Francë, Le Pen përballë Macron në presidencialet 2022

10 Prill 2021, 12:35Bota TEMA

Liderja e Partisë së Unitetit Kombëtar të ekstremit të djathtë në Francë, Marie Le Pen njoftoi se do të jetë kandidate në zgjedhjet presidenciale që do zhvillohen në vitin 2022.

Në një konferencë për media Le Pen tha se ”në anketat e fundit të zhvilluara në vend parashikohet që ajo do të kalojë raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale”.

“Në anketa për herë të parë theksohet se fitorja mund të jetë e imja”, tha Le Pen, e cila shtoi se do të garojë në zgjedhjet presidenciale që do mbahen vitin e ardhshëm.

Sipas sondazheve, parashikohet që Le Pen të marrë 48% të votave në rast se garon në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Le Pen mori pjesë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2017, ku në raundin e parë mori 21,3% dhe në raundin e dytë 33,9% të votave.

​​​​​​​Për zgjedhjet presidenciale në vitin 2022 kandidimin e kanë deklaruar edhe lideri i lëvizjes “Franca e palëkundur” (La France Insoumise) (LFI), Jean-Luc Melenchon dhe kreu i rajonit Hauts-de-France dhe ish-ministri, Xavier Bertrand.

2 komente në “Francë, Le Pen përballë Macron në presidencialet 2022”

  1. E Verteta says:

    Mos O Zot te vije kjo!!! Me mire ai tarallaku, Makaroni!

  2. K9 says:

    Nuk kane ndonje ndryshim!
    Te dy inkompetente, te dy ksebofobe, te dy te paqendrueshem, te dy skandaloze.
    Franca ne politike nuk prodhon me asgje! Ka degraduar ne nivelin e Polonise dhe Hungarise, me diferencen e vetme; ” Privilegjet ereditare”.
    Eshte e kote ta mbash koken nga Franca!
    Nje humbje e madhe kohe.
    Per sa kohe kultura kolonialiste dhe ksebofobe do ta shtyje Francen ta trajotoje BEne, si prone te saj dhe jo si shtepi te te gjitheve, per aq kohe do te sabotoje dhe bllokoje integrimin e Shqiperise dhe jo vetem, duke mbajtur lart ” Muret e Turpit” qe ndajne Europen.
    Ne fund Franca ne keto kushte politike, perben me shume nje rrezik potencjal per egzistencen dhe shendetin e BEse, se sa per te ardhmen e Shqiperise. Shqiperise i ka bere mire qe te mos ushqeje iluzjone te kota, te forcoje raportet me aleatet serioze, te trajtoje me doreza sharlatanet dhe te kete me shume besim ne vetvete per te perballuar sfidat e nje bote ne ndryshim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje