Nga Lorenc Vangjeli
Fati është më kapriçioz se gratë e bukura. Flora Ndreca, një nga ekspertet e AlbControlit, deri një javë më parë njihej vetëm nga pak vetë. Ata e shenjonin si një grua të realizuar, nënë e një fëmije të mitur dhe të punësuar në “fole dallëndyshesh”. Por për të brenda një jave, në këmbim të njohjes publike të saj, gjithçka u rrokullis me një shpejtësi të pabesueshme, në një thellësi të frikshme dhe me zgjidhje ende larg fundit. Një zgjidhje, e cila sido që të jetë, do të pasohet nga një rifillim që nuk do të jetë më kurrë si më parë.
Me një gjykim prej penduli, gjithmonë në ekstrem, pro e kundër, bardh e zi, lart e poshtë, Ndreca dhe kolegët e saj janë të gjithë fajtorë përballë kësaj pjese të shoqërisë edhe për shkak të mundësisë që kanë që t’i lejojnë vetes një jetë luksi për kushtet e Shqipërisë. Dhe duke mos ditur në rastin më të mirë dhe duke harruar në rastin më të keq se ajo dhe kolegët e saj paguhen mirë që të mos ketë lajme tragjikë nga aeroporti. Nga ata lajme që bëjnë gjëmën duke bërë xhiron e botës. Duke mos ditur dhe duke mos pranuar se njerëzit kanë të drejta të barabarta, por nuk janë qenie të barabarta. Se dikush, qoftë dhe falë punës, mund të paguhet shumëfish në krahasim me dikë tjetër që mund të rropatet shumëfish më shumë, por paguhet shumë më pak.
Kontrollorët e Rinasi janë rasti klasik i asaj kategorie që duhet shpërblyer e ndoshta edhe duke u përkëdhelur. Kështu ndodh në të gjithë botën e qytetëruar për të njëjtin profesion, sipas parimit: paguaj shumë tani që mos paguash shumë më shtrenjtë pastaj! Kush nuk e kupton një gjë të tillë ose është i lig, ose është budalla. Dhe në rastin më ekstrem, është një budalla i lig, të cilin ligësia e budallalleps.
Padyshim që kontrollorët e Rinasit gjetën mënyrën më të gabuar për të reaguar. Ata keqkuptuan rëndësinë e posacme të profesionit të tyre, por jo pazëvendshmërinë, ata besuan tek e drejta e tyre, duke shkelur të drejtat e një shumice dërmuese shqiptarësh, mbicmuan hallin e tyre duke krijuar zinxhir të pamerituar hallesh për të tjerët. Ata zgjodhën kohën më të gabuar për të grevuar dhe sjelljen më të gabuar të mundshme në publik. I vetëdhanë fajësinë morale vetes përballë shqiptarëve që prisnin shërbimin e tyre dhe ndoshta edhe pa e kuptuar, ndërhynë dhe u bënë palë në fushatën elektorale duke sjellë si reaksion një rezultat tërësisht të kundërt nga ai që pritej.
I dhanë vetes fatin e barit në fushën ku herë dashurohen dhe herë zihen elefantët, ku marshojnë hipopotamët dhe ku arbitrojnë majmunë me ngjyra-ngjyra.
Të shkelur edhe nga vetëvetja, ata nuk mundën të shpikin dot bela fatale për ish-shefen e tyre Belinda, por për më shumë, i dhanë mundësi Edit, shefit të saj në qeveri, të demonstrojë se “Rama është lider i programuar të bëjë zgjedhjet e duhura duke mos lënë askënd ta shantazhojë apo ta detyrojë të bëjë dicka kundër vullnetit të tij”.
Duke dashur të mjelin dallëndyshet në ajër, kontrollorët e Rinasit humbën një fole vetjake që fati i mirë ju kishte rezervuar edhe në këto kohëra të liga për gjithë të tjerët. Ata tashmë do të paguajnë për gjithë atë kalvar të frikshëm dramash që ju shkaktuan bashkëqytetarëve të tyre që i lanë në ajër, pa kuptuar se tentuan të hyjnë në një lojë që as e njohin, as e kuptojnë dhe as mundin ta luajnë dot.
Kriza e kullës së kontrollit është kriza e shoqërisë shqiptare, cinike dhe egoiste, e paparashikueshme dhe e pamenaxhueshme. Shqipëria ka dhe të tjera kulla të ngjashme qe mund të krijojnë probleme nga më të paimagjinueshmet, sa kohë zjarri kujtohet vetëm kur përvëlon, shiu përmendet vetëm kur përmbyt dhe etja vetëm kur mungon uji. Shqipëria ka nevojë për “manuale” dhe qeverisjet e saj për parashikueshmëri. Sherri për seksin e ëngjwjve nuk është luks të bëhet në Zvicër, por në Tiranën e ndarë në dysh nga Lana, luks është të mos ketë program pastrimi nga marrëzitë e pafundme që prodhohen ditë mbas dite.
Vendin në kullë të tre kontrollorëve në hall me drejtësinë tashmë, i zunë turq e grekë në fillim dhe ish-kolegët e tyre më pas. Tani për ta, e vetmja shpresë që ju mbetet është lutja që drejtësia e re nuk do t’i gjykojë me standartin e kokës së turkut. Ata paguan një cmim të lartë vetjak për një leksion që duhet ta marrin përmes tyre gjithë ta tjerët. Modestia është një kostum që do të bënte më të mirë edhe vetë mendjemëdhenjtë, nëse ata do të mundnin të kuptonin se fati është më kapricioz edhe se gratë e bukura. Sepse fati shpesh jep sinjale nga qielli për lojëra që luhen ekskluzivisht në tokë. Madje ndonjëherë, edhe në nëntokën qesharake shqiptare ku edhe mizat zgjedhin ta sillen si shqiponja.
Pak me vonese Vangjel ,por sinqerisht,personalisht nuk e kisha dyshim nje mendim tendin mbi greven e kulles se Rinasit,natyrisht si ne mbrojtjen lapidare te doktorrit te korruptuar,edhe kesaj radhe, shfaqesh i armatosur me ate arsenalin e stilit tend “ha muço pi muço” dhe qe kohet e fundit te dominon mendimi qe,ligji duhet te jete i njejte per te gjithe, por ne teori,dhe jo aq per te gjithe ne pratike.Kerkesa e zbatimit te ligjit nga opinioni ne pergjithesi,ne kete rast nga kontrolloret ne fjale,zotrise sate,i duket nje “linçim” prej nje populli ziliqar.Komplimente Vangjel,per dedikimin e nje ngjyre tjeter kesaj ngjarje te rende, nga ato bardh e zi qe shef populli ziliqar.
ky nuk e harxhon talentin kot, vetem shkrime me pagese ben
O Lenco, je një çikë si punë “shkërdhate” ti, je tamam si ajo kenga që kendon Artiola Toska, që titullohet, “HËM ME VJEHRRËN, HËM ME BURRIN”.
Ti zakonisht, njihesh si shoku i dridhe Likes së Monës, nganjëherë bëhesh si dreqi vetë, nga njëherë, si puna e kesaje kënge.
Pash zotin, krijo një linjë serioziteti, që të njihet si linja VANGJELI.
Të lutem.
Lori! Gjithe ato copa m..ti qe paske ngrene ne kete anal-ize por si nuk qenke kujtuar te na thuash se vetem kusherinjt,vllezerit,motrat,dashnoret e dashnort e politikareve qenkan te afte te kryejne e te marrin rroga te larta e shumica e popullit qenkan te paafte! Shkrim i barabarte me kinezeri.
I nderuar Vangjel edhe dallandyshet e vërteta e ndërtojnë folenë për mirëqenjen e familjes së tyre. Edhe kjo Flora bashkë me kolegët e kanë zgjedhë kullën në Rinas si fole. Jo 4000€ por edhe më tepër i ,,hangshim me t’shoshë,, Por tani jemi në kohë lufte me pandeminë dhe duhet të jemi solidar. Me 3 Shtator 1990 Prof. Hajrullah Gorani me Sindikatën e Pavarur të Kosovës pat organizua grevë të përgjithshme nga ne shqiptarët. Më kujtohet se nga Serbia patën ardhë një autobus me teknikë të elektros në pritje në Hotel Pashtriku për t’i zëvendësua sertorët shqiptar të TS 110 dhe 35/10 kV. Por megjithate sertorët nuk e ndërprenë punën me urdhër të Sindikatës. Pse, sepse e kanë zgjedhë vetë atë vend të punës me rëndësi jetike për shtetin.
O qirjo Vangjelis.
Kalimera apo kalispera, si të duash.
Ti e ke emrin Lorenc.
Disa të thonë, Lenc.
Disa të thonë Loro.
Po Lori, si me qenë femër, nuk e kuptoj pse të thonë ?
Mos je një çikë si femër zotnjote ? Me Çfarë shkruan, dukesh njëçikë si shumë, më fal që po e them, si bythqirë. Më fal, por kështu del kur të lexon, jo vetëm sot.
Mundohu të bëhesh burrë serioz.
Jo të jeshë burë karagjoz.
Populli u be xheloz per doktorin qe bente korrupsion ne pronen e shtetit,,kurse per keta populli u be xheloz per arsyen se vihen ne sherbim te krimineleve qe i kane futur ne pune dhe jo sic thote ky palo analiste per xhelozi parash
O Loro! Tek ata punonjesit e kulles se ngujimit, si nuk gjen nje bir fshatari, apo puntori te thjeshte.
Por te gjithe, djali i x, apo y, nipi apo mbesa e filanit, vellai, apo motra e fistekut.
Pra kane hyre ne nje vend pellumbash, ku gjen edhe qumesht dallandyshe.
Nje vend ku nuk shtresohesh kollaj.
Sepse ndryshe do fusnin mik, per te gjetur pune per te mbjelle domate, kastraveca, apo presh.
Sipas ketyre, ne Gjermani, jane punesuar nipi apo mbesa e Merkel, e Shroder, etj.
Por atje hyn me zotesi, me konkurs, dhe askush nuk ja ben dot biografine familjare asnje punonjesi te kullave te kontrollit te trafikut ajror, ne Angli, France, apo ne dac edhe ne Serbi.
Prandaj per ata njerez askush nuk ndjen meshire dhe keqardhje. Dhe ishin ata vet, qe me veprimin e tyre, hodhen dhe mbollen faren e urrejtjes ndaj tyre.
jepini nastradina ,
qillotave tuaja fluturuese jane grrisur pas ,bythet
por ju vazhdoni fluturimin ,sepse keshtu ju ajrosen batht ?
presidentin si e ke more ? – kur do ta beje ate te shkret suicid se e vonoj shume .
I dashur analist qe perdridhesh por nuk ja ve emrin problemot, pse nuk e permend ne asnje moment rolin e hajdutit qe ndot rolin e presidentit?!! Te paska ngelur mendja si paska vepruar KM per te marre meritat e zgjidhjes se problemit?! Cdo KM me mend ne koke do i kishte dhene nje zgjidhje te tille. Dhe e fundit, koordinimi i kontrolloreve per te shfrytezuar nje boshllek te sistemit per te shantazhuar qeverine ne nje moment te tille i ben totalisht fajtore.
IK O RROT KARI, PSE VETEM PJESA E PUSHTETIT ESHTE EKSELENT? FEMIJEVE TE POPULLIT TE THJESHTE NUK I HAPNI RRUGE. BYTHQIRAAA.
Pyesni pak sa paguhen kontrolloret ne Prishtine. Do shikoni qe kta terroristet marin dyfish. Turp. Ska besim më, ky esht problemi prandaj duhet te ikin. Asap specializoni djem dhe vajza te mire, jo partiak. Hiqni dhe zevendesoni me meritrokaci gjith stafin e Albcontroll se lat nam.
Ik o bythlepiresi I Like hajdutit
Pirdh, pirdh te lirohesh Vangjeeel!
Me thene te drejten nuk pata durimin ta lexoj rresht per rresht hartimin qe ke bere ti
Lexova duke kapercyer ndonje paragraf.
Por ngjithashti uk dua te harxhoj kohe me komente per kontrolloret, kapitalizmin e Vangjelit, dhe Vangjelin vete.
Thjesht ishte shkrim leshi!
Mjafton ajo shprehja qe ai qe nuk kupton eshte i lig ose budalla ( dhe e shtjellon ligesin e atyre qe vene ne diskutim rrogen e larte te ketyre neobllokmeneve)
Kjo tregon cinizmin tend qe te ofendosh njeriun e punes qe paguhet pak,dhe te vlersosh zanatin e ketyre sikur na qenkan super heronj me uljen e 10avionave me pilot(jo pa pilit,jo armstrongun ne hene) dhe me 17 dite pune ne muaj.
Ti ose ke ndonje njeriun tend aty,ose do te fshehesh ate qe fshihet pas tyre,si ilir meta jot me kriminelin sali.
Mjafton deklaratat e tyre qe muaji prill eshte me i miri per te bllokuar vendin dhe te krijohet krize elektorale dhe iliri te fitoj revolucionin e nisur me alende e vojo kushi.
Edhe ti mer pjesen tende duke i mbrojtur profesionistet si dr zemres qe ka te drejte te rjepi fukarenjte.
Edi rama po te kishte bythe,duhet te kishte bere ate qe ka bere Regani ne kohen e tij,por ne kete rrumpall hajdutet e kriminelet stresohen nga ligji dhe populli fukara i paguan.
Ku je moj trime “kafe ” Flora , ku je moj garipe !!!!?? Si tu duk vetja se po e kap gafil Edin !!!
Si kerkon meshire se ke femije te vogel , por qe vete u tregove nje bushter e felliqur dhe e pameshirshme .
Per mua duhet te kalbesh ne burg qe te largohet “Reperi” Stresi . Ku e ke ate mburrjen kur dilje para kamerave e pastresuar per te bere shantazh dhe lojen politike te Mona – Likes , te Bishes – Berishes …….. si e SHTRESEZUAR !!!!
Felliqesire – e ndyre . Kerkove te ndryshosh jeten , dhe ja arrite qellimit !!! Mallkimi i ketij populli do te ndjeke nga pas .Bushter
Vangjo, Populli nuk eshte budalla dhe ziliqar per rrogat e majme te atyre vede pune, por ka nje te drejte qe per tu besuar ate vend pune te sigurise se vet dhe sigurise Kombetare ja u paguan ate rroge, ndryshe do paguheshin si gjithe te tjeret, we nje pagese te tillë vjetore do i duheshin te pakten 10-vjet.
Për mendimin tim, pa e menduar ndjenjrn e kryerjes se detyres, jane bëre vegel e dikujt.
Gabimi i vetem i ketyre kontrollorëve eshte ne rast se janë perdorur vertetë nga politika gje qe eshte shume pak e besueshme.
Persa i perket bllokimimit ata kishin dhe kanë te gjithe te drejten e zotit.
Ata kontrollorë jane plotesisht te qetë sepse nuk ka drejtesi ne bote sado e korruptuar dhe e politizuar qe te jetë qe ti denojë.
Ne gjithe boten behet grevë.
Ne gjithe botën bllokohen linja ajrore, trena , metro , autobuse, taksi, televizione dhe çdo menyrë tjeter trasporti dhe komunikimi.
Por ne shqiperi pushteti tall trapin sepse nuk ka sindikata.
Si nuk e ngritet zerin ju qe e mbani veten per gazetarë dhe njerëz publik per linjat ajrore ne shqiperi qe shtyejne pa asnje paralajmerim fluturimet apo i anullojne krejt ato.
Si nuk e ngritet zerin kur kontrolloret grek ne kapshtice e kakavije bllokojne hyrjen pa asnje paralajmerim.
Ne Milano para dy vjetesh u nderpre per nje jave çdo lloj trasporti duke shkarkuar nje kaos te vertetë dhe askush nuk u burgos por shteti mori pergjegjesitë e veta.
Por ne shqiperi klika komuniste perdor dy menyra me te uleta per te shuar protestat. OSE BLERJEN , OSE PRESIONIN.
Se sa do ta durojne shqiptarët kete dhune psikologjike dhe ekonomike mbetet per tu parë.
Suksese ne jetë
Ne Milano nuk kane nje kontrate si keta me albkontrollin Petrit,Milano nuk ka rendesi sa ka Rinasi per Shqiperine,bllokimi i Milanos,qofte Linate qofte Malpensa,nuk cenon sigurine kombetare,Rinasi po.Edhe ne Milano qe permend zotrote greva paralajnerohet,nuk lihet hapesira ajrore si bene ne Rinas perben shkelje te kodit penal.Ne Shqiperi eshte e ndaluar me ligj greva dhe organizimi i saj per kontrolloret e trafikut ajror,sepse eshte i nje rendesie te vecante e ka te beje me nje sherbim jetesor,e kane pranuar kontrolloret dhe kane firmosur kontraten,te tingellon si e mundur ty? Ka edhe nje alternative tjeter para se te besh figure pre kungulli Petrit,si psh,te informohesh me pare,nuk eshte shume e veshtire.
Na informo ti ma mire meqenese e ditke.
Ku cenua siguria kombetare ne nje kohe qe kur nuk funksionon kulla e drejtimit nuk mund te hyjë asnje avion ne hapsiren ajrore.
Apo e the Belinda dhe Mero.
Ndoshta per ju tingellon si è cuditshme por me keto jane shenjat e nje diktature qe po instalohet ne shqiperi.
Kryeministri shqiptar i don njerëzit pa gojë.
Qe te mos protestojne, te mos kerkojne te drejtat e tyre.
Per kete ai propozon qe biznesi te marrë punetorë nga Bangladeshi.
E ç’fare te te informoj une ty a derman? Ti akoma nuk ke kuptuar mire c’fare ndodhi,dhe pse ndodhi!!!!!!
Te protestosh eshte nje e drejte e pamohushme.Gabimi i tyre eshte sé duhet te lajmeronin me kohe organet kompetente(p.sh ne Itali prefekturen apo kuesturen)per te marre leje.E mbi te gjitha kur protesta behet ne poste strategjike si ne mjeksi,transportin si ajror dhe ate tokesorDuhet te deklarosh daten,oren,vendin ,internerarin,dhe menyren e protestes,perndryshe greva eshte e paligjshme.
Lorenc , shkrim perfekt ,
Burg per te gjithe bythqirat. Nuk jane profesioniste jabe ushtate te Like hajdutit!
Ju Tema i vendosni nje foto tjeter !
Ka tangerrllek me ate ngerdhesje !
Ta shpif.
Pas daljes nga burgu, presidenti do t’u japi nga nje dekorate prej llamarine me varak te verdhe ketyre 3 fakireve qe sakrifikuan dhe e hengren sapunin e presidentit per djathe.
Kontrollore e kulles se drejtimit per paga bejne gjithcka. Ne vitin 2000 kane bere nje greve tjeter per paga. Une kam qene ne Hungari dhe Maleve erdhi deri ne Rinas edhe u kthye perseri ne Budapest. Kemi ardhur pas dy ditesh.
Sa mire e flet gjuhen shqipe ky serb! Duhet ta kete gjuhen e mamit.
Ke qene ne rregull Lenco, deri sa u bere “pale” dhe ishte nje zhgenjim ne nje fare menyre se me cilen pale vajte. Banjoja e maces nuk ka per tu haruar kurre Lenco dhe ti vajte dhe e pe ate. Deri diku nuk te ve faj , eshte bere menyre jetese dhe mbijetese ne Shqiperi. Qe prej asaj kohe, ne shume raste kam vene re se je shume i rezervuar me shkrimet apo analizat e tua qe prej asaj kohe dhe kjo ta ka hequr ate “agresivitetin” kunder te pa drejtes qe ne Shqiperi shume prej nesh e jetojme deri ne palce akoma. Sidomos ky koalicioni i fundit pothuajse te la pa pune fare Lenco. Tani na thua se keta kontrolloret nuk e dinin se ç’fare po benin keshtu qe nuk duhen denuar rrende por vetem me nje “terheqje veshi” dhe kaq, ndersa dihet se prapa ketyre fshiheshin “kokat” e atyre qe kane sabotuar shtetin tone per vite me rradhe dhe jane bere bejleret dhe bejnte e ketij shteti pa merita por vetem me vjedhje, mashtrime, vrasje, kanosje etj etj, dhe vazhdojne e ta sabotojne kete popull akoma edhe sot . Njerin prej tyre e mbron edhe ti Lenco dhe nuk mer dot guximin tja thuash emrin dhe te thuash se si ai gaboi edhe ne kete rast duke mare me qafe dhe keta “fakiret” duke i lene tek pulle para drejtesine, sepse e di qe e ke ngjyer gishtin ne vazon e gabuar. Mbase do ishte me drejte te theshe troç se per ç’fare arsyesh qeveria goditi keta”fakiret” kur dihet se opozita kishte gisht mbas kesaj meseleje dhe qeveria ne nje akoma tjerer rast i mbrojti, por prap se prapi ti nuk guxon Lenco ta besh kete pyetje dhe meresh me, se sa shume i vrane fjalet e popullit kunder kontrolloreve be nje kohe pandemie ku qindra njerez humbin punen dhe nuk kane se me ç’fare te ushqejne familjet e tyre.
O Lolorenco! e bere bajate fare, ashtu si ja do puna negociatorit te “zgjidhjes” se kesaj krize “te rastesishme”, Like floririt qe ben kercenime hapur ne media se mendon qe ka mundesine ta kapi shtetin per gryke me kamikaze te tille!. si kontrolloret e hapsires ajrore apo Alb Kontrol.
Po e sheshove fare perdorimin politik, ligesine, poshtersine, pabesine, cenimin e Sigurise Kombetare pasi eshte edhe aeroport ushtarak edhe ne dispozicion te NATO-s dhe ua hodhe fajin cmiraxhinjve qe moren vesh pagen abuzive te tyre!.
Keta cmiraxhinj pavarsisht se paguajne, per kete sherbim jetik e shume te rendesishem, sherbyesit ne Alb Kontrol per te mos ju telendisur femijet aeroporteve, Arkemortet me kufoma etj. etj. nuk duhet ti urrejne se keta gabuan si diletante e se kjo zonja paska femije te vogel!.
Qe te mos ndodhin braktisje detyre apo greve, apo stresim te njekohshem dhe qe te mos perseritet greva e kontrolloreve te tille, si ne USA ne 1981-shin, eshte rene dakord boterisht qe ky profesion te paguhet dhe ta meritojne kete trajtim financiar e perfitime te tjera pavarsisht si jane punesuar, se nuk jane me te miret, u ndalohet te bllokojne operacionet e kontrollit ajror per cfaredo arsye.
Keta nuk jane shoqeri private ajrore ku bejne greva pilote e stjuardesa apo jo Laronco Vangjeli?.
Po ty “ta do puna” ose ta do stomaku shume çorben e prishur te sherbimit politik ndaj bandes rrugore pushtetplackitese me Lyron Saliun etj. Dhe nuk ndalesh te demostrosh shpirtin tend kriminl kur nuk i ve fare ne refene e nuk te te dhimbsen Shqiptaret qe vuajne kudo POR! jo tu shkaktohen vuajtje nga bashkekombasit sumbshitur se jane me te padrejte ne ate vend pune ku dhe mbase kane nenshkruar per kamikazllekun ne nje kohe kur tu duhen donkishoteve politike rrugore!.
Po keshtu i ngjajshem nga oreksi me ty eshte Muç(t) Nano kur stabilizimin e kontrollit te trafikut ajror e quan si fitore te Edi Rames!.
D.m.th. kopuku Nano me shije te njejte per çorbe si ty e nenkupton kete akt kriminal sikur e organizuan te dy Edi Rama me Kreret e bandes pushtetplaçkitese me qellim se kush do fitonte politikisht me shume ne fund duke mare ma qafe dhe disa “lojtare per gjynah”!!!.
Ju sejmenet e sherbimit mediatik jeni rraca me e ndyre se jeni me te keqinj se vete shkaterruesit, kapesit e shtetit dhe vrasesit e bijeve e bijave duke jua bere “ne mode” rrobat e zeza nenave Shqiptare!.