendesh me apo te kerkosh falje.
    2. I the atij pronarit te fasonerise merr puntore nga bangladeshi jo shqiptare se paguhen pak, se sdine shqip dhe ste hapin probleme dhe sa te mesojne shqip hiqi. Vetem kaq mjafton per te te hequr nje vize te madhe ty.
    3. Para se te akuzosh shqiptaret qe duan te punojne vetem ne shtet, shiko veten. Edhe ti vdes te punosh ne shtet. Pasi punove 12 vjet ne bashki dhe 2 vjet ne ministri dhe 8 vjet ne qeveri pra 22 vjet ne shtet ti zoteri, do edhe nje mandat tjeter qe ti besh fiks 26 vjet ne shtet. A ka shqiptar qe do te punoje ne shtet me shume sesa ty??!
    E katerta po mburreni aq shume cdo dite ti dhe ai vemja Lali fiku saqe thjeshte njerezit spo ju durojne dot me.
    Na e shpifet.

  3. BallForti says:

    Ti mohon edhe mamane tende per ate pune.

    Jeni thjesht vemjet me te medha te ketij kombi qe me ” promovim” te Amerikes keni ardhur ne krye.

    Ti ate qe thua tani e mohon pas 1 ore dhe mesa duket e kuptove se do humbesh vota.

    Cfare ” 300,000 te punesuar” ? Mos me thuaj qe po mendon se ke punesuar 300,000 veta?????

  4. Berti says:

    Po ku te punosh ne privat. As qe duam t ja shohim syte shtetit, por me ekonomine jo ekzistente qe ke krijuar ti, me informalitetin qe ka kaluar 50% ku ta gjejme punen ne privat. E kishe per detyre zoteri te krijoje ne 8 vjet nje shqiperi ku njerezit kane qejf te rrine e jo te ikin siç po ndodh cdo dite.
    I pacipe

  5. SB says:

    gjeni grafiket dhe shikoni se per cfare studiojne shqipekaret.
    60% jane per finance, ky eshte trendi tani. Me pare ishte juridiku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje