VIDEO/ Sapo mori pasaportën amerikane, nxënësit i bëjnë surprizën prekëse

10 Prill 2021, 20:00Lifestyle TEMA

E ëndërronte prej vitesh atë ditë, Yanet Lopez, që kur nga Kuba dhe me shumë sakrifica kishte arritur të integrohej në Shtetet e Bashkuara, duke punuar në një mensë të një shkolle fillore në Oklahoma.

Sjellja e saj shembullore bënte që nxënësit ta donin shumë. Dhe kur nga autoritetet federale i erdhi konfirmimi i shumëpritur, që më në fund ishte zyrtarisht një prej më shumë se 328 milionë nënshtetasit amerikanë duke marrë pasaportën, pikërisht nxënësit i bën një surprizë që vështirë se do të harrojë

E rikthyer normalisht në punën e përditshme, ajo gjeti të gjithë nxënësit të rreshtuar në korridoret shkollës teksa po e prisnin duke e duartrokitur, dhe ngritur korin “USA! USA!”, teksa zonja Lopez duket tej mase e prekur nga dëshmia e respektit të stafit dhe fëmijëve.

USA! ?? USA! ??
These Oklahoma elementary students lined the hallway & chanted “USA” to celebrate cafeteria manager Yanet Lopez after she passed her test to become a U.S. citizen. Prairie Vale Elementary says becoming a citizen was a dream for “Ms. Yanet” who moved from Cuba. pic.twitter.com/jlYnuAe311

— Tim Williams (@realtimwilliams) April 8, 2021

1 komente në “VIDEO/ Sapo mori pasaportën amerikane, nxënësit i bëjnë surprizën prekëse”

  1. Scutari says:

    Ndodhin vetem ne Amerike keto skena pa shtirje, pa organizim, spontane dhe qe te lumturojne!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje