Shkencëtarët mund të kenë gjetur prova për një forcë të re të natyrës që mund të zgjidhë misteret më të thella të universit.
Ekzistojnë katër forca të njohura të fizikës që supozohet se rregullojnë sjelljen e secilës grimcë, por ekspertët kanë dyshuar prej kohësh se duhet të ketë më shumë.
Në një eksperiment në laboratorin kombëtar të akseleratorit Fermi jashtë Çikagos, shkencëtarët mund të kenë zbuluar një forcë të pestë pasi grimcat e vogla të njohura si muone u panë se lëkunden me ritme më të shpejta se sa pritej, sipas Mirror.
Këtu, fizikanti i grimcave, Dr Harry Cliff, i cili nuk ishte i përfshirë në studimin Muon g-2, shpjegon se për çfarë bëhet fjalë.
Katër forca të natyrës?
Graviteti mban universin së bashku dhe i mban këmbët tona në tokë.
Forca elektromagnetike është përgjegjëse për energjinë elektrike, magnetizmin, dritën, valët e radios dhe mban atomet së bashku.
Forca e fortë mban kuarkët në bërthamën e një atomi së bashku dhe forca e dobët shkakton prishje radioaktive dhe gjithashtu transformon grimcat.
Çfarë janë muonët?
Ekzistojnë tre grimca që përbëjnë gjithçka që shohim në univers, elektronet dhe kuarkët lart e poshtë.
Është një kopje e paqëndrueshme e elektronit por jeton vetëm për rreth një të miliontën e sekondës dhe është 200 herë më e rëndë.
Çfarë ndodhi në Fermi?
Qëllimi i eksperimentit ishte matja e forcës magnetike të muonit. Nuk ishte dakort me llogaritjen e saktë të bërë duke përdorur teoritë aktuale dhe kjo do të thotë se ka diçka tjetër që ndikon në sjelljen e muonit, e cila mund të jetë një forcë e re e natyrës.
Pse ka rendësi?
Ky zbulim mund të na shpjegojë shumë pyetjeve pa përgjigje, pse është universi këtu, nga çfarë është bërë, nga çfarë është bërë materia e errët. Mund t;i përgjigjet edhe pyetjeve që nuk i kemi menduar.
Si mund të ndryshojë jetën?
Ne nuk e dimë akoma, por mund të ketë disa aplikacione të mahnitshme në të ardhmen.
Zbulime të ngjashme në të kaluarën kanë pasur një ndikim të madh teknologjikisht dhe shpesh në mënyra të paparashikueshme.
E gjithë teknologjia jonë, çipat kompjuterikë, komunikimet etj do të ishin të pamundura pa kuptuar elektronet.
Cili është hapi tjetër?
Eksperimenti ka analizuar 6% të të dhënave dhe do të stimulojë eksperimentet ku kërkojnë shenja të grimcave të reja. Ne jemi në një udhëtim që mund të na sjellë më pranë kuptimit të universit.
Çdo zbulim për universin ka vlera dhe anti vlera...nga padija shkenctarët mund të gabojnë dhe i çojnë këto zbulime në drejtim të gabuar siç është rasti armëve bërthamore!....
Pafundesia e Universit, merret si nje sistem.
Ndryshimet sasiore dhe cilsore qe kane ndodhur dhe ndodhin vazhdimisht ne Toke dhe qe prodhojne evolucion, nuk mund te merren te shkeputura nga ndryshimet sasiore dhe cilsore qe ndodhin ne pafundesine e Universit.
Jeta ne Toke, eshte produkt i ndryshimeve sasiore dhe cilsore ne pafundsine e Universit.
Sikur te mendojme vetem Diellin dhe Token ne Univers, a do te kishte jete ne Toke?
Jeta ne Toke do te ishte e pamundur
Ne nuk e njohim materien, ose e njohim minimalisht, jo une, por edhe shkencetaret me te medhej.
Ndryshimet sasiore dhe cilsore ne pafundesine e Universit, kane prodhuar forca madhore qe kontrollojne Universin.
Shkenca ka arritur te coje instrumentat ne planetin Mars, por kjo nuk do te thote se ne pafundesine e Universit, ky eshte produkti me i madh.
Ne Universin, as e prekim, as e shohim, as e perceptojme, ne pothuajse nuk dime asgje mbi Universin.
Cdo ndryshim sasior dhe cilsor, eshte rrjedhoje e cilesise qe ka materia per te ndryshuar, se edhe mund te mos e kishte kete veti.
I qendroj hipotezes se materia dhe vetedija, kane nje pikenisje.
Cdo ndryshim sasior dhe cilsor ne njesine e kohes, ka brenda inteligjencen.
Cdo ndryshim sasior dhe cilsor, eshte i programuar qe te ndodh, gjithnje ne njesine e kohes.
Më në fund një shkrim me përmbajtje shkencore. Ne si popull kemi shumë nevojë për njohuri të tilla, sepse ka shumë injorancë. Njerëzit dinë vetëm të shohin filma turq, që tregon një nivel shumë të ulët intelektual. Njerëzit duhet të dinë se çfarë është dhe si funksionon evolucioni, të dinë sesi funksionon universi, dhe të tjera koncepte të kësaj natyre.
PAK BANALE TE ME FALESH .TEK NE NUK E DIN AKOMA NGA VJEN P….A LERE UNIVERSIN RENDSI KA LEKU.
Keto jane shkrime interesante po jo per kedo. Dihen disa njohuri per mikroboten, per elektronet, pozitronet, kuantet apo muonet, por jane te pamjaftushme per ti kuptuar ato. Thone se bota eshte e pafundme, pertej atyre qe shohim, planetet, yjet, pra nje gjithesi e pafund. Sic thuhet se eshte po aq e pafundme edhe mikrobota, bota e pjesezave qe sherbejne si tulla te kesaj botes se madhe. Dikur flitej per atomin, si e pandashme. Tani atomi eshte nje bote me vete. Interesante jane sjelljet e tyre per shkak te vetive te tyre te painterceptushme e rrjedhimisht te pakuptushme nga njeriun e sotem. Zbulime te tilla i japin shtytje teknologjise, e rrjedhimisht perparimit te shoqerise.
Po thuhet se matjet po tregojne nje devijim te rendit 10^(-4) nga parashikimi qe ben modeli standard i mikrogrimcave. Eshte mire qe po thuhet se nevojiten matje te metejshme. Le te presim e te shohim se qka po del prej kesaj pune.