Veliaj: Basha e injoroi kërkesën e familjes së Sokol Olldashit për t’i vendosur emrin një rruge

7 Prill 2021, 10:04Politika TEMA

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh edhe drejtues politik i PS në kryeqytet, foli këtë mëngjes në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, në News24, për vendimet e marra dje në Këshill Bashkiak dhe projektet e reja për Tiranën.

Veliaj tha se janë falur 988 gjoba të vëna për ato familje që pas tërmeteve të datës 21 shtator dhe 26 nëntor 2019 filluan të ndërtojnë pa marrë lejen e nevojshme.

“Vendimi për falje gjobash është marrë që në tetor të vitit të kaluar, kur nuk kishte zgjedhje. Është një përsëritje copy-paste e një vendimi që ne morëm dhe vjet”, u shpreh Veliaj.

Ai sqaroi se si u mor vendimi që një rrugë në Tiranë të mbajë emrin e Sokol Olldashit.

“Për emërtimin e rrugës ‘Sokol Olldashi’ zbuluam që një kërkesë ishte bërë nga familja që në administratën Basha, por mesa duket nuk ishte marrë në shqyrtim, kështu që  na u soll në vëmendje dhe thamë po patjetër”, pohoi Veliaj.

Ndërsa tha se puna në Tiranë nuk ndalet, si me shkollat e reja, ashtu edhe me konviktet apo me projekte si Kopshti Zoologjik, zgjatimi i Lanës apo Unaza e Madhe.

“Sot në Tiranë po bëhen 40 shkolla të reja që nuk është pak. Do jetë fushata e parë që ne do të shpëtojmë nga shkollat me dy turne. Gjithashtu kemi mbaruar konviktet tek Inxhinieria. Po bëhen dy konviktet tek Universiteti i Mjekësisë, tetë konvikte të reja tek Universiteti Bujqësorë që më përpara ishin të zaptuara” sqaroi Veliaj.

Për projektet e reja kryebashkiaku tha: “Do vazhdojmë gjysmën tjetër të Unazës që shkon në drejtim të Paskuqanit përgjatë Blv të Ri, përfundon në Tufinë dhe takohet me rrethrrotullimin e Shkozës.

E dyta do të vazhdojë zgjatimi i Lanës. Mbaroi zgjatimi nga Materniteti i ri, nga Brryli deri në Shkozë ku lidhet me Unazën.

Do vazhdojë nga “Pallati me shigjeta” deri ne Kashar me tre korsi për makinat, një korsi biçiklete, brezi i gjelbërt i Lanës dhe sigurtisht do të ketë një zhvillim të të gjithë zonës”, përfundoi Veliaj.

5 komente në “Veliaj: Basha e injoroi kërkesën e familjes së Sokol Olldashit për t’i vendosur emrin një rruge”

  1. Shqiperia e bukur says:

    O Velo po cka bere Olldashi per emer rruge? Cdo gjr politike…..

  2. Taipi says:

    ME DUKET SE DO BEHESH SI ILIR META PO CFARE KA BERE OLLDASHI QE TA RESPEKTOJME NJE RUGAC I BERISHES NJE KURVAR FODULL PO DESHE VERI EMRIN SHTEPIS TENDE MERE EDHE DJALIN E TIJ DHE BEJE NDONJE PARTI IDJOT

  3. Shqiptari says:

    O Erjon mos na trondit mer burr mos e hidh besimin e njerezve qe kan per ty ne koshin e plerave duke i dhen lavdi njerezve me negativ te kti vendi qe vodhen dhe shkaterruan kta vend siç ishte Olldashi , atij nuk i diet arsyeja e vdekjes , ishte me nje femer ne makin , e dyta olldashi ka qen mbeshtetsi kryesor i PDs qe ka djegur tre her shqiperin , qe krijoi fajdet , 97ten gerdecin 21 janarin , ne te tera kto gjera Olldashi direkt indirekt ka pasur dor , Olldashi esht ber per tu harruar mos bej gabime skandaloze Erjon nese do mbeshtetjen e qytetarve , olldashi ishte njeri negativ siç jan te ter politikanet e PDs dhe siç kan qen kto 30 vite , kta lloj njerzish duhen harruar sa me par , ka heronj te. Vertet ky vend deshmor qe kan dhen jeten ne lulen e rinis pa kurr far interesi , kta jan turpi kti vendi qe duhet te hidhen sa me par ne koshin e historis si njerzit qe kan shkaterruar kte vend , mos luaj me dinjitetin komtar Erjon ti je djal inteligjent kemi besim tek ty , mjaft kemi figura turpi tradhtaresh hajdutesh e banditesh te perjetsuar me buste emra rrugesh nga kjo parti Bandishesh e antishqiptaresh siç esht PDja , figura si Amet Zogu jan turpi historis kapardiset ky sharlatan ne qender te tiranes , dhe shum emra rrugesh qe kan ven kta plera , ky vend ka njerez te dinjitetshem qe kan sakrifikuar jeten per lirin e kti vendi dhe per interesat e kombit ton , mos u mer me alabak e rrugaç ordiner qe sot i gjen rendom ne kte vend , ti emerimet qe ka ber PDja duhet ti kishe hequr , po te ishte socialist i vertet kryetari jot nxirte ligj per emertimin e rrugve vinte kufizime se kush e meritonte emrin e nje rruge apo monumenti , por ai kryetari jot Ed Rama esht rilindas nuk ka patur dhe nuk ka lidhje me te majten qe nga viti 92 kur pelliste ne kra te Saliut kunder te majtes , ai i ka dhen dinjitet kolaboracionisteve Mutateve dhe tradhtarve , ai esht nje zorzop sharlatan e alabak qe çfrytezon votat e te majtes duke qen i djatht me shum se saliu , ai esht nje pler as gje me shum , ne shpresen e kemi te vish ti ne krye si njeri me inegritet dinjitoz tek PSja ate po presim ne socialistet ta kthejm ne vendin e vet PSn qe e ka uzurpuar dhe i ka ndryshuar drejtimin ky kryetari jot ordiner alabak e gojeçthurur , qe se lidh gje me te majten , rrespekte Erjon te uroj suksese shpresojm tek ty te na kthesh dinjitetin e len rrugve nga Ed Rama .

  4. sionisti says:

    O VELIAJ, mos perdor pushtetin qe te ka dhene populli per deliret e tua.
    Nuk na duhen emrat e politiqenve ne rruget tona.
    Ne duam ti harrojme e te mos u degjohet emri , ti do te na i kujtosh.
    Ka emra atdhetaresh, shkencetaresh, lulesh, pemesh ose edhe me numra e shkronja, por te lutem mo na beni te vjellim me emra politikanesh.
    HARROJNI POLITIKANET se e lodhen kete popull.

  5. Socialisti says:

    O Erjon me emerimin e rruges per nje njeri qe vetem ka ngritur shkaterrimin e kti vendi me Saliun perpara , un si socialist ta kam qir tet tom , ty voten dhe ksaj partie kurv e dhkerdhat te rilindjes fashiste ku aderon ti , voten un dhe familja ime nuk ja u japim me , se ju nuk keni lidhje me te majten , por jeni oeganizat fashiste qe keni uzurpuar PSn , nuk ja u japim ju voten per te perjetuar njerez ordiner , pusht shkerdhat e ulet kopil burr , nuk ju lidh gje me te majten ju bira kurve rrugaç e mashtrusa pa moral .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje