Sondazhi: PS fiton deri në 73 mandate, PD me aleatët rritet, tkurret LSI

8 Prill 2021, 08:27Politika TEMA

Nëse do të votohej, sot Partia Socialiste do të fitonte bindshëm. Sipas sondazhit të Piepolit, PS fiton 69-73 mandate ose 48-52 % të votave në rang vendi.

Në krahasim me zgjedhjet e 2017 ku morën 43 mandate, PD dhe aleatët njohin rritje ku sipas sondazhit të sotëm mund të marrin 39-43 % të votave e përkthyer në  56-58 mandate.

Ajo që shënon tkurrje të votave krahasuar me 2017 është LSI, e cila merr  3.5-7.5 % të votave e përkthyer në 8-10 mandate.

Në rang vendi lufton për dy mandate edhe partia e Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim dhe Partia Nisma Thurje, ndërsa PSD e Tom Doshit lufton për një mandat.

1 komente në “Sondazhi: PS fiton deri në 73 mandate, PD me aleatët rritet, tkurret LSI”

  1. Tirana says:

    Mbi 80. ….bast. …merr 82 deputete. …mbani mend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje