Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka diskutoi me banorët e zonës Sektor Rinia problematikat e infrastrukturës. Ai akuzoi mazhorancën se po bën sikur punon për shkak të fushatës elektorale.
“Unë zgjodha që të kem këtë zonë në përgjegjësinë time për këto zgjedhje dhe sigurisht për këto 4 vite që vijnë.
Në 8 vite më mirë se ju nuk e di askush se çfarë ka bërë kjo qeveri. Tani po arnojnë rrugën dhe me një eskavator të vogël po pickojnë kanalin për të gënjyer njerëzit.
Ajo rrugë në 8 vite do ishte bërë shumë herë, por tani duan t’u hedhin hi syve njerëzve”, deklaroi Paloka!
Nenkryetari i PD e quajti një program tullumbac planin elektoral të PS, pasi sipas tij aty premtohen vetëm aeroporte.
“Ne kemi një program jo si ai i Ramës, që lëshon disa tullumbaca. Në vend të na i zgjidhin problemet, ata bëhen vetë problemi.
Janë me qindra dhe mijëra socialistë që kërkojnë largimin e tij një orë e më parë. Dhe ata kalojnë në të njëjtën rrugë si ju”, tha ai!
O thuthuq 2005-2013 qe ishit ne pushtet pse i late rruget pergjysem ? Apo e kisht mendjen vetem per te vjedhur edhe tani hiqeni sikur keni programe
4 vjet kryetar bashkie ai dordoleci hollandez cilen rruge arrnoi ne Tirane? #kthejuPDdemokratevetevertete
Do ishte Fatkeqesi Kombetare
po fituan keto !