“Është çështje e politizuar”! Ish-prokurori për ngjarjen në Rinas: Kontrollorët menduan se janë të pazëvendësueshëm. Pas ardhjes së huajve, një pjesë u "kthjelluan"

9 Prill 2021, 11:21Politika TEMA

Ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari, ishte sot i ftuar në “Breaking” në Top News, për të folur në lidhje me ngjarjen që ndodhi në aeroportin e Rinasit, ku kontrollorët vendosën që të mos jepnin shërbimin e tyre.

Hajdari u shpreh se kjo çështje është një njollë për Shqipërinë. “Unë kam thënë që në fillim kthehuni në punë se jeni në kufijtë e konsumimit të veprës penale. Procedimi penal ka nisur, një pjesë e tyre janë arrestuar”, tha Hajdari.

Sipas tij, ka të dhëna që edhe kontrollorë të tjerë janë kthjelluar. “Bashkë me kontrollorët që kanë ardhur nga Turqia dhe Greqia, do kthehet shpejt në normalitet”, shtoi ish-prokurori.

Ai tha se nga qeveria nuk ka asnjë shkelje të ligjit, pasi është domosdoshmëri jetike mbajtja hapur e kontrollit. Ish-prokurori vijoi duke thënë se tani është i gëzuar që Shqipëria nuk është më pjesë e lajmeve të këqija.

“Duhet të shërbej për ta shkundur atë institucion, që përveç punës së madhe, ka qenë i përkëdhelur. Pretendimet e tyre mund të jenë të ligjshme, por mënyra që zgjodhën për të realizuar qëllimet e tyre është në kundërshtim me kontratën e tyre. Ju dukej vetja të pazëvendësueshëm.

Por erdhën kontrollorë nga Turqia dhe Greqia që i kemi vende të NATO-s, kështu ka ndodhur edhe në vende të tjera. Mendoj se nuk do rrinë gjatë, pasi pjesës më të madhe të kontrollorëve shqiptarë u ka ikur e dehura”, tha Hajdari.

Ky i fundit shtoi se, për fatin e keq kjo çështje është politizuar. Por duke e trajtuar nga ana juridike, Hajdari tha: “ Në kodin e punës, shërbimi i transportit ajror e disa shërbimeve jetike, i konsideron që punonjësit që nuk mund të futen në grevë.

Është e ndaluar ligjërisht ndalimi i punës në këto shërbime. Ata mund të jenë në të drejtën e tyre, por rruga që zgjodhën është anti-ligjore. Nuk mund të ndërpritet menjëherë trafiku ajror”.

8 komente në ““Është çështje e politizuar”! Ish-prokurori për ngjarjen në Rinas: Kontrollorët menduan se janë të pazëvendësueshëm. Pas ardhjes së huajve, një pjesë u “kthjelluan””

  1. KORAB says:

    DUHEN FORMUAR KONTROLLORE TE RINJ URGJEEEEENT.kETA BASHIBOZUKET E IMUTIT TE QEROHEN DHE TU NDALOHET PER JETE HYRJA NE RINAS.

  2. ENDRI says:

    Para se te quhet pune, quhet sherbim. KA NJE DALLIM MJAFT TE MADH. Edhe te renet ne lufte dhane jeten per kauzen e lirise dhe ishin ne sherbim te kombit qe te tjeret te jetojne te lire.
    PO KU DINE KETO CESHTE SHERBIMI NDAJ TE TJEREVE, KETO DINE VETEM TE MBUSHIN XHEPAT DHE HUMANIZMI PER TA I TAKON TE HUAJVE.

    PER MENDIMIN TIM KETA DUHET TE ZEVENDESOHEN TE GJITHE DHE LE TE BEJNE JA 5 VITE BURGE QE TE MESOJNE SE SI ESHTE TE JETOSH ME 2000 EURO DHE SI ESHTE TE JETOSH EDHE ME 300 EURO.

    HAJDUTE DHE INJORANTE TE PASKRUPULLT QE MENDOJNE VETEM PER STRESIN E VET DHE VK STRESIT TE TE TJEREVE.
    NE BURG QAFIRAT

  3. Kontrolloret duhet te rrine ne shtepi, se eshte rritur doza e stresit. says:

    Zoteri, kontrolloret duhet ti lene ne shtepi, sepse ata ishin te stresuar, tani stresi eshte shtuar akoma me shume nga situata, keshtu qe ata nuk jane ne gjendje per pune se na rrezikojne.Jepni dhe nga nje llulle dhe te hane leket qe kane vene menjane. Ka te tjere plot, djem dhe vajza me integritet.

  4. qytetar says:

    Ishin ne efektin e magjise se fallxhores.
    U prish magjia.

  5. Ujku Plak says:

    Nuk ka Shtet, se po te kishte Shtete ketyre rq, duhet per gjithe Jeten te mos u lejohet te punoine ne Shtet dhe te paguhen nga taksat tona. Mos i futeni ne burge por lerini te bredhin rrugeve me Llamarina ne duar dhe ti bien me shkop qe te beine Ahenge.

  6. Ujku Plak says:

    Nuk ka Shtet, se po te kishte Shtete ketyre rq, duhet per gjithe Jeten te mos u lejohet te punoine ne Shtet dhe te paguhen nga taksat tona. Mos i futeni ne burge por lerini te bredhin rrugeve me Llamarina ne duar dhe ti bien me shkop qe te beine Ahenge.

  7. pjeter says:

    Ish prikurori ka 1000 perqind te drejte.Ata u polituzuan.Nuk dua te besoj as edhe per nje seconde qe te gjithe njeheresh te stresohen nga ulja e pages,vetem per vet faktin e thjeshte qe jane ,persona te ndryshrm,karaktere te ndryshem,jetesa te ndryshme,familje te ndryshme e halle te ndryshme,ne qofte sa kane, madje edhe rrogat nuk i kane te gjitha njelloj.Sikur te dalin neser nje pjese e ushtarakeve qe kane pergjegjesira jetike per vendin e te bejne greve?te refuzojne sherbimin, c’behet?Ketu tregohet edhe njehere injoranca juridike i atyre qe i keshilluan te bejne ate veprim,qe terrorrizoi shqiptaret dhe nuk mori askund mbeshtetje,veç kukuvajkave vajtuese.AlbKontrolli eshte private,por sherbimin qe jep e ka te nje rendesie madhore,te jashte zakoneshme,dhe punonjesit e saj,duhet te sherbejne sipas rregullave strik,ligje norma te pranuar po nga ata vete,qe pikerisht,ai sherbim qe eshte i nje rendedie te veçante
    Nuk duhet ne asnje menyre te nderpritet,e jo me te pranohet ai arsyetim idiot.Dikush duhet me patjeter te paguaje penalisht demin e bere,dhe po dolen fakte qe politika ka organizuar kete, duhet te mbsjne perghegjesi penale.

  8. Zeqir says:

    Urgjentisht duhet reformuar kjo kompani nga Ana ligj ore.
    NUK ESHTE SE MUND ti largosh te GJITHE sepse seshte aqkollaj se kalon ne gjyq e sdihen pasojat sepse MUND qe tja fusesh VEHTES si I THONE.
    PASTAJ Jane shpenzuar shume para per pergatitjen e Tyre.
    NUK duhet harruar se koka e falur nuk PRITET thote POPULLI.
    Sidoqofte KY ESHTE nje mesim I mire qe nuk ka shkolle qe ta me son.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje